back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Martin Camaj dhe Sigurimi – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Poeti Martin Camaj dhe letra nga Sigurimi i Shtetit
Poeti Martin Camaj dhe letra nga Sigurimi i Shtetit

Martin Camaj dhe Sigurimi

nga Kastriot Dervishi

Martin Camaj dhe projekti i një letre të përgatitur
nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në MPB,
të cilët do ta dërgonin të hapur “emigrantët patriotë” në adresë të tij
.
Në pranverë të vitit 1948, nga një proces, kish dalë edhe emri i Martin Camajt. Nisur nga kjo, pas arrestimit, më 05.05.1948 u propozua rekrutimi i tij nga Sigurimi me material shtrëngues për ta përdorur kundër Gjon Destanishtës dhe Lazër Palit.
Martin Kolë Camaj, lindur në Temal më 21.07.1925, e banues në Prekal, deri në vitin 1946, studioi në gjimnazin jezuit në Shkodër. Në dhjetor 1946, ishte emëruar mësues në Prekal. Në nëntor 1947, Organizata Nacionaliste që përbëhej nga të arratisur antikomunistë i kish dërguar një letër ku kërkonte përfshirjen e tij. Pas disa ditësh erdhi e takoi Lazër Pali (nipi i Gjon Destanishtës).
Më 10.05.1948, u mor në pyetje në zyrën e Nënseksionit të Sigurimit të Shtetit të Rrethit të Qendrës Shkodër nga shefi i kapiten II Fadil Kapisyzi. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Më 10.05.1948, Martin Camaj pranoi të rekrutohej informator i Sigurimit. Me t’u liruar, ai njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte” dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga Shqipëria më 09.08.1948, bashkë dy personat që duhej të raportonte. Camaj bën pjesë në qindra rastet e atyre që Sigurimi i cilësonte “tradhtarë”, por që kishin munduar t’ia hidhnin bukur atij. “Bregu i kuq” i la dopio gjashtën në dorë injorantëve të Sigurimit dhe iku nga Shqipëria. Më 1949-1950 punoi mësues në Tuz. Në vitet 1950-1955 qëndroi në Beograd ku mbaroi edhe Fakultetin e Shkencave Gjuhësore. U martua me Nina Bogdanoviçin. Në vitin 1956, u vendos në Romë ku fillojë të propagandojë për Komitetin Shqipëria e Lirë në kampin San Antonio. Lidhet me Ernest Koliqin dhe bashkëpunon me të për nxjerrjen e revistës “Shejzat”.
.
Koliqi - Camaj - Maloki
Koliqi – Camaj – Maloki
Më 03.02.1959, u vu në përpunim nga Zbulimi Politik, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Sigurimi shënonte se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 04.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”. Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në dhjetor 1960 u vendos në Munih në katedrën e gjuhës shqipe dhe sipas Sigurimit, përkrahej shumë nga amerikanët. Më 1968, ndahet nga gruaja e parë dhe një vit më vonë martohet me Erikën.
Më 15.07.1982 në Tiranë merrej vendimi nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, për ta vënë në përpunim aktiv 2A, tashmë “si agjent në shërbim të zbulimit gjerman”. Martin Camaj punonte fort për albanologjinë, për shqiptarët, për Kosovën e për çfarë mundej me atë që i jepte autoriteti që kish krijuar. Ndërsa në Tiranë urrehej. Si argument jepej fakti i veprimtarisë së gjerë studimore të tij në fushën e albanologjisë, që për sigurimsat e pakënduar në Tiranë, duhej të ishte kamuflim i diçkaje tjetër. Veprimtari e Sigurimit konsistonte kryesisht në hartimin e letrave gjoja në emër të diasporës kundër Martin Camajt. Sigurimi as kontrollonte, as kishte informacion thelbësor rreth tij. Të vetmen gjë që bënte ishte përhapja e teksteve të rreme. Si rasti i vitit 1965 shihet edhe ai i vitit 1986. “Letra” të nënshkruara p.sh. “nga një grup atdhetarësh në Gjermani”, (pasi nuk kish pirë ujë teza e “spiunit të Sigurimit”) e quanin “kriminel të arratisur”, “bashkëpunëtor të fashizmit”, “armik të betuar të çështjes shqiptare”, “njeri të UDB-së”, etj, nuk ishin gjë tjetër veçse tekste të shkruara në Tiranë. Dosja e tij u arkivua më 14.01.1992.
Martin Camaj vdiq në Munih më 12.3.1992 në Munih.
.
Marre nga https://www.55news.al/dossier/item/239894-martin-camaj-dhe-sigurimi, E enjte, 12 Mars 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.