Masakra e Borovës, 6 korrik 1943 – nga Kastriot Dervishi

Borovë - Tetor 2008 (foto j.r)

Borovë – Tetor 2008 (foto j.r)

Masakra e Borovës, 6 korrik 1943

nga Kastriot Dervishi

Ushtria gjermane vrau 115 civilë, lista e viktimave

Divizioni 104 Jeger, ishte tranzit në Shqipëri nëpër rrugën Manastir-Follorinë-Korçë-Ersekë-Leskovik-Janinë. Batalion partizan “Tomori” dhe disa çeta vullnetare në numër të pakët, goditën fillimin e autokolonës gjermane, duke i shkaktuar humbje të vogla atij. Për hakmarrje, komandati gjerman urdhëroi masakrimin dhe ushtrimin e gjenocidit mbi një fshat të tërë si Borova e Kolonjës. Sipas dokumentit të përpiluar më 21.7.1943 nga Nënprefektura e Kolonjës, lista e saktë e masakrës së datës 6 korrik 1943 përbëhet nga 115 persona. Masakra e Borovës nuk lidhet me pushtimin gjerman të shtatorit 1943. Ushtria naziste, erdhi në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste. Më 9 shtator 1943, Divizioni 297, erdhi në rrugën Mitrovica-Prishtinë-Kukës-Shkodër; Divizioni 100, në rrugën Ohër-Strugë-Elbasan-Tiranë-Durrës; Divizioni i 1-rë në rrugën Follorinë-Korçë; Regjimenti 92, në rrugën Pogonion-Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë. Synimi i ardhjes ishte parandalimi i një zbarkimi aleat në bregdetin shqiptar dhe çarmatosja e ushtrisë italiane.
Lista e të vrarëve në Borovë nga ushtria Gjermane

Lista e të vrarëve në Borovë nga ushtria Gjermane

.

07 korrik 2019

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook