Materiale mbi të cilat u ngritën akuza ndaj Lazër Radit, dhe shumë prej intelektualëve në vitin në Gjyqin Special

Dr. Lazër Radi 1942

Dr. Lazër Radi 1942

Materiale mbi të cilat u ngritën akuza ndaj Lazër Radit,

dhe shumë prej intelektualëve në vitin në Gjyqin Special

Ushtrija P.V.N.C. Shqiptare
Vdekje Fashizmit
Komanda e Lagjes “Laprakë”
Liri Popullit
Nr.——-Prot.-
Laprakë, me 21/1/1945.-
 
Komandës së qarkut – Tiranë
.
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (a)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (a)

*

Këtu poshtë Ju përshkruajmë hollësirat e mbledhuna mbi të rreshtuarit politikë që përfshihen në listën respektive dërgue prej asaj Komande.
 
Asllan Pajaziti: Ish Aspirant i Gjindarmerisë në Korçë, reaksionar, për këtë gjë partizanët i kanë djegur shtëpinë në katundin Nikolocë të Nënprefekturën e Kolonjës. Ky ka zënë shumë herë material ushtarak dhe ushqime që dërgoheshin për partizanët grekë në Greqi.
Fazlli Frashëri: Në Korçë krye i reaksionit. Krahu i djathtë i Mid’hat Frashërit.
Niazi Cezha: Auktor krimesh në katundet e Korçës.
Skënder Xhemali: Është i biri i Beçe Voskopit. Kriminel që ndodhet n’arrati. Bashkë me të jatin auktor vrasjesh dhe plaçkitjesh në katundet e Korçës, Turan dhe Boboshticë.
Tefik Selenica: Arkëtar i Ballit në Kolonjë.
Lako Psari: Bashkëpuntor me Gestapon – Njihet mirë në Kolonjë.
Muharrem Lico: Një nga organizatorët inisiator të Ballit në Korçë.
Qemal Burimi: Komandant i Bataljonit “Safet Butka” të Ballit.
Haki Ballshi: Agjitar i rreptë i Ballit në Berat e Kavajë.
Hilmi Beluli: Ish kapiten i Gjindarmërisë në Kavajë, për t’i futur tmerre popullit ka shëtitur kufomën e shokut Kajo Karafilit, mbi një gomar.
Sali Duka: Bashkëpuntor i ngushtë i Hilmi Belulit.
Dajlan Iljazi: Krye dhe inisiator i Ballit në Përmet.
Muharrem Roshi: Ka bërë shnderime, krime dhe djegie në Libohovë dhe rrethet. Është bashkëpuntor i ngushtë i kriminelit Nexhe Bejlerit.
Xhevdet Kapështica: Bashkëpuntor i Fazlli Frashërit. Antar i Komitetit Qarkor të Ballit në Korçë.
Neim Starova: Bashkëpuntor i Trathëtarit Aziz Çamit.
Faik Merlika: Spekullator.
Sami Koka: Sabotuesi kryesor i lëvizjes Nacional Çlirimtare në radhët e ish Rojes-Financës.
Javer Hurshiti: Shkaktar i shumë krimeve në Gjinokastër! Armik i rreptë i lëvizjes Nac-Çl.
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (b)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (b)

