Më ndje o Zot! – Lutjet e një qeni të lashtë

Lutja e qenit

Lutja e qenit

Më ndje o Zot!

Lutjet e një qeni të lashtë

Më ndje o Zot…
Po të drejtohem ty…
se i lodhur jam nga kjo jetë,
dhe përgjërohem veç për një përkedhelje tënden.
Njeriu ka harruar ta dëgjojë zemrën
dhe ta njohë dashurinë.
Më fal o Zot…
nëse edhe tani që lutem nuk arrij as ta shoh qiellin…
Tashmë jam shumë i lodhur dhe aq plak sa edhe gjymtyrët
më janë shtrembëruar nga peshë e viteve.
Më fal o Zot…
pse gjithmonë kam dashuruar…
pse kurrë s’kam tradhëtuar…
pse gjithnji kam qenë i bindur..
Më ndje o Zot…
pse ditë me radhë jam endur rrugëve…
duke shpresuar që ndonjë prej engjujve të tu
do të vraponte drejt meje për të më sjellë tek ti.
edhe pse s’di të përulem e të nderoj ashtu si Ti e meriton…
jam i sigurt në besimin tënd.
Shumë kohë më parë… kur duart e tua
ma preknin kokën, dhe krahët e tu
ma përkedhelnin shpirtin…
duke me parë drejt e në sy, më thoshe:
“Shko biri im… o shok besnik,
mbushe tokën me dashurinë tënde…
shko dhe qëndroji përkrah njeriut
sepse ai do të jetë mirënjohës
për përkushtimin dhe besnikërinë tënde.
Shko o krijesa ime e ëmbël,
dhe shoqëroje njeriun në udhëtimin e tij mbi tokë…
dhe sa here të rrëzohet, apo të përplaset me hapat e tij,
ti mos e braktis…
por ec krah tij, sepse ai duhet të ndjehet i sigurt që në krah ka një mik të vërtetë…

Bashkëpronarë të... akullores

Bashkëpronarë të… akullores

Kanë kaluar mijra vite, qysh nga ajo ditë kur Ti më dhurove jetën…
dhe unë e shoqërova njeriun në rrugën që ai përshkoi,
i kam qëndruar afër dhe kur gjunjët po e linin
e kam duruar të ftohtin, urinë, e s’kam hequr dorë
qoftë edhe nji çast të vetëm
nga dashuria për të, e të qenit besnik ndaj tij.
Më ndje o Zot…
pse jam shqetësuar më shumë ta doja se sa të ndjehesha i dashur,
po njeriu… të cilin ti ma besove nuk më ka ndihmuar kur unë nuk mund të ecja,
as më ka ushqyer kur pata uri
dhe as ma ka mbuluar lëkurën kur jashtë ngrija së ftohti.
Të më falësh o Zot,
pse sot dua të kthehem tek Ti.
Jam i bindur, se atje lart do jem më së fundi i lumtur…
pse duart e tua do të ma përkedhelin sërish kokën…
pse krahët e tu do ma ngrohin zemrën.
Ndjesë të kërkoj o Zot…
nëse s’ka vend për mua në zemrën e njeriut.
nëse atë që ti ma besove nuk më kuptoi,
Në fund të fundit unë jam veç një qen
i zbritur në tokë për të dhuruar besnikëri e dashuri
po atë dashuri që ka e shoqëruar jetën e njeriut…
duke e shlyer përgjithnji dashurinë time…
Përktheu nga italishtja – Izota Haruni
Tekst i marrë nga – Giovana Urciuli

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook