back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Midis njё mjerimi dhe luksi tё frikshёm – reflektim nga Fitim Zekthi

Gazeta

Fitim Zekthi
Fitim Zekthi

Midis njё mjerimi dhe luksi tё frikshёm

reflektim nga Fitim Zekthi

Ne jemi tё fundosur nё njё mjerim tё frikshёm!
Papunёsia i kalon 40% tek tё rinjtё, shumё e shumё familje nuk kanё mundёsi as tё ushqehen, qindra familje me fёmijё tё vegjёl e pleq janё nё çadra nё mes tё acarit, Parlamenti i blerё, i degraduar dhe i mbushur me injorantё dhe interesaxhinj tё ulёt, burgjet nё masё tё madhe tё mbushura me hallexhinj, njerёz tё dobёt tё kapur pёr hashash, ndёrtime pa leje avllish apo vjedhje biçikletash… Ndёrkohё qeveria jeton nё luks e mbushur me hajdutё tenderash dhe koncesionesh, ish komunistёt e sigurimit tё shtetit dhe ish hetuesit e prokurorёt e regjimit kriminal komunist drejtojnё gjykata, marrin nё dorё “drejtёsinё e re”, drejtojnё SPAK, drejtojnё KED, janё futur nё kupolёn e policisё dhe SHIK etj.
Shkurt, gjendje mё tё rёndё pёr liritё dhe tё drejtat e njerёzve nuk ka, gjendje mё tё rёndё tё sundimit tё ligjit nuk ka, gjendje mё tё rёndё tё rikthimit tё ish komunistёve, tё simboleve tё PPSh-sё, tё pushtimit tё zyrave dhe institucioneve nga fёmijёt apo familjaret e tyre, nuk ka. Ndёrkohё, mes kёsaj mizerjeje, mes kёsaj poshtёrsie, mes indiferencёs ndaj kёsaj gjendjeje, mes heshtjes ndaj shkatёrrimit pёrditё tё jetёve tё njerёzve tё thjeshtё sheh tё vringёllojё njё dell gati kombёtar pёr tё mbrojtur tё drejtat apo liritё e irakianёve, iranianёve, turqve, gylenistёve, pёr tё shprehur pёrkrahjen pёr vrasjen e Kasem Sulejmanit, pёr tё mbёshtetur qeverinё e presidentit Trump apo qeverinё e presidentit Erdogan, etj. Nё mos hipokrizi kjo ёshtё poshtёrsi ndaj vendit tёnd dhe ndaj popullit tёnd. Kjo do tё kishte kuptim sikur kёta t’i kёpuste dhimbja pёr fukarallёkun, sikur t’i dilnin me tenxhere nё dorё kryeministrit nё shenjё solidariteti ndaj tё uriturve, sikur kёta tё bllokonin zyrat ku hyjnё ish hetuesit dhe ish sigurimsat si Dvorani, Kraja, Seiti, Shehi, (qё po drejtojnё reformёn) etj. Por jo, kёta janё vetёm interesaxhinj tё vegjёl qё duan tё duken si demokratё dhe si “perёndimore” .
Nё thelb kjo ёshtё plotёsisht antidemokratike dhe antiperёndimore!
.
Muri i fb, Fitim Zekthi, 4 janar 2017
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.