back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mes Ambasadorëve të Paqes në kujtim të Don Antonio Sciarra-s nga Jozef Radi

Gazeta

Ne perkujtim te Don Antonio Sciarra-s, 9 dhjetor 2022
Ne perkujtim te Don Antonio Sciarra-s, 9 dhjetor 2022

Mes Ambasadorëve të Paqes

në kujtim të Don Antonio Sciarra-s

nga Jozef Radi

Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 Dhjetor 2022

Përkujtim i Don Antonio Sciarra-s, i mblodhi në këto tri ditë dhjetori Ambasadorët e Paqes, ish nxansët e tij më të devotshëm, që ia banë dhjetëvjetorin e largimit të tij nga jeta, një feste të vërtetë dashnie. sepse personazhe se ai nuk janë thjesht njerëz të besimit e të përkushtimit ndaj Fesë dhe së Mirës, por figura të paepura që nuk lodhen prej asaj çka bëjnë e nuk kënaqën prej asaj çka mbrrijnë, por shohin edhe diçka përtej në horizonetet e së nesërmes, sepse Ai mbjell ndër njerëz jo vetëm besim e durim por edhe guxim e dashuri… Bile aq shumnë dashur!
Ky ishte në pak rreshta edhe misioni thelbesor i jetës se tij kur erdhi në fillim të vitit 1992, po për 20 vjet ai i dha zonës së Lezhës dhe asaj të Blinishtit në veçanti frymën dhe fytyrën e tij…

Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022

Janë motrat ato që me sytë që u shëndrisin drite, ndjekin çdo itinerar të Rrugës që ka përshkruar don Antonio e sëbashku me Ambasadorët e Paqes, krijesa e tij, bash në kohën e plumbave të ’97, e mbajtën gjallë besimin dhe shpresën se çmenduria edhe kur rrok bashkësinë, ajo duhet të marrë fund nji çast e më parë…
97 e Antikrishtit shqiptar e gjeti Don Antoninon mes çorodisë së armatosjes… Po ai s’e humbi toruan i mblodhi rreth vetes, njashtu si klloçka zogjtë gjithë fëmijë e parrokies së Blinishtit se si ta përballnin të keqen që po kërcënonte jetët e tyre të arthmen e tyre… dhe Ai shpërndau guxim e shpresë, i ftoi fëmijët të mblidhnin gëzhojat që mund të kishin shkaktuar edhe vdekje dhe t’i sillnin aty në famulli në këmbim të ndonjë lapsi apo edhe fletoreje, po edhe të të kurajos se jeta e mposht vdekjen… dhe ashtu i kapur përdore me fëmijët nisi ideja e e madhe e Ambasadorëve të Paqes, duke qenë kështu shembull i një ulërime njerëzore, e cila nuk do të vononte e do të shfaqesh si një Kambanë e fuqishme, po edhe një shpirt solidariteti që ashtu si paundjerë përfshiu edhe institucionet shtetërore

Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022

Kështu, Ai dëshmoi sim und të jetohej përtej fjalëve e dhimbjeve, duke dëshmuar me shembullin personal madhështinë e të thjeshtëve me zemër të madhe…
Don Antonio Sciarra kishte ardhur në ditët e urisë katastrofike të 1992, dhe qe shfaqur si një shpresë e madhe për të mbushur atë shkretëtirë që kishte lenë diktatura, e cila kishte shkatërruar dhe sharruar jetët e shumë martirëve të kishës shqiptare, edhe ata modele papërkulshmërie e dashurie për “Fe e atdhe”, tashmë martirë të këtij vendi, po edhe të institucioneve fetare të shëndrruara në stalla e magazina plehu… Ai nuk kishte qarë përballë kataklizëms, po kishte përveshur mëngët, e kishte shfaqur dëshirën e patjetërsueshme të ishte njëri prej tyre, e te jetonte në Shqipëri dhe për Shqipërinë!

Moderatorja Magdalena Sallaku - Gjoni
Moderatorja Magdalena Sallaku – Gega

Ndaj edhe libri i tij i vetëm i titulluar “Të kam ëndërruar Shqipëri!” mbetet dëshmia më e plotë e këtij njeriu të rrallë, i fili në datat 8-9-10 dhjetor 2022, me rastin e dhjetëvjetorit të largimit të tij nga jeta, I kishte bërë bashkë gjithë “Ambasadorët e tij të Paqes” organizim tashmë i shtrirë në tre breza, një pjesë e tyre të martuar e të lidhur me familjet dhe jetë në tyre, por që do të ishin një frymë solidariteti njerëzor të admirueshëm, ku çdo hallkë e këtij organizimi kishte jo vetëm harmoninë dhe përsosmërinë e dashurisë e të përkushtimit po edhe atë buzqeshjen e natyrëshme që ua ndriste fytyrat të gjithë këtyre njerëzve të mirëedukuar me respekt të thelle ndaj vlerave humane, që do të ishin jo vetëm ftues po edhe miq të dashur…

Meshe e Pershpirtjes per Don Antoni Sciarra
Meshe e Pershpirtjes per Don Antoni Sciarra

Ishte kënaqësi të ndjeheshe pjesë e këtij eventi, i ftuar nga Ambasadorët e Paqes dhe vazhduesi i veprës së Don Antonio Sciarra-s, Don Alberto Galimberti, e në veçanti prej Rozana Sulit, e cila prej kohësh më dëshmon se modeli i njerëzve të përkushtuar ndaj vlerave është bazë e jetës së ndjeksave të Don Antonios, të cilët si dikur edhe këto ditë ishin bashkë, e ku ajo fryma e ngrohtë e bashkësisë duket si e skalitur në krejt fytyrat e këtij grupi që vjen gjithnji duke u zgjeruar, dhe që mbetet dhurata më e vyer që bijtë e kësaj tokë, dëshmojnë ndaj një misionari që e bëjnë të tyrin! Kjo kënaqësi bëhej shumëfishe prej dikujt që vjen nga jashtë këtyre realiteteve dhe ndeshet për së pari me këtë përvjetor të rrallë…
Për arsye shëndetsore nuk pata mundësi t’i ndjek gjithë takimet e tre ditëve, po ata me fytyra të përndritura më dëshmojnë se ishin emocionuese, ndërsa takimet e së premtes i ndoqa me përkushtim dhe pata mundësi të jem pjesë e një mbështetjeje përmes një mesazhi që përputhej me parimet e mia të jetës si trekëndëshi: Kujto -Guxo dhe Shpreso, që kishte përcjellë edhe Don Antonio…

Kujto - Guxo - SHpreso - ne sinkron me shpirtin e Don Antonios
Kujto – Guxo – Shpreso – ne sinkron me shpirtin e Don Antonios

Bashkësia kishte bërë ç’është e mundur që ky takim, ku spektakli muzikor e koreografik dhe gjuha simbolike e zgjedhur për këtë përcjellje… Fjala e hapjes nga moderatorja Madalena Sallaku, fjala e kryetarit të Bashkisë së Qytetit të Lezhës, trajtimet Jozef Radit, Adriatik Lapajt dhe Arian Gjonit, koregrafia Motër Arta Sulit, Përshëndetja e Don Albertos, dhe fjala e përfaqsuesve më të rinj “ambasadorëve” në mbasditen e së premtes, do të mbetet ndër dëshmitë më shpresëdhënëse për një brez të ri që edhe pse i kërcënuar egërsisht nga braktisja e vendit un besoj se do të arrijë të krijojë energji të reja e t’i mbrojë vlerat e veta më të mira duke u imponuar me forcën e rinisë dhe të besimit e ta luftojë sëbashku këtë tendencë shkatërruese e politikës shqiptare duke lartuar figura aq të dashura si ajo e Don Antonio Sciarra-s.
Ditën e dielë pelegrinazhi ka filluar në Gjadër, e ka kaluar nëpër gjithë kishat e misionit të Zadrimes si: Gjadër, Piraj, Baqel, Kodhel, Krajen, Blinisht ku edhe prehen në paqe të përjetshme eshtrat e Don Antonio-s.
Nuk mundem t’i mbyll këto pak rreshta përkujtimorë pa përmendur Suor Enrica Giovannini, Claudio Sciarra, nipin e Don Antonios, që kishte ardhur në ceremoni bashkë me të shoqen, një prej ambasadorve, Anila Palushaj, Rudina Suli, Daniela Nikolli, Violeta Doda, Alida Filipi, Desara Tushaj, Frederik Suli, Rozana Suli, Tonin Vlashaj, Albert Vlashaj, Kristian Krepi e mjaft të tjerë që i dhanë përkujtimit të këtj dhjetvjetori, madhështinë e së përjetshmes…
Lezhë, 10 dhjetor 2022

Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022
Don Antonio Sciarra 8-9-10 dhjetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.