Me Mirash Ivanajn – Reformatorin e madh të shkollës shqipe nga Beqir Sinani

Mirash Ivanaj (1891-1953)

Mirash Ivanaj (1891-1953)

Këto janë shёnime tё z. Beqir Sinani,
gjatё kohёs kur ka qёnё shef i Arsimit Fillor
nё kabinetin e Dr. Mirash Ivanajt – Ministёr i Arsimit.
Lazёr Radi (arkivi i familjes)
 
Zotit Lazër Radi,
Lexova me interes librin tuaj “Misteret e një Ministri”, në kopjen që ju autori patët mirësinë të më dhuronit.
Kini përgatitur një vepër të rëndësishme për njohjen e një personaliteti të shquar të arsimit kombëtar dhe të patriotizmit shqiptar, mbi të cilin shfryu egërsisht regjimi komunist enverian
Jam plotësisht në një mëndje me karakterizimet që i bëni ju dhe bashkëvuajtësi i Profesor Ivanajt, Ibrahim Hasnaj.
Edhe unë kam shkruar një defter të tërë me “Kujtimet e mia”, për periudhën kur kam bashkëpunuar me Ministrin e Arsimit, z. Mirash Ivanaj.
Unë po jua dërgoj me z. Hazir Shala, që të konsultoheni me të dhe besoj se do të gjeni konfirmim me shembëlla të cilësive të larta të këtij Njeriu të Madh, si të themi “unikal” në vetitë e veta, e ndër përfaqësuesit e shquar të kombit shqiptar…
Me nderime Sinan Hoxha (Beqir Sinani)
19 nëntor 1994
.
Letra e Beqir Sinanit drejtuar Lazër Radit

Letra e Beqir Sinanit drejtuar Lazër Radit

Kush është Beqir (Sinan Mehmet) Hoxha (1900-1996)

Mësues, drejtor drejtorie, reformator në fushën e arsimit shqiptar.
Lindi në Tragjas më 20 tetor 1900. Shkollën fillore e kreu në Tragjas. Shkon me bursë në San Demetrio Korona në Itali, ku shkëlqen në mësime dhe edukatë. Përfundon studimet universitare për filozofi në Romë, Itali në vitin 1924. Ishte anëtar i shoqërisë “Bashkimi”, me mësuesin e parë Avni Rustemi. Emrohet mësues në Tragjas. Në vitin 1926 – mësues në shkollën Tregtare Vlorë. Punon në shkollën e mesme shtetërore në Shkodër dhe inspektor i Ministrisë në zonën e Beratit (1928-1929). Drejtor i shkollës normale në Gjirokastër (1930-1933). Më pas punon në Ministrinë e Arsimit, drejtor i Drejtorisë Arsimore të shkollave fillore, ku dhe kryen një reformë të thellë arsimore. Kryen detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit (1937-1939). Njohës i gjuhës italiane, frënge, latinisht, angleze dhe greke. Burgosur gjatë pushtmit fashist. Mbeti patriot deri në fund të jetës. Ka punuar mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën e mesme teknike në Tiranë. Ka punuar për historikun e Tragjasit. Ka botuar artikuj, libra biografikë etj.
Vdiq në Tiranë në vitin 1996.
 .
Në qendër Mirash Ivanaj e Kolonel Aqif Përmeti (arkivi Ivanaj)

Në qendër Mirash Ivanaj e Kolonel Aqif Përmeti (arkivi Ivanaj)

Kapitulli i parë i Librit – Me Mirash Ivanajn –

Reformatorin e madh të shkollës shqipe

Beqir Sinani (Sinan Hoxha)