**

Maliq Petrela: Organizator i Rinisë Ballit në Tiranë
Abdulla Besmini: Ballist fanatik. Fliste ndyrë kundra lëvizjes Nac. Çl.
Beqir Ajazi: Vegël e ndyrë e Mazar Sopotit.
Daut Ruha: Në Nivicë të Kurveleshit ka vrarë shokun partizan Dalip Tare. Të ven se po ky në bashkpunim me Gjermanët i kanë djegur shtëpinë të nalt-përmendunit, gjith’ashtu i ka djegur të gjallë të jatin.
Mustafa Ndreu: Ka qënë pjestar aktiv i çetave të Ballit Kombëtar ka marrë pjesë në luftimet kundra partizanëve. Bënte rolin e spiunit në favor të Ballit, në rast luftimesh duke kaluar netë dy anët e frontit.
Ibrahim Caprati: Dezertor nga rradhët e ushtrisë N.Çl. dhe tanësisht me reaksion, Ballist fanatik, dhe së fundi Oficer me mercenarët e trathtarit Mehmet Alemi.
Abdyl Kuci: Intrigant, spiun, reaksionar i dorës parë. Në bashkpunim me Sadik Shashën kanë rekrutuar mercenarë në Kosovë për të terrorizuar popullsinë e Vlorës dhe për t’i hedhur në luftë kundra ushtrisë s’onë.
Nedim Nivica: Spiun profesionist. Ka qënë në shërbim të SIM-it dhe kohët e fundit në shërbim të GESTAPO-s. Element i rrezikshëm.
Lazër Radi: Fashist i dalluar. Ka shkruar artikuj në fletore dhe të përkohëshme duke ekzaltuar fashizmin.
Kalo Kuci: Veç veprimtarisë së tija në favor të okupatorit, në muejin Kallnuer 1944, vrau ne ndërmjetsin e ushtarit të tija një partizan që ishte kthyer atë ditë nga mali.
Pjetër Haxhija: Bashkëpuntor i Beqir Valterit.
Simon Rasku: Spiun. Ka bashkëpunuar si me italianët ashtu edhe me gjermanët.
Leonidha Kuke: Ka qënë Sekretar i Prefekturës në Vlorë, spiun i italianëve.
Sadik Bora: Agjent i Gestapos. Shkakëtar i djegjes së Mesaplikut, bashkëpuntor me reaksionarit Xhemil Meçe.
Osman Vora: Element dezertor nga radhët e ushtrisë N.Çl. Ka marrë pjesë së bashku me gjendarmërinë e Qarkut Durrës dhe Shijakut, në luftimet kundër ushtrisë s’onë në rrethet e Pezës. Ka botuar trakte me firmën e tij kundra lëvizjes Nacional-Çlirimtare.
Pirro Floqi: Elemet imoral – Ka qënë si, përkthyes pranë zyrave të Gestapos në Tiranë.
Sami Visoka: Ka botuar artikuj të ndryshëm me karakter politik, tue predikue heqjen dorë nga lufta kundra fashizmit në të përkohëshmet fashiste dhe neo-fashiste që botoheshin në regjimet e para, tue përdorun pseudonimin “Agim Shkëndija”.
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (c)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (c)

***
Bajram Pustina: Antar i ish Gjyqit Posaçëm për Mbrojtjen e Atdheut. Armik i rreptë i lëvizjes, kërkonte dënimin e shokëve.-
Ded Jakova: Antar i ish Gjyqit Posaçëm për Mbrojtjen e Atdheut. Armik i rreptë i lëvizjes, kërkonte dënimin e shokëve.-
Fiqret Hoxha: Anti-komunist – Fliste kundër moralit të shoqeve që ishin në radhët e ushtrisë Nac. Çl. Me rastin e kapitullimit të Italisë, ka marrë sasira të mbëdha municioni dhe ia ka dorëzuar Ballit.
Janaq Andrea: Ish Ndihmës Prokuror i ish Gjyqit të Posaçëm. Shtytës i dënimeve për shokët e burgosur që dërgoheshin në Gjyq.-
Luan Baçi: Auktor arrestimesh në Tiranë në reaksionin e Dimrit kaluar. Torturonjës i shokëve në Rrethin e Gjindarmërisë Nr.1.
Pjetër Rasma: Sabotues i lëvizjes Nacional Çlirimtare në radhët e ushtrisë.
Shehap Osmani: Krahu u djathtë i trathëtarit Hysni Dema.
Hajredin Zogolli: Ish Kapiten i Milicisë dhe Komandant i Burgut të Tiranës në vitin 1942-43. Shtypës i grevave që bëheshin prej të Burgosurve politikë. Sabotues i lëvizjes në lagjen Pariani. Auktor i disa vrasjeve partizanësh në Tetovë – Pjesëmarrës aktiv në luftë, kundra ushtrisë N.Çl. në Berat, Skrapar etj. Ka arrestuar dhe torturuar shokun Mehmet Nexha Kryetar i Këshillit Nac. Çl. të Kuçovës.
Nexhat Hakiu: Sabotues i lëvizjes inisjator i krijimit të Partisë Soc. Demok. Pjestar aktiv i Ballit, ish Kryeredaktor i Bashkimit Kombit.
Aristidh Qëndro: Sabotues i lëvizjes N.Çl. Frymëzonjës i grupazheve Tretz- kishte deri në kohët e fundit. Ka akuzuar mjaft shokë para Gjyqit në vitin 1943.-
Axhet Shehu: Ish Gjykatës Hetues i Gjyqit Posaçëm, mundohej se e si të akuzonte shokët.
Rifat Tatari: Ish pjestar i Komitetit Ekzekutiv, mbas kapitullimit të Italisë.
Zija Bejleri: Aktiv i Ballit. Ky i pregatiste artikujt e trathëtarit Eqrem Telhajt.
Ndoc Naraçi: I lidhun ngushtë me Gjermanët. Ka leftue rreptë gjithë nëpunësit e Drejtorisë P.T.T. që kanë qënë me lëvizjen Nacional Çlirimtare.
Tahsim Bishqemi: Me datë 9 Korrik 1944, ditë n ëtë cilën Ushtërija N.Çl. sulmon në rrethet e Tiranës, ky ka patur Komandën e Trupave Gjermane dhe të xhadarëve që kanë kundër sulmuar ushtrinë t’onë.
Abas Omari: Organizator i Ballit në Fier dhe Arkëtar i Ballit atje.
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (d)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (d)

