back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Mbi çlirim-pushtimin fashisto-komunist! – nga Genci Hoti

Gazeta

Revista amerikane në gjuhën shqipe - dhjetor 1944 që jep lajmin
Revista amerikane në gjuhën shqipe – dhjetor 1944 që jep lajmin

Mbi çlirim-pushtimin fashisto-komunist!

nga Genci Hoti

Fjalën Çlirim jemi të detyruar ta pranojmë, pse e kanë pranuar ata që i vendosën komunistët në pushtet me 1945 (foto); ndërsa fjalën Pushtim, i pëlqen apo nuk i pëlqen miletit, jemi të detyruar ta pranojmë, simbas asaj që kemi përjetuar pas 1992 në raport me jetën para kësaj date. Kështu që shqiptarët e kanë të nevojshme të rishikojnë termat çlirim dhe pushtim sipas realitetit të përjetuar dhe sipas propagandës gjuhësoro-filozofike, edhe pse jam i bindur që zbërthimi filozofik na poshtëron ne shqiptarët në maksimum në drejtim të paditurisë.
.
Pronarja e revistës në fjalë.
Pronarja e revistës në fjalë.
Meqënëse termin pushtim e kemi ezauruar një herë (për këtë shih art. 23. Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar 08.12.2008, publikuar në gencihoti.com), por edhe meqënëse nesër mbushen plot 77 vjet që jemi “çliruar” nga “pushtimi” nazist, dua t’u kujtoj bashkëatdhetarëve të mi kohën kur Shqipëria u “çlirua” nga nazistët.
Politika shqiptare e sotme “grindet”, ose bën sikur grindet, mes vetes mbi datën e çlirimit në është 28 apo 29, edhe pse asnjëra palë nuk ka asnjë dokument mbi këtë argument.
.
Po mirë... gjitha dokumentet gënjejnë... vetëm komunistat jo!!!
Po mirë… gjitha dokumentet gënjejnë… vetëm komunistat jo!!!
Dokumenti më i saktë dhe autentik mbi këtë problem është një njoftim i dhënë prej Zyrës së Informatave të Qeverisë së Shteteve të Bashkuem t’Amerikës (foto). Sipas këtij dokumenti rezulton se “Për çudi çlirimi i plotë i Shqipnis takoi pak dit para Ditës së Flamurit e kështu Shqiptarët e kremtuen këtë ditë madhështore me gëzim shumë të madh” (foto). Fjala bëhet për datën 25 nëntor 1944, kur e gjithë bota antifashiste mësoi nga Berati se e gjithë Shqipëria ishte e boshatisur nga forcat naziste. Atë ditë në Berat është mbajtur pleniumi i 2-të i KQ të PKSh-re mbi të cilin është bërë një libër. Mbas faqes 98, kemi diskutimin e datës 25 nëndor dhe diskutimet e Nako Spiros (faqe 113-126) apo Sejfulla Malëshovës (faqe 126-133) dhe fjalën e Velimir Stojniçit (faqe 134-152) të cilat tregojnë se në këtë ditë është thënë: “Sot jemi në një Shqipëri të çliruar” (f. 125); “Sot jemi në çlirimin e krejt Shqipërisë” (f. 131); “Keni çliruar me luftë vëndin tuaj” (f. 134).
.
Lajmi i dhënë nga kjo revistë mbi datën e çlirimit të Shqipërisë.
Lajmi i dhënë nga kjo revistë mbi datën e çlirimit të Shqipërisë.
Shihet qartë se data 25 Nëndor 1944, është dita e çlirimit të Shqipërisë. Por nga ana tjetër ekzistojnë një sërë përgënjeshtrimesh për ato kohëra. Fillimisht në ndihmë na vjen gjenerali Shefqet Peçi, i cili në librin e tij me kujtime dhe dokumenta nga lufta nac-çli. tregon se me 25 Nëndor 1944, ai e kishte gjetur popullin e Shkodrës në festë, dmth të çliruar. 
Nuk jemi ne, por shqiptaro-amerikani që kostaton se 4 ditë në kalendarin komunist, s’prish punë, e keqja vjen nga gënjeshtra. (Lekë Harapi, 50 vjet kujtime, f. 46).

Atëhere përse grinden politikanët shqiptarë mbi një datë të gënjeshtërt dhe bëjnë sikur nderojnë dëshmorët e rënë në luftime?!?

.
Marrë nga muri i fb i Genci Hotit, 24 nëntor 2021

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.