Transferimi nё Ministri

Periudha e parё e punё sime nё Ministri tё Arsimit (nёntor 1933 – nёntor 1935) me ministёr Mirash Ivanaj
Me mbylljen e Normales Femёrore tё Korçёs, u krijua atje, njё shkollё qytetse dhe drejtori i saj u emёrua ish drejtori i Normales, Sali Caushi, tё cilit fillova t’i dorёzoj administratёn e shkollёs. Unё prisja se ku do tё caktohesha. Flitej se do mё merrnin nё Ministri, por ministri s’mё kishte thёnё gjё vetë. Njerёzit e bёnin atё supozim, mbasi Ivanaj kishte treguar njё farё prirje nё kёtё drejtim. Kёshtu ai mё kishte caktuar – dhe kjo dukej njё preferencё nё Komisionin e veçantё (qё filloi punё mё 19 gusht 1933) i pёrbёrё prej katёr vetёsh dhe i kryesuar prej ministrit, me qёllim qё tё bёnim klasifikimin e nxёnёsve tё shkollёs Teknike, sipas sistemit europian duke caktuar secilin nxёnёs nё klasёn qё i pёrkiste. Nё fakt ish drejtori Fultzi kishte zbatuar metoda amerikane nё Shkollёn Teknike nё organizimin e mёsimeve qё i ndante nxёnёsit jo nё klasa, por nё bazё tё pёrparimit pёr çdo lёndё tё marrё mё vete. Kёshtu, p.sh., nxёnёsi nё njё kohё mund tё ishte nё njё lёndё mё pёrpara, ndёrsa nё tё njёjtёn kohё nё njё tjetёr lëndë tё ishte mё prapa. Dhe nё fund tё kursit tё mёsimeve arrinte me lёndë tё kryera e me lёndё qё duheshin kryer.
Ishte sistem i komplikuar dhe i vёshtirё nё tё zgjidhur. Megjithёse kishim bashkёpunuar disa ditë, s’mё kishte thёnё, siç edhe e pёrmenda, asgjё pёr destinacionin tim…
Kuadrot deri diku tё larta emёroheshin me dekret mbretёror. Dhe nxjerrja e njё grupi kuadrosh – ku isha pёrfshirё dhe unё – u vonua, dhe mendoj, pikёrisht nga shkaku im, pse Oborri, siç mora vesh mё vonë bёri hetime tё gjata, me anёn e Inspektorit tё vet Harilla Theodhorit, pёr tё kaluarёn time si anёtar i shoqёrisё revolucionare “Bashkimi”.
Nё fillim tё nёntorit, me daljen e dekretit, u emёrova si shef i Seksionit “A” tё arsimit tё shkollave (sipas organizimit tё asaj kohe, kishte edhe seksion “B” pёr Bursat, etj.) duke zёnё vendin e Luigj Shalёs qё u transferua nё Institutin Femёror tё Tiranёs.
Misteret e një Ministri

Misteret e një Ministri

Arsyet qё e shtynё Ministrin e Arsimit Mirash Ivanaj tё mё zgjidhte mua pёr kёtё post, sipas mendjes sime, mund tё ishin kёto:

-Pikёsёpari se isha me mendime laike, siç mё kishte njohur nё Shkodёr – dhe kisha njё përgatitje pak a shumё teorike nё kёtё drejtim.
-Se kisha njё praktikё tetё vjeçare mёsimore administrative tё mirё nё arsim: si mёsues i thjeshtё, si profesor, si inspektor dhe drejtor i shkollës Normale.
-Ndofta ia donte puna tё kishte njё bashkёpunёtor muhamedan nё Ministri (kёto mentalitete nuk ishin zhdukur plotёsisht atёherё).
-Ai e njihte pak jugun, historinё e lёvizjes kombёtare nё kёtё pjesё tё Shqipёrisё. Kёshtuqë me mua plotёsonte njё boshllёk mjaft tё theksuar nё njohjen e gjithё vendit.*
-Mundet, pse kishte bindjen se unё isha punёtor, i drejtё nё punё siç mё kishte njohur edhe vetё, o ndofta se Ministria kishte kishte dhe ajo njё mendim tё mirё pёr mua, duke mё ngarkuar detyra pak a shumё të rёndёsishme nё arsim.
Unё, tё them tё drejtёn, si i ri qё isha. Kisha dёshirё tё punoja pёr shkollёn tonё, tё jepja sa tё mundja nga eksperienca, nga pregatitja ime kulturore dhe emërimin e prita me mjaft kёnaqёsi.
Isha i kёnaqur edhe sepse do tё punoja shumё afёr me Aleksandër Xhuvanin, pёr tё cilin kisha njё admirim e nderim tё veçantё. Dhe kёshtu ndodhi.
Ta kishte qejfi tё punoje me kёtё personalitet tё shquar tё shkollёs sonё. Fitoje inkurajim, forcё, ndriçim nga fjala komunikuese e tij. Por ky bashkёpunim kaq i afёrt, nuk vazhdoi gjatё.
 .
Kopertina "Mirash Ivanaj" Ministri i Hekurt - nga Lazer Radi

Kopertina “Mirash Ivanaj” Ministri i Hekurt – nga Lazer Radi

*Nga pesё toskё qё qemё nё Gjimnazin e Shkodrёs, mё ngriti nё post me rёndёsi vetёm mua (edhe pse isha kundёr tij).

 
Nё kёtё kapitull (rreth punёs sime nё Ministri tё Arsimit nё vitet 1934-1935) nuk ёshtё shkruar shprehimisht pёr shtetёzimin se ёshtё marrё si ngjarje e kapёrcyer. Ashtu ka ndodhur edhe nё kapitullin tjetёr pёrmbi punёn time nё periudhёn e dytё tё punёs sime nё Ministri. Por shtetёzimi e pasojat e tij do tё zihen ngojё vazhdimisht.
1992

 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook