Mbi fushatën kundra Librit “Krimet e komunistëve gjatë luftës” – nga Çelo Hoxha

Celo Hoxha, Agron Tufa, Nebil Cika, Reshat Kripa

Celo Hoxha, Agron Tufa, Nebil Cika, Reshat Kripa

Mbi fushatën kundra Librit

“Krimet e komunistëve gjatë luftës”

nga Çelo Hoxha

***

Reaksioni që ka ngjallur libri im “Krimet e komunistëve gjatë luftës” nuk ka të bëjë me Luftën, përrallat e baltosjes, etj., por me mitin në mendjen e kritikëve. Nuk jam i pari që kam publikuar krimet e partizanëve, por libri im, ndryshe nga disa të tjerë, ka një bazë teorike solide dhe interpretim ligjor. Libri shemb nga themelet mitin e luftës, dhe tronditja psiqike e kritikëve është diçka normale. Diçka e ngjashme me reagimin ndaj goditjes së tërmeteve. Tronditje të tilla do të shmangen në të ardhmen vetëm nëse nuk e falsifikojmë më historinë.
.
Çelo Hoxha dhuron librin Norel Zaimit

Çelo Hoxha dhuron librin Norel Zaimit

***

Nostalgjikët e diktaturës, kur flasin për Luftën, e mbajnë veten si fitues dhe, si të tillë, kanë të drejtë të shkruajnë historinë. Me të drejtën e fituesit për të shkruar historinë as unë nuk jam kundër, veçse duhet të kuptojmë kush është fituesi. Lufta mes komunistëve dhe nacionalistëve ishte luftë ideologjike dhe jo territoriale; lufta e armatosur, e nxitur nga komunistët, ishte veç një fazë e saj, e cila vazhdoi me luftën e klasave, dhe, në fund, gjithçka dështoi. Fitoi ideologjia e nacionalistëve: liri, demokraci, kapitalizëm, etj. Humbësit, sigurisht, nuk mund të dalin me status heroi në histori, sepse është vetë vepra e tyre që flet për të kundërtën. Trajtimi i historisë nuk mund të bëhet fragmentar. U bë lufta e armatosur, dakord, por cili ishte rezultati? U vendos diktatura, por cili ishte rezultati? Në të dyja rastet produkti ishte negativ. Veç idiotët mund të kërkojnë lavdi në këtë histori dështimi.
.

***

Pushtimi i Shqipërisë nga ushtria partizane ka qenë pushtimi më i hidhur i saj, dhe për një arsye të thjeshtë: ushtritë e huaja vinin me bukë me vete, kurse partizanët iu sulën bukës së popullit, duke shkaktuar një varfëri masive. Një histori krahasuese e pushtimeve është domosdoshmëri, dhe besoj se dikush do ta bëjë një ditë.
.
Avni Delvina - Reagim ndaj "Krimet e komunistëve gjatë luftës"

Avni Delvina – Reagim ndaj “Krimet e komunistëve gjatë luftës”

***

Rilindja e luftës së klasave kundër profesionistëve si Agron Tufa, që po përpiqen të vendosin një tullë në procesin e dekomunistizimit dhe lustracionit të shoqërisë, është pjesë e luftës primitive politike për të goditur çfarëdolloj kritike e opozicioni në vend.
.
Marre nga Muri i fb i studiuesit Celo Hoxha, 30 prill 2019

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook