back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Ministri i Financave Rrok Gera nga Ilir Seci

Gazeta

Ministri i Financave - Rrok Gera
Ministri i Financave – Rrok Gera*

Ministri i Financave – Rrok Gera

nga Ilir Seci

Në vitin 1935, Mbreti Zog emnoi ministër financash shkodranin e nderuem Rrok Gera, i cili ka kenë proverbial për ndershmëninë e tij.
Rrok Gera kishte krye studimet universitare në Austri për financë, me rezultate të shkëlqyeme. Edhe pse e lusin me ndejtë atje si pedagog, nuk tundohet por kthehet në atdhe.
“Mbaroje shkollë bir e ktheju se duhet me ba për vend tand…” – i kish thanë i ati që e kish rritë me mund.
Mbasi caktohet ministër financash bani çka e ishte e mujtun me modernizue sistemin financiar të Shqipnisë, mision thuejse i pamujtun kur mendon se vendi nuk kishte pasë thuejse asnji traditë në atë fushë. Gjatë asaj kohë, Rrok Gera u ba i njoftun për ndershmërinë e tij proverbiale. Njaq i ndershëm ka kenë saqë kur shkonte për Shkodër çdo fundjavë, vetë udhëtonte me makinën e shtetit kurse gruan e fëmijët i sillte më taksi nga Tirana deri në Shkodër.
“Nuk asht makina e familjes kjo!” – u thoshte të afërmeve që e pyesnin të habitun pse vepronte ashtu, – “Asht për mua kjo makinë, nuk asht për familjen teme!” …Çdo herë e njajta gja kur shkonte fundjavave në Shkodër pranë të afërmve të vet. Vetëm me guxue me e krahasue me ministrat e 80 viteve ma vonë. Me e krahasue me atë ministren që përdorte helikopterët e ushtrisë së shtetit me bajtë materialet e ndërtimit të vilës në Vermosh.
Ato ditë e mbrame të mbretnisë, pak para pushtimit fashist të Shqipërisë, Mbreti Zog dërgon nji përfaqësues për më marrë rezervën e arit që ishte e taksueme per qeverine ne rast largimi nga vendi. Ministri i Financave, Rrok Gera i thotë korrierit të mbretit se: “Unë s’mund ta jap arin ashtu. Mblidhni parlamentin, dhe merrni vendim në rrugë ligjore. Bane ligjin, hidheni në votim, kalojani qeverisë për zbatim e mbasi ta miratoje këshilli i Ministrave, unë atëhere si ministër financash e zbatoj menjiherë vendimin!”
Duke e ditë natyrën e Rrok Gerës, kanë mbledhë parlamentin në minutën e fundit, kanë marrë vendimin brenda ligjeve dhe vetëm ashtu në rrugë ligjore asht dhënë ari i rezervës për qeverinë në ekzil. Mbas lufte, Rrok Gera u arrestue nga komunistët, e dënuen por me gjithë përpjekjet e tyre të shumta sigurimsat nuk i sajuan dot një akuzë për vjedhje apo shpërdorim, sepse gjithshka e kishte bërë konform ligjeve.
Ata prap e dënuan se ai sistem të dënonte edhe pa pasë asnjë faj, por mbas disa viteve burg u shpall i pafajshëm e u lirue. Kur doli nga burgu punoi si llogaritar në ndërmarrje deri sa doli ne pension.
Në vitin 1992, parlamenti i parë pluralist ka hapë hetim me shqyrtue dokumentacionin e bankës së shtetit shqiptar lidhun me dhanien e arit aq të përfolur të Mbretit Zog. Akti i dhanies ishte krye mbrenda të tanë dispozitave ligjeve dhe konform kushtetutës të asaj kohe. Dhe e tanë kjo falë këmbënguljes të nji njeriu si Rrok Gera.
Kur mendon se ku jemi sot mbas 82 vitesh…
 
(*Fotoja e z. Rrok Gera asht marrë nga Kalendari Enciklopedik i vjetës 1936.)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.