back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Me batutat dhe humorin e së përditshmes… së Agim Xhafkës

Gazeta

Agim Xhafka
Agim Xhafka

Me batutat dhe humorin e së përditshmes…

së  Agim Xhafkës

Me humorin dhe shpirtin e batutës së Agim Xhafkës, janë të rralla ditët që shpëtojnë pa u ndalur dhe e pa marrë dozën e plotë… Nji humor fin, pa stërzgjatje dhe banalitete; nji batutë e hidhët… po edhe qytetare e intelektuale… politika dhe personazhet e saj të karikaturuara këndshëm me fjalë janë target pothuaj i përditshëm i Agimit, pa lenë mbas dore edhe personazhin e tij, aq babaxhan, nji alterego e tija e mbetur në atdhe, Lekoja – që i jep dritë dhe shpirt humorit që hidhet e pritet në dy anët e globit… prej këtij korçaro-dukatas-tironso-amerikani!
Dikur e ndjeva se kjo kënaqsi e imja, pothuaj e përditshme, duhej të ishte edhe ca më e gjerë… dhe për këtë m’u desh t’i kërkoja leje Agimit, (Lekos, jo) i cili pa hezitimin më të vogël ma pranoi me kënaqsi kët kërkesë timen…
E na qoftë për hajër… ç’të them tjetër!
jozef radi 1 shkurt, 2015

***
-Alo! Leko, o Leko kanë arrestuar Bertin!
-Mos ja fut kot grua. Bertin e kam në makinë. Eshtë me mua. Budallallëqe flet.
-Po televizori po e jep. Me gërma të mëdha.
-Hahaha! Shiko dhe për mua atëhere. Po më nxorrën ma bëj një zile. Ok?

***
Leko mblodhi banorët e pallatit dhe u tha:
-Ju e dini që para ca ditësh më vodhën shtëpinë. Shkova menjëherë në komisariat. Por e dini ç’më gjeti?
-Jo! Na e thuaj.
-Më marrin papushim në celular policët e më pyesin: “Hë Leko, e gjete hajdutin, mo?”

***
Leko ndenji deri në agim për votimet në Greqi. Pasi u vulos që fituan komunistët radikalë u shpreh:
-Kanë fat. Më mirë të kuqtë se mafiozët si tek ne. Pilo Peristeri e Lenka Çuko nuk ia kishin haberin punëve, por Vilajeti&CO edhe nuk mbushin, edhe vjedhin, edhe dasmat i bëjnë në kala!

***
Leko sa mori vesh që nipin e komandantit e futën në burg për drogë, tha:
-Po i bëkan stërvitje për deputet!

***
Leko po pinte një gotë raki me mikun e tij Bertin. E shoqja në kuzhinë po u bënte gati ca meze. Ndërkohë, një vajzë e bukur nga ekrani: “Po japim lajmet!”
 -O Bert, ka sutjena kjo? Si thua?
 -Ncuk. 
-Ashtu mendoj dhe unë. 
-Kuptohet që larg, mor burrë! 
-Ja, as rrip mbi supin zbuluar nuk po duket.
 -Dhe shumë dekolte e ka bluzën. Shife! 
-Hej, ky i djathti si më poshtë rri. Ia masim po të mos besosh. Haha!
Por nuk mbaruan dot “studimin” se goca u buzëqeshi: “Dhamë lajmet.”

Nuk ma ka blerë gruaja... Hahaha
Nuk ma ka blerë gruaja… Hahaha

***
Guxi tani banon në Tiranë. Ka ardhur nga Fieri. E kam komshi prej disa vitesh. Kur e kam pyetur se ku punon, është zgërdhirë: 
-Kali e gomari punojnë. 
Qesh Guxi gjithë ditën. Ka një BMW X6 të zezë e i grah që në sabah. Kur i hypën makinës, po pati fëmijë rrotull u jep nga një njëmijshe të re e… gaz në dërrasë.
 Llaqi, pensionisti i shkallës, më thotë duke qeshur: 
-Hajdut i lezetçëm. Si Rama më duket.
 Unë çuditem si fillim, por ai ka qënë ekonomist e ma shpjegon:
 -Ja, vjet nuk u rrit ekonomia. Pra s’ka vende të reja pune. Por qeveria thesin e vet e mbushi më shumë. Dhe na u mburr. Ku i mori? Tek kursimet tona. Pra si Guxi. Vidh të vjedhim popullin. Por 2015 do e pickojë. Se dora është shtrirë e po kap mjaltin e dimrit. E bletët, o nënë, o nëne!

***
Në një emision televiziv, një gazetar investigativ bëri me dije se ka tek ne politikanë të rangut të lartë që i kanë çuar në spital me overdozë kokaine.
-Po si quhen, si e kanë emrin? – e pyetën.
-Epo unë dua të shkoj në shtëpi tani. E kuptoni ç’dua të them!
Leko u nxeh aq shumë nga “guximi” i këtij gazetari. Madje investigativ!!!
-I ndodhi si me ushtarët e një fshati. I mblodhën për t’i çuar në luftë. Kur i hypën në kamion njëri iu drejtua oficerit: “Ej, po ne kush do na mbrojë, ere?”

***
Artur Xheka:
Sot takova Lekon… ore e pyeta! Ti e ke shok atë Agimin… Çfarë njeriu është…? Ohu – tha Leko… – Ai ka parë ca filma në Amerikë, me gazetarë trima dhe njerëz të drejtë e të guximshëm. Nuk e ka kuptuar që s’janë në Shqipëri ata njerëz. S’e ka kuptuar ai që në Shqipëri Pozitë, Opozitë, Media janë ata hajdutët që në darkë ndajnë fitimet bashkë… Ç’ti bëj unë Agimit tha!

***
Rama: – O Sajme, po bëni transparencë, mor burr! Tregojuni shqiptarëve si e bëtë atë aksion heroik të kokainës. Jepni informacion më shumë, se ja erdhën zgjedhjet.
Sajmiri: -Po ne vetëm emrat kemi, bos. Kaq mësuam. Të tjerat i di gjermani. Njësoj si ti, që e di kë do të bësh kandidat për Bashkinë e Tiranës, por askujt s’ja thua.
Rama: -Mirë, mirë se po i them Ballës ta rregullojë. T’i luajë menç gjermonët ai. Hhhhhaaaa!

***
Nga parakalimi i klerikëve në Paris, Lekon e mallëngjeu një video ku dëgjohej:
-Tani kapuni për dore! Afrohuni me njëri-tjetrin!
-Duartrokisni, qeshni! Më ngadalë! Kokat dy andej e dy këtej.
-Kujdes, mbani Baba Mondin se mos rrëzohet! Mbajeni fort se po u rrëshqet! Bravo. Ecni lapsat e Ramës! Ashtu. Ok!

Kryeministri dhe Kleri në Francë
Kryeministri dhe Kleri në Francë

***
U vonua ndërhyrja në terrorin në Francë. Leko i dëshpëruar tha:
-Kjo e jona është më e shpejtë. Super e shpejtë.
-Pse?
-Se është polici elektrike! Fap-fap… veç kur ta kap.

***
Sa dëgjoi Leko se Rama shpërbleu për Vit të Ri kë i donte roçka, tha: “Eshtë i papamë. Ia mori kompetencat dhe Babagjyshit. Kot qahet Nishani. Prit ndonjë ditë kur ta shohim rrugëve shtatzanë, se do ua heqë grave të drejtën e mbarsjes!”

***
Mësohet se Meta ka nisur marifetçinjtë e tij drej UEFA-s.
-Mos u kurseni, u ka thënë. Derdheni paranë lumë se populli do t’na i kthejë më shumë. Do ua vendosim atyre Taksën Droni!

Kafja e Mëngjesit...
Kafja e Mëngjesit…

***
Leko, që me zor mbyll muajin, po lutet:
“Do zoti më mirë dënohemi nga Platini, se ay Meta ka dorë të rëndë!”

***
E provoi edhe Leko drogën këto ditë.
-Çfarë ndjeve? – e pyeta.
-Oh, kënaqësi pafund. Çdo gjë e bukur, plot diell. Çudia ishte se më dolën përpara të përqafuar Rama dhe Meta. Dashni e madhe, ç’të të them!
-Eh, more vëlla! E paske pirë të skaduar! – i thashë.

***
Arvizu këto ditë të fundit po ecën me këmbë nëpër Tiranë. Dje ishte tek një dyqan sixhadesh. Shitësi nuk po kuptonte se ç’kërkonte ai. Por e zgjidhi situatën një kalimtar:
-O ambasador, – i bërtiti. – Nuk e ka Olta shtëpinë këtu! No. Eshtë sigurt. Ec tani!

Miq me Lasgushin... në të gjallë edhe në bronx...
Miq me Lasgushin… në të gjallë edhe në bronx…

***
Lasgushin e duam të gjithë se të gjithë dashurojmë. Para shumë vitesh me Dor Kekon shkonim enkas në Pogradec e sa herë ndaheshim nga takimet e shkurtra me lirikun, thoshim: “Janë gomerë këta të Televizionit Shqiptar që s’i venë një operator nga pas! Se sot do kishim xhevahire!”

***
Sa pa videon e ngacmimit në spitalet e Tiranës, Leko tha mes shokësh:
-Nuk e bëri kot shtëpinë pa dritare Edi Rama!

***
Shprehja “Ka ikur për lesh!” – zëvendësohet: “Ka blerë librin e Fevzos…!”

***
Unë jam korçaro-dukatas-tironso-amerikan!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.