Marie Shllaku – Shote Galica e Shkodrës – nga Hamdi V. Thaçi

Marie Shllaku (1922-1946)

Marie Shllaku (1922-1946)

Marie Shllaku  – Shote Galica e Shkodrës

nga Hamdi V. Thaçi

Marie Shllaku ishte bashkëpunëtorja më e afërt e prof. Ymer Berishës, themeluesit të “Besës Kombëtare”, organizatë kombëtare, e themeluar më 1943.
Marie Shllaku një intelektuale dhe patriote e paepur, e veshur si Shote Galica dhe e armatosur me mashinovër gjerman, një natë të ftohtë dimri të vitit 1944, troket në derën e kullës së Shaban Palluzhës në Palluzhë. Roja e njofton Shabanin se:
-Një femër po të kërkon te dera e oborrit!
-Çone te gratë! – tha me ton urdhërues Shabani.
-Jo, Komandant, ajo po don me ardhë këtu në odën e burrave. është e armatosur.
-Le të vjen! – tha Shabani.
Hyn Maria Shllaku në kullën e Komandantit të Brigadës së Drenicës. Të gjithë ngrihen në këmbë, dhe mbasi përshëndetet me “Jungjatjeta burra!”, të gjithë ulen. Maria nuk ulet.
-Ulu!- i thotë, Shabani dhe e pyet: -Kush je ti moj bijë.
-Jam Shote Galica, baca Shaban! – i thotë ajo.
-Po Shota ka vdekë, moj bijë! – i thotë Shabani.
-Jo, – i thotë ajo, – nuk ka vdekë, unë jam Shota, por jam nga Shkodra.
-Mirë, – i thotë Shabani, – ulu dhe tregomë çka të ka pru këtu te unë?
-Me kanë pru hallet e kombit, baca Shaban, prandaj as ulem, as çarmatosem pa ma dhanë ti një besë.
-Po çfarë bese po kërkon prej meje?
-Me ma dhanë besën, baca Shaban, që sonte, pa zbardhë dita me pru këtu Mehmet Gradicën, me u marrë n’grykë, e me vazhdue luftën bashkë për hir të kombit!
Mehmeti ia kishte borxh dy gjaqe Shaban Polluzhës. Ndërkohë Shabani i thotë: “Besën e ke!”
Atëherë Maria ulet, kurse Shabani i dërgon njerëzit e vet, të cilët e sjellin Mehmetin në kullë dhe pa aguar dita merren n’grykë Shabani dhe Mehmeti dhe vazhdojnë luftën kundër Serbisë deri në vdekje…
.

Marie Shllaku - nga Tom Mrijaj

Marie Shllaku – nga Tom Mrijaj

Shënim i lënë nga Afrim Hysenaj, me 25 nëntor 2020

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook