back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Mbi legjendën e predikuesit Nostradamus (14 Dhjetor 1503 – 2 korrik 1566)

Gazeta

Nostradamus (1503-1566)
Nostradamus (1503-1566)

Mbi legjendën e predikuesit Nostradamus

Nostradamus (14 Dhjetor 1503 – 2 korrik 1566)

Nostradamusi lindi më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy.
U shkollua në Avignon ku studioi Filozofinë, Gramatikën dhe Retorikën, përveç këtyre studioi edhe Letërsinë klasike, Medicinën, Historinë dhe Astrologjinë.
Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi Epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjëje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.
Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor aplikimin e higjienës personale dhe përdorim në doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët, të cilët kishin vdekur. Pacientëve së pari iu rekomandonte sa ma shumë ajër të pastër, ujra të pastra dhe ilaçe të cilat i kishte realizuar ai vetë. Më vonë në kohën e një epidemie të rëndë të kugës, Nostradamusi përjeton një tragjedi të rëndë familjare, ku edhe pse u përpoq maksimalisht për t’ua shpëtuar jetën e tyre nuk pati sukses dhe i vdiqen bashkëshortja së bashku me të dy fëmijët që kishte. I dëshpëruar nga tragjedia familjare Nostradamusi filloi të dyshojë në aftësitë veta mjekuese, dhe për gjashtë vite të ardhshme rresht gjindet duke bredhur nëpër Evropë poshtë e lartë pa ndonji cak.
Duke kaluar kohën më të errët të jetës, për herë të parë ai fillon të verejë aftësinë e vet të parashikimit të së ardhmës.
Shpërthimi i Kugës në Aix, atëherë kryeqytet, e shtyri Nostradamusin që prap të merret me shërimin e të infektuarve. Këtë herë ai qe aq i suksesshëm saqë pas kalimit të epidemisë ai shpërblehet nga paria e qytetit. Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortës dhe fëmijëve Nostradamusi martohet përseri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi në shtëpinë e vet që kishte katin e dytë e shëndrroi në laborator (astrolaborator) në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bëntë i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shenojë.
Disa vite Nostradamusi u mendua nëse duhej t’i publikonte ato predikime a jo.
.
Njeriu i Profecive të Mëdha - Nostrodamus
Njeriu i Profecive të Mëdha – Nostrodamus

Përfundimisht në vitin 1550, ai për herë të parë publikon një libër të vogël me predikime, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesë nga katër rreshta më vonë të quajtur kuatrina. Secila kuatrinë përmbante predikime themelore për vitin e ardhshëm. Libri gjeti një mirëpritje dhe mirëkuptim të madh tek lexuesit, dhe kjo e nxiti Nostradamusin të vazhdojë më tej me botimet e tij. Deri në fund të jetës Nostradamusi e mbajti traditën e shkrimit të predikimeve vjetore. Librin më të njohur Centurioni – Qindshja, Nostradamusi filloi ta shkruante në vitin 1554. Kjo përmbledhje e madhe e predikimeve për të ardhmen përbëhet prej dhjetë pjesëve.

Në secilën pjesë saktësisht nga njëqind kuatrina. Shtatë pjesët e para i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura në vitin 1558. Këto tri pjesët e fundit Nostradamusi i shtypi në ekzemplar të kufizuar dhe ua shpërndau njerëzve të zgjedhur. Veprat e Nostradamusit janë ndër veprat më të botuara në botë. Në 400 vitet e fundit pothuajse nuk ka vit që nuk ka dalë nga shtypi ndonjë botim i tyre.
Në kohën e botimit të tyre, predikimet e Nostradamusit hasën në vlerësime dhe kritika të ndryshme, sikurse edhe ditën e sotme. Është fjala pë kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara në mënyrë enigmatike në formë të gjëagjëzave, anagrameve dhe epigrameve. Për interpretimin e tyre duhet pasur dituri e madhe, e cila duhet inkuadruar në numër të madh profilesh dhe rajonesh. Prej botimit të veprave të Nostradamusit në shekullin e 16 e deri me ditën e sotme, numër i madh studiuesish janë përpjekur për të gjetur çelësin e deshifrimit të Centurioneve të Nostradamusit, por pa sukses dhe jepen mendime të ndryshme andej këndej.
Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma. Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet. Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndihmësi i uron natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen, dhe i rrëfen së të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi.
Më 2 korrik të vitit 1566 Nostradamusi vdes.
Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi që e kishte lënë porosi. Ky predikues francez nga shekulli 16 ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore.
.
Marrë nga muri i FB i Bajram Vilës
.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.