****

Luigj Filaj: Ka qënë përkthyes i Gestapos në Tiranë. Ka marrë shuma të hollash, prej familjeve që kishin djemtë ndër burgje, tue i gënjyer se do t’u lironte fëmijët.
Hasan Merdani: Ka qënë sekretar i Komitetit të Ballit Kombëtar në Libohovë. Përgjegjës krimesh dhe djegiesh në Libohovë dhe Mallakastër.
Demir Vila: Ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Regjencës – Element reaksionar. Kundërshtar i rreptë i Partisë Komuniste. Dora e djathtë e Mehdi Frashërit.
Xhemil Ruka: Ish N/Toger Gjindarmërie. Ka qënë aktiv në radhët e Ballit dhe ka luftuar kundra partizanëve.
 
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (e)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (e)

*****

Nga lista e të Burgosurve

1)Lazër Radi, – ky ka qenë fashist i orës së parë. Të lexohen artikujt e tij në gazetën “Tomori” dhe “Bashkimi i Kombit”.
2)Shyqyri Borshi, – Drejtor i Përgjithshëmi Policisë. Ka pasë qysh me kohë lidhje të ngushta me Agostinucin.
3)Rexhep Hysa – simpatizant i B. Kombëtar. Nuk ka ba kurrë keq. Besoj se do të jetë tërheqë nga Ballistat prej Sportit, me q’është tifoz i Sportit. E përsëris se përveç se mirë kurrë nuk ka ba keq, është nga familje e varfën. Për këtë, Rojet Partizane të komandës vendin lagjes tija dhe këshilli i lagjes kanë ba disa deklarata për ta liruar.
4)Fadil Keçi – Ky është hajdut dhe ma të shumtën e jetës tija e ka kaluar në burgje, e njoh mirë sepse banon në mahallën time.
5)Ismail Derhemi – Sipas informatave qi unë kam marrë nga banorë të lagjes tija dhe njerëz të besueshëm thonë se: Materjalin qi i kanë gjetë atij, ja ka lanë një kapter që më parë ka banuar. Ndërsa ky vetë është i pafajshëm dhe se nuk asht as ballist as zogist.
6)Beqir Ajazi – Ballist aktiv, ka mbledhur ndihma për Ballin dhe ka shkruar disa artikuj.
7)Gëzim Latifi – agjent i të gjitha kohëve. Në nji demostratë ky bashkë me dy agjenta të tjerë, ka qëlluar me kobure në rrugën e Saraçëve.
Zeqi Agolli (firma)
Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (f)

Material mbi të cilën u ngritën akuzat mbi Lazër Radin, në Gjyqin Special (f)

******
1)Për Lazër Radin – ish-drejtorin e “Ballit të Rinisë” që dilte në kohën e fashizmit. Ka shkruar vazhdimisht në Bashkimin e Kombit artikuj kundra nesh me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”. Gestapoja s’linte të vihej emri i tij i vërtetë, sepse ishte i kompromentuar me shkrimet në “Ballin e Rinisë” e në shumë gazeta të tjera fashiste.
2)Dr. Vasfi Samim Visoka – ka shkruar në “Bashkimin e Kombit” me pseudonimin Agim Shkëndija.
3)Sabdulla Fishta – që banon afër Xhamisë së Zajmit, dhe që tashti – me sa mora vesh – është partizan në Brigadën e IV-të ka qenë agjent në kohën e Mehdi Beut, dhe ka arrestuar më 22 Qershor 1944, shoqen Hava Spahiu përpara Xhamisë së Zajmit, të cilën e zuri me 80 copë trakte. Ka denoncuar aktivisten Flutura Toto, që është kapur tre herë rrjesht.
4)Vedat Kokona -i paarrestuar ka shkruar artikuj në “Bashkimi i Kombit” me pseudonimin Helium. Artikujt s’flasin haptas kundra nesh.
Arben Puto (firma)
 
Sqarime per fletet e paraqitura
*faqja 42 e dokumentit
**faqja 43 e dokumentit
***faqja 44 e dokumentit
****faqja 42 e dokumentit
*****faqja 237-172 e dokumentit
******faqja 237-10 e dokumentit

 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook