Lazër Radi: Memoriali I – Prizreni (Dorëshkrim)
“Në mjegullnajë t’kujtimeve”
Memoriali i Dr. Lazër Radit, përbahet nga tre libra mjaft të randsishëm, të cilët ende s’kanë mbrritë me e pa dritën e botimit! Libri i I i Memorialit titullohet “Në mjegullnajë t’Kujtimeve”, dhe në flitet për trembdhejtë vitet që autori kaloi në qytetit e tij të lindjes në Prizren… dhe që mbetet nji nga dëshmitë ma të papërsëritshme ta raportit të njeriut me qytetit e vet të lindjes…
Fragment nga libri…
“Prizreni, asht qyteti im i lindjes.
Ai asht qyteti ma i mrekullueshëm i kësaj bote, thjesht pse asht qyteti i fëminisë sime, qyteti i andrrave të mia ma të para dhe i dëshirave të mia mbetun pezull n’ajri.
Prizreni kishte historitë dhe legjendat e veta që rrjedhin pa prà ndër kohna ashtu si ujnat e Bistricës, po që mue më ka pëlque gjithnji ta thërras Lumbardhë.
Edhe ky rrëfim për qytetin tim dhe për vete, tashma asht pjesë e kësaj legjende…
Si çdo qytet i lashtë i kësaj bote edhe Prizreni ka nji ditë lindjeje për të cilën askush s’e ka përcatue dot saktë, ka historitë, traditat dhe zakonet e veta, ka karakteristikat dhe të veçantat herë të ngjashme me qytete të tjera të kësaj bote, por ma shumë të pangjashme me askend tjetër…”
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.