back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Mashtrimi i Madh Komunist i rinisë shqiptare nëpër dekada e vite! – nga Ahmet Asani

Gazeta

Darka e Komunizmit
Darka e Komunizmit

Mashtrimi i Madh Komunist i rinisë shqiptare

nëpër dekada e vite!

nga Ahmet Asani

Nuk është mosha ajo që garanton se një gjeneratë do të jetë përparimtare! Idetë përparimtare nuk njohin moshë, idetë qëndrojnë në kokat e njerëzve të ditur e me frymë njerëzore, e jo me çdo kusht në kokat e një gjenerate!
Në fakt, nëse i referohemi historisë, mësojmë se çdo gjeneratë e rinisë, e cila nuk ka komunikuar dhe është treguar e padëgjueshme ndaj gjeneratave më të vjetra, ka përfunduar në theqafje!
Historia na mëson që rinia ishte ajo e cila e para ra prè e frymave antinjerëzore siç ishin fashizmi dhe komunizmi! Jo vetëm historia, por edhe e tashmja na mëson që vetëm një i ri mund të mashtrohet të marrë armën dhe të dalë nëpër rrugët e Evropës për të vrarë njerëz të pafajshëm në emër të Zotit!
Vetëm një i ri mund të mashtrohet që t’i shkojë prapa komunistëve e ti shkatërrojë makinat e ndërkombëtarëve të shteteve që e çliruan Kosovën! Vetëm një i ri mund të bie prè e parullës komuniste: “Edhe me dreqin e mallkuar do të bashkëpunojmë, por jo me imperializmin Amerikan!”
Sikur rinia e Shqipërisë e Viteve ’20, t’i kishte dëgjuar më të vjetrit, e mos të ishte rreshtuar rrugës së Hazretit Lenin, rrugë të cilën e propagandonin celulat e para të rinisë komuniste në Shqipëri, Shqipëria nuk do merrte rrugën e komunizmit të cilën e mori!
Ahmet Asani dhe idhulli i tij Rugova
Ahmet Asani dhe idhulli i tij Rugova

.

Sikur rinia shqiptare e Shqipërisë t’i kishte dëgjuar gjeneratat më të vjetra edhe pse ishte bëre komuniste, ajo nuk do ishte mbyllur e izoluar, ajo do kishte bërë reforma në sistem, do kishte lejuar pronën private e nuk do kishte përfunduar në kooperativa, nuk do t’i kishte mbyllur objektet fetare, por do ta kishte lejuar besimin, Shqipëria do të ishte hapur më herët ndaj Evropës dhe nuk do ishte mbyllur për 45 vite për të pritur ditën kur populli filloi me anije të ikte nga vendi i vet!
Sikur rinia në Shqipëri t’i kishte dëgjuar më të vjetrit, kurrë nuk do kishte pas vrasje ideologjike dhe humbje të varreve të mbi 6000 shqiptarëve eshtrat e të cilëve ende nuk dihet se ku janë!
Sikur në Vitet ’80, rinia e Kosovës dhe e viseve të saja, t’i kishte dëgjuar gjeneratat më të vjetra, ajo do të ishte drejtuar drejtë rrugës së frymës Nacional Demokratike, e jo asaj Stalinisto-enveriste dhe sot Kosova nuk do t’i kishte problemet të cilat dolën si rezultat i polarizimeve ideologjike para, gjatë dhe pas lufte!
Sikur gjeneratat e reja të sodit t’i dëgjonin gjeneratat e intelektualëve të cilët me kohë e njohën Mashtrimin e Madh Komunist, sot në Kosovë nuk do kishim Lëvizje me frymë antiperëndimore e antiamerikane!
Sikur gjeneratat e reja te sotit t’i dëgjonin gjeneratat e intelektualëve të cilët me kohë e njohën Mashtrimin e Madh Komunist, sot në Kosovë nuk do kishim Lëvizje me duhmë moniste e antiperëndimore! Nuk është mosha ajo që garanton se një gjeneratë do të jetë përparimtare! Pas çdo fryme, e cila tenton të bëjë ndarje të gjeneratave, fshihet një Mashtrim i Madh Komunist!
.


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.