back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Mërgim Korça – “Mbi kolaboracionizmin plus shkrime të tjera”

Gazeta

Mergim Korça
Mergim Korça

Mërgim Korça

“Mbi kolaboracionizmin plus shkrime të tjera”

Tiranë 2014

Mblodhi Bardhyl Selimi

Mbi Kanunin
Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, specialist i fushës së ligjshmërisë kanunore botërore: “Kanuni i Maleve Shqiptare është më i lashti kod ligjor! E përsëris më i lashti kod ligjor! Kurse për nga rigoroziteti i trajtimit ligjor, ai është pararendësi i Kodit të Justinianit që vuri themelet e së Drejtës Romake! (fq.23)

Mustafa Merlika:
Ma mirë nji Shqypni gjysë e pamvarun por me Kosovën, se sa e pamvarun por pa Kosovën!
S’bashkut me Kosovën, pamvarsia nuk vonon e s’fundit vjen! (fq.29)

23 prill 1942
Flamuri shqiptar mori formën zyrtare, pa sëpatat e Liktorit dhe pa nyjen e Savojës, u bë siç ishte para pushtimit fashist. Qeverisë italiane Mustafa Merlika, sipas Cianos, i kishte paraqitur pikësynimin e tij se “E dua Shqipërinë në kufijtë e saj natyrorë!”

Mustafa Merlika për Shqipërinë Etnike
Mustafa ka qenë bashkënënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, kjo është mbajtur e fshehtë nga komunistat. (fq.32)

Mustafa Kruja si gjuhëtar
Kurrë nuk u zu në gojë përgjatë diktaturës e vërteta historike se Mustafa Kruja ishte gjuhëtari më i shquar i kohës së vet… Gjithashtu që ai ka qenë nismëtari dhe shpëtimtari i qindra familjeve hebreje që i solli nga Kosova dhe i vendosi në Shqipëri. (f.133)

Enver Hoxha – 21 shkurt 1946
“Ne nuk e kemi drejtuar popullin tonë sa duhet drejt vëllazërimit të shëndoshë me Jugosllavinë, që është një konditë e domosdoshme për ekzistencën e vendit tonë…!”

Gusht 1946
Në Konferencën e Paqes në Paris, Enver Hoxha deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj aleates tonë, Jugosllavisë!” (një muaj pas aneksimit të Kosovës nga Serbia).

15 dhjetor 1946
Disa antarë partie duan të filozofojnë, se mos thotë populli. “Ç’bëtë me Kosovën?”
Ne do t’ua shpjegojmë, kush nuk e kupton, ne do ta luftojmë…

Mergim Korça - Mbi Kolaboracionizmin
Mergim Korça – Mbi Kolaboracionizmin

Gjuha standarde
Më 20 shkurt 1942, Xhevat Korça, ministër, i urdhëroi të gjitha shkollat e Shqipërisë, që Gjuhë Normative Shqipe, që nga ajo ditë e pas do të ishte e folmja e qytetit të Elbasanit dhe tekstet zyrtare bazë të mësimit të Gjuhës Shqipe, do të ishin tekstet e Sintaksës dhe Gjuhës Shqipe të At Justin Rrotës.(f.36)

Enver Hoxha kolaboracionist:
Më 15 dhjetor 1947, në prani të Sava Zllatiçit, Enver Hoxha tha: “Tani që e likuiduam këtë pengesë (Nako Spirun) duhet të fitojmë kohën e humbur, e të bëjmë sa më shpejt bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri etj), se Shqipëria nuk mund të qendrojë si shtet i pavarur dhe, aq më pak, të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…(f.38)

Dallimet e kolaboracionizmit
Në kushtet e pranisë së këmbës së ushtarit të huaj në tokën tonë, kolaboracioni (i nacionalistëve shqiptarë) përgjithsisht ka qenë në të mirë të Shqipërisë.
Kurse kolaboracioni komunist, fillimisht me Jugosllavinë, në vazhdim më Bashkimin Sovjetik, e së fundi më Kinën, pa qenë Shqipëria e shkelur nga këmba e ushtarit të huaj, ka qenë kolaboracion me nënshtrim total të interesave shqiptare ndaj të huajve dhe fatkeqësisht me përfitim interesash egoiste thjesht personale të Enver Hoxhës… (f.51)

Konferenca e Londrës
Nga vendimet e Konferencës së Londrës iu morën shqiptarëve 20 mijë km2 (Kosovë, Maqedoni). Në Çamëri u morën 10 mijë km2, masakruan, u dëbuan 400 mijë shqiptarë nga 550 mijë gjithsej për hir të 80 mijë grekëve. (f.53)

Genocidi ndaj çamëve
Ka një sërë studiuesish grekë si psh zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, që krimet e pashembullta të shpopullimin e territoreve çame i kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrenjëve.
Mbështetur në dokumente historike autorësie të P. Aravantinos të shek. XIX, raporti i popullsisë së Çamërisë paraqitej: 97.3 % shqiptarë dhe 2.7 % grekë. (f.81)

Faik Konica për grekët
Ne shqiptarët kemi frikë vetëm nga grekët, meqenëse ata kanë një armë të hatshme, shumë të fortë, dinakërinë. (f.83)

Zef Mala dhe Llazar Fundo për komunizmin
Zbatimi në praktikë i ëndrrës iluzore të Karl Marksit përfundoi në praktikë në një kasaphane madhore me të cilën u kurorëzua një makth marramendës i kuq!
Llazar Fundo: Komunizmi që ne idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligësitë. (f.91)

Dosjet e Sigurimit
Gjeneral Halim Xhelo, ish zëvendës ministër i brendëshëm thoshte se në vitin 1960, kur Shqipëria ishte e populluar nga 1.6 milionë banorë, kishte 400 mijë dosje aktive për qytetarët nga Sigurimit i Shtetit! (f.94)

Baba Rexhepi
Baba Rexhepi

Baba Rexhepi
I ndershëm është ai që i ndryshon mendimet e tij për t’i njësuar me të vërtetat. i pandershëm është ai që i ndryshon të vërtetat për t’i njësuar ato me mendimet e tij! (f.96)

Enver Hoxha për luftën civile – udhëzim Koçi Xoxes më 5 tetor 1943
Ballin duhet ta likuidojmë pa mëshirë në çdo anë qoftë. Çetat e atjeshme të Ballit të likuidohen pa u grumbulluar dhe pa e marrë veten. Sa për bashkëpunimin më Fazlli Frashërin, mos u gënjeni, i bini pra edhe Fazlliut edhe atij që e ka bërë Fazlliun. (f.121)

Manush Myftiu për luftën civile – nëntor 1944
Për Muharrem Bajraktarin, kur kemi dëgjuar se ky kishte filluar të luftonte gjermanët, ne u dëshpëruam, se ky element i pademaskuar dhe i pakompromentuar do të fitonte influencë dhe do të tërhiqte turmat me vete… Ky qendrim i rrezikshëm na e forcoi bindjen për ta zhdukur. Zhdukja e tij ishte e domosdoshme. Ne menduam për mënyrën si ta zhduknim… Populli e pa se ne e goditëm Muharrem Bajraktarin prapa krahëve, kur ai kish ardhur të na jepte dorën… (f.129)

Fati i Iljaz Agushit
Këshilltarët (në fakt drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare) Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi nuk e shihnin dot Iljaz Agushin, këtë patriot të përkushtuar kosovar pjesëtar i qeverisë së Tiranës… Duke shkelur parimin e mirënjohjes dhe besës tradicionale shqiptare, e nxitën Bujar Hoxhën, birin e patriotit kosovar dhe mikut të Iljaz Agushit, Hoxha Kadrisë, ta shkelë me këmbë mirënjohjen ndaj atij që e nxori nga burgu dhe e mori sekretar personal të tijin, pikërisht për ta ruajtur edhe më tej edhe i udhëhoqi dy atentatorët komunistë që hynë dhe e vranë Agushin brenda apartamentit të tij. (f.159)

Kolaboracionisti Stalin
Si kolaboracinizëm e kompromis politik i parë, njihet kolaboracioni i bërë në verën e vitit 1939, ndërmjet Hitlerit dhe Stalinit. Të dy ishin të interesuar të fitonin kohë. Me që Gjermania i diktonte kushtet, monedha e shkëmbimit ishte dorëzimi Gjermanisë i dhjetëra mijërave komunistëve gjermanë dhe austriakë që strehoheshin në B.S… Stalini e shkarkoi ministrin e jashtëm hebre të tij, Litvinovin dhe emëroi Molotovin, që nënshkroi me Ribentropin Paktin e Mossulmimit. (f.160)

Masakra e Tivarit
Z. Islam Kadesha ka pohuar në gazetën “Liria” më 1993: Më 11 prill 1945 kur unë punoja shifrant i K.,Q. të P.K.SH. erdhi një shifër nga komisari i divizionit të UNÇ, Ramiz Alia, i cili njoftonte tekstualisht: Sot herët në mëngjes një turmë e madhe prej disa mijëra shqiptarësh të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave në një luginë, i pushkatuam dhe i likuiduam të gjithë.
Enver Hoxha me detyroi të mbyllja gojën se, për ndryshe, më fluturonte koka (f.162)

Enver Hoxha si kolaboracionist
Enver Hoxha më 5 janar 1948: Çështja e Partisë zgjidhet kur të gjitha çështjet shtrohen në baza federative, dmth Sekretari i Përgjithshëm nuk jam unë, por mareshalli Tito. Ne jemi parti si partitë e republikave të tjera, me sekretarët e saj, me vijën e njëjtë me të tjerat! (f.191)

Çështja e Petenit
Parlamenti francez e miratoi zgjedhjen e mareshallit Peten më 10 korrik 1940 me 468 vota pro, 80 kundra dhe 10 abstenime, pa trysni politike. (f.196)

Gjon Markagjoni i ri
Gjon Markagjoni i ri, e nisi internimin 6 vjeç dhe e përfundoi 52 vjeçar, vetëm pse ishte pinjoll i një familje antikomuniste (f.207)

Kryengritjet antikomuniste
Thuajse asnjeri jashtë Shqipërisë, e gati askush nga brezat e rinj, nuk e dinë se ka patur një lëvizje kryengritëse kundër qeverisë dhe kundër komunizmit në Shqipëri, që nga viti 1944 e deri në vitin 1953!
…Eshtë shkruar si simbol i rezistencës së popullit hungarez revolucioni hungarez i vitit 1956. Hallall u qoftë studentëve të Budapestit që dolën në demonstratë kundër qeverisë. Kur kjo e fundit i shtypi me egërsi, ata rrëmbyen armët e kryengritja u shtri edhe në qytetet e tjera kundër diktaturës së Matias Rakoshit. Por lëvizja nisi me 23 tetor dhe u shtyp me 11 nëntor 1956!…Mark Gjomarkaj dhe Llesh Gjomarkaj, e në vazhdim Alush Lleshanaku me gjithë Hamit Matjani
Po ajo lëvizje e armatosur dhe e organizuar dhjetëvjeçare në Shqipëri pse kalohet në heshtje? n e qindra e qindra heronj të rënë për përmbysjen e atij pushteti (pusht-shteti) gjakatar komunist dhe mijërat e familjarëve të tyre të kalbur e të vdekur në kampe përqendrimi gjatë diktaturës komuniste për 47 vite me radhë, pse kalohen në heshtje?! (f.215)

Alfabeti i shqipes
Kongresi i Manastirit, sipas historianëve komunistë, nuk kishte as nismëtarë kryesorë dhe as drejtues të tij, as i zihej me gojë emri Mit’hat Frashërit e as i Patër Gjergj Fishtës. Ndërsa fotoja e bërë nga Marubi, i ka pavdekësuar në lastër pjesëtarët e Komisionit të atij Kongresi. (f.218)

Vjetërsia e gjuhës shqipe
Frati dominikan Brocardus i raporton mbretit të Francës Philippe De Valois më 1732 se shqiptarët e Veriut kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e Latinëve, ata përdorin shkronjat latine në librat e tyre, pra gjuha jonë është më e herëshme se “Meshari” i Gjon Buzukut. (f.223)

Kisha greke kundër shqipes
Më 20 shtator 1892 peshkopi i Kosturit i mallkoi shkronjat shqipe! (f.224)

ABC dhe pavarësia
Përfundimi me sukses i punimeve të Kongresit të Manastirit mund të quhet me plot gojë se ishte guri themeltar që hapte rrugën drejt krijimit të shtetit shqiptar. (f.245)

Zhgënjimi i ish komunistëve të parë
Zef Mala: Mua m’u desh pikërisht mbyllja në burgun famëkeq të Burrelit që të kuptoja sa i gabuar kam qenë në gjykimin e Xhevat Korçës, Qazim Koculit dhe tërë asaj pjejade atdhetarësh të përkushtuar që asgjë nuk venin mbi interest kombëtare.
Nga ana tjetër, qendrimi i Xhevat Korçës karshi meje, një qendrim i mirësjellur, por i ftohtë, që kurrë nuk ma përplasi në fytyrë faktin sa i kënaqur ndihej që unë, hymnizuesi i sistemit komunist të organizimit të shoqërisë njerëzore, kisha përfunduar s’bashku me të, armikun e organizimit të sistemit të kuq, në të njëjtin burg komunist, ma ka shtuar respektin për atë atdhetar intelektual fhr fisnik. Atëhere e pata kuptuar edhe se, kur i thonin kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashërit, se komunistët po i vrisnin brenda shtëpive të tyre nacionalistët e këta duhet të reagonin, ai përgjigjej: të na vrasin, fundja djemtë tanë po na vrasin… Aksionet e tyre kurrësesi nuk duhet të na bejnë të humbasim drejtpeshimin e të na çojnë në një luftë civile. (f.247)

Tradhëtia e Enver Hoxhës
Nga Zef Mala pata dëgjuar që, veç Qemal Stafës, edhe Vasil Shanto, Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Jordan Misja, Mustafa Gjinishi etj etj janë vrarë me urdhëra të dhënë nga Enver Hoxha..
Vetë unë mbaj mend se, një ditë me 5 maj 1942, erdhi në shtëpinë tonë Mustafa Kruja dhe ende pa e hequr pardesynë nga trupi, i tha tim eti: sot është vra një prej udhëheqësve kryesorë komunistë. Është Qemal Stafa. Si e diktuan? Mustafa u përgjigj: Da una soffiata del loro kapo (i kallxuar nga shefi i tyre). (f.262)

Dëbimet e shqiptarëve
Nga viti 1875-1912 u dëbuan nga trojet e tyre 350 mijë shqiptarë
Nga 1912-1914 u dëbuan 120 mijë shqiptarë të tjerë
Nga 1918-1941 u dëbuan 240 mijë shqiptarë
Vetëm gjatë 1945 u vranë dhe u masakruan 42165 shqiptarë(f.265)

Vlerësime për Visar Zhitin
Sebastiano Grasso: Visar Zhiti është poet gladiator në luftë me Tiranën, muzikant, Kalorës i Varrit të Shenjtë, artist, ushtar, zemër parandijuese, poeti Engjëll dhe padyshim absolutisht ndër poetët më të mëdhenj europianë. (f.282)

Dy disidentë
Aleksandër Solzhenicini ishte dënuar sipas nenit 58 të Kodit Penal sovjetik ndërsa Visar Zhiti ishte dënuar sipas nenin 55 të Kodit Penal shqiptar, me internim me punë të detyruar i pari në minierën e Ekibastuzit, ndërsa Visari me burg me punë të detyruar në Spaç dhe Qafë Bari. I pari shkroi Arqipelagu Gulag i dyti Ferri i Çarë. (f.292)

Për gjuhën standarte shqipe
Mehmet Elezi: Gjuhës shqipe nuk i janë shtrëmbëruar dej, por i janë këputur gjymtyrë!
Në Fjalorin e Mehmet Elezit ka:
-41 000 fjalë që nuk gjenden në Fjalorin e 1980, me shtjellime etimologjike
-54 000 kuptime
-5300 shprehje frazeologjike.
Janë shfrytëzuar si burim veprat e 40 autorëve që nga Fishta, Pashku, Kadare, Kanuni i Lekës, Visaret e Kombit etj.
Ka 5000 fjalë të urta, 1000 gjëza, doke urime, mallkime, paragjykime, bestytni, yshtje, lojë fjalësh etj. (f.295)

Mehmet Elezi bën thirrje: të qëmtohen, gjurmohen, grumbullohen e të radhiten në leksikun shqip gjithë fjalët e lëna nga standardi për t’i përfshirë harresa, sepse fondi i përdorur nga klerikët intelektualë ose laikët kundërkomunistë, ky fond përdoret nga afër ¾ e popullit etnik shqiptar. Gjithashtu t’u mbyllen dyert vërshimeve nga gjuhët e huaja që po përmbytin lajmet, politikën dhe botimet tona… (f.307)

At Gjergj Fishta (1871-1940)
At Gjergj Fishta (1871-1940)

Patriotizmi i Fishtës
Më 1913, në shenjë revolte kundër Fuqive Ndërkombëtare, që e mbanin të pushtuar Shkodrën, patër Gjergji do të nginte flamurin shqiptar në kishën e Gjuhadolit. Në shenjë vëllazërimi dhe solidariteti me myslimanët, ai do të lidhte një banderolë dritash midis këmbanores së Kishës Françeskane dhe minares së Xhamisë në Fushë Çelës. Atëhere ndërkombëatrët dërguan kërcënime frikësuese me topa duke urdhëruar uljen e flamurit por frati trim me ironinë e tij të guximshme tha: Flamuri ynë e ka për nder të gjuhet prej topash të huaj. (f.313)

Fishta për shqipen
Porsi kanga e zogut t’verës
Qi vallzon n’blerim të prillit
Porsi i ambli fllad i erës
Qi lmon gjit e drandofillit
Porsi vala e bregut t’detit
Porsi gjama e rrfes shigjetare
Porsi ushtima e njaj tërmetit
Njashtu a gjuha e jonë shqyptare (f.316)

Mohimi i komandantit të Vlorës
Ndonëse Qazim Koculi kishte qenë komandanti i forcave vullnetare të Vlorës më 1920, vetëm se hyri në qeverinë e Mustafa Krujës, u la në harresë nga komunistët Në vend të tij vunë Selam Musain. (f.321)

Safet Butka për komunistët:
T’i vrasësh, janë shqiptarë, por t’i lesh të lirë, e vrasin Shqipërinë! Ata do të sjellin diktaturën dhe krimin. Do të marrin pronat e do sjellin varfërimin. Do t’i përçajnë njerëzit e do të sjellin vëllavrasjen. Do të sjellin shenjat ruse në flamurin tonë, drapërin me çekan dhe yllin e kuq.
Kjo e shtyri Safet Butkën në Melçan të Korçës më 19 shtator 1943 me iu shmangë vëllavrasjes… Vrau veten!

Prek Cali
Në Rrapsh të Hotit Prekë Cali i lidhur replikon ndaj Mehmet Shehut.
-E more Prenk Cali, të pat ardhë dita ta mbyllje historinë tande me shkronja ari po të ishe bërë me ne! Pse bërë kështu?
-Zotni, faji bie mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbinë… – iu përgjigj burrnisht Prekë Cali.
Ky qendrim shkaktoi raprezalje të madhe, vetëm në Kelmend u vranë menjëherë 44 burra malësorë, u dogjën 34 shtëpi..
Dedë Gjon Bajraktarin e sollën të plagosur te e jëma që ja mjekonte plagët. E diktuan komunistët, e rrethuan shtëpinë, e nxorrën zhag të jëmën, i vunë zjarrin shtëpisë ku u djeg i gjallë edhe vetë Deda.
A ka kob më të madh se sa ai i pinjojve të kullës së Rapukajve në Vukël? E pat djegë së pari turku e mandej shkjau që vranë, njëra palë Pjetrin dhe tjetra Lulin. Po u desh edhe brigada e Mehmet Shehut që ta digjte për herë të tretë me 10 shkurt 1945, e ta vrasë Nduen, Lucin, Zefin dhe më të voglin, Rrokun!

Vlerësime pë Fishtën
Eqrem Çabej: Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës..
Kostaq Cipo: Fishta është patriarku i letrave shqipe…
Sejfulla Malëshova: mëndjes së fuqishme të Fishtës, Shqipëria duhet t’ia dijë poezitë më të mira epike, lirike, dramatike.
Petro Marko: Fishta është elefant i mbuluar nga pluhuri gjatë dekadave të regjimit komunist.
Lasgush Poradeci: Fishta është një shkëmb i shpirtit shqiptar – vigan i kombit.(f.341)

Churchilli për komunizmin
Kapitalizmi është shpërndarje e padrejtë e pasurisë. Komunizmi është shpërndarje e drejtë e varfërisë. f.426

18 qershor 2015
http://www.kosovalindore.com/2015/06/19

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.