back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lym Darrasa… i përgjigjet popllit m’inbox

Gazeta

Lym Darrasa
Lym Darrasa

Lym Darrasa…

i përgjigjet popllit m’inbox

-U bo i kohë e gjatë që s’je dukë o Lym Darrasa, – m’shkrunte njoni ka ca ditë, – apo pret ene nja 20 muj e t’vish e të na trokasësh m’derë!
Çere ti thosha, qi kom qen deri m’fyt me punë e halle, se shtet hesapi ka trimilon bira për të myllë… lene kur bohen gjyrykë… me t’mor fryka… S’ju përgjigja me thon drejtën… Po kom pasë ene shumë mesazhe m’ibox, ne e para fjalë qi m’thojshin e di kush ishte: Ku ke shku mer ti?! Ka je hup pa nom e nishon mer çun’i bukuri Rilinjes?!
Ne vallaj i hudhsha nji sy rreshtave e kalojsha sikur s’i kisha pa gjo. Nji ditë veç kur m’erdh i mesazh m’inbox ka njona qi m’u gërhushte: “Ku jeni ju mer mutat e Rilinjes, që na rrejtët e na kaçarrejtët, qi me thastë e millit m’shpinë na thojshit: Do ju bojmë ktena, do ju bojmë atena; do ju japim ktë; do ju çojmë atje, do ju fusim kt’u, do ju qisim anej… Kaq vene pune, kaq karrige sume?? Hë mer, ku jeni mshefë mer pisa, mer pizevenga… asiiiigjo m’botë s’keni bo as keni per t’bo mer pushtat e pushtetit… qi ju paftë njaj Zoti o Modh, qi ju morrtë lumi mo keq se ju ka marrë, ju vraftë njajo buka e fukarait; ju morrtë muti shalët mor edepsiza, mer gjidi horra, qi e mollët kët tokë veç me rrena, qi na latë ne pa buk’n e gojës, e na keni shtrëngu me mor rrugët e botës, qi mos e pafshi dritë dillit, e mos e bofsh i ditë të hajrit… Ju vraftë njajo votë qi ju dhamë, ne ai thes milli qi na dhatë e na ka metë m’rryl fytit…!”
U ndala pak ne menova…. Çere poplli osht ky re? Çere t’bojë robi i shkretë me kët milet po ky milet s’ka haber ka asigjo m’botë, osht popull tarallak ky re, ta jep votën… ne vje e t’kërko ne llogari… Ke pa ti mer daj!!! E kishe votën m’dor, e pleqenove mirë, e hudhe m’kosht: Ime qepe, e shko mas thesit të millit! Prit sa të maroj ne unë punët e mia… ne masnej nepja votën kuj të dush… opo n’hale t’gamorve hudhe po deshe… ama mu m’le t’i qiroj pazaret, ne t’bi rahat! Ke pa ti! S’të le ne ky pis milet me maru punët e tuja, qi mas katër vjetsh, ene ti i rraskapitë vujtjesh ta vesh festen mi sy… flaka s’i paska dalë ksaj dynjoje…!!
Kur nji, ja plasi ene i tjetër po at ditë “Ho mor ju Rilinsat, e mushët mullën me të njeshme eee… Nishtina as çani kaptinë për ne qi na ka metë koma jashtë opingës…!”
I dhashë menjes karar, ne u ula me i shkrujtë ene ktij t’opingës. Vallaj o punë e zorshme me i shkrujtë miletit, në s’dijsha ka me ja nisë e ka me ja bitisë… Se jom msu me dhonë xhevap me llapë, po me të shkrujtme s’osht kollaj, se s’të turren nji e ka nji… po t’bohen tufë e të turren si skyftera ne hajd maji masnej… e boni dermon vetes.
As i llaf s’më vite me shkru… Kisha metë njashtu si hu gardhi me i hu n’dorë, ne pse truni tumllas me menime, nji fjale s’mun e shkrujsha.
-Eeeeej!! More fun o Lym Darrasa! – i gërthita menjes… – Po çpoje i birë ne shloje t’keqen… se ka për t’u blloku ne ai çik tru që t’ka metë, ne t’rrofshin paret e mbledhme.
Vërte… Qysh at ditë qi e kem mor kët mut pushteti, na janë turrë m’katër anët mileti si mizat… E sa ma shumë dit kalojnë aq ma shum na lezeto ai shejton pushteti; e aq ma shum na turret mileti… Sa ma nalt njitemi, aq ma keq sillna me ata qi na turren. Drejt me thonë, e nijmë or zotni veten zot të ktij çifliku, e s’na bohet vonë as për ma t’mirin e ktij veni… S’na bo syni terrt m’as i krah, opo hiç.
Po si m’ja bo hallit mer burr, kur ti je m’pikë të hallit, me bo noj shuk të mirë paresh, kur t’vje teveqeli ne t’thotë: “Çere bone ti për mu re?”. Çere do qi t’boj unë për ty mer badalla, pse mer, kët harakiri qi po boj unë për ty po e boj mer kaush, pse t’gja qi me t’mushë mullën ty jom ktu eee?! Shko mer sapllak ne boj çiçin anej ka liqeni. Jom ktuna me bo noj hajr për vete, e as mi bi nër men për ty, jom ktu me mush thesin tem, qi nesër kur t’vij ai tjetri e tia shloj venin, ta kem myllë jo veç unë po ne kalamojtë e mi hesapin për kët dynjo…  Shko mer budalla ne futi i t’rrume menjes se t’paska xonë lesh…
E kom thonë ma cipër, po m’duhet me e përsritë prap: Ky i joni osht popëll badalla. S’ke çi bo hiç: Ti var zorrët m’qafë ne të thotë ruji; ta njul qingjin e therë mu ke der’e shpisë e të thotë mo e luj; ta rras shukun e pareve m’xhep e thotë ne falemnerës qi i more. S’di robi i shkretë çere t’bojë me kët arnaut milet… S’di as unë ka me ja majtë. Hej ç’bela m’ke gjetë, e jo vetëm po ene s’më shlo. S’di si t’ja boj hallit mer lal… More fun – i thashë prap vetes – o Lym Darrasa…
Se na kan qit ne i nom të zi, që s’po i japim dum vetes! Gjithanej na thonë jeni hajduta, jeni të korruptum, e shkatrrut ket ven, ia vutë flakën ktij poplli… Po ç’osht ky muhabet mer lal, po çere shkatrrum ne re… ne veç t’mira i kem bo ktij poplli tutkun, po si duket i kanë plasë sytë ne s’sheh asigjo ma përtej hune… A s’ju kemi lon me nërtu ven e pa ven, a ju kemi dhonë thasët me mill, e i mush ka aj milli tjetër… a ju kemi lonë me hap pesë hapa ne i kafe… Pse mër, çere doni ju t’ju lshojmë doganën eee!!! Ikni or pabuksa…! hala s’e keni mor vesh sa osht rradha te dogana!!! Jo, po vodhët, jo po i keni çu paret jashtë… Po çere vodhëm m’thuj iherë, ja mer ku jeni m’brekë e m’kanatjere për bukuri t’Zotit… e pse thoni na qitët lakuriq, e na nxorrët si rru qethë!?
Pse mer keni nigju gjo qi qeveria jonë ka vjedhë noj qingj, o noj pulë, ka vjedhë noj rrush o damote, line masnej tranguj ne kakamorë, po çere kemi vjedhë qi ju vraftë njaj thes milli që mushët zorrën për i javë, po hiç mer… pse për noj firmë letre të zhgrrapsme e keni llafin, aty ku lun milioni, hecni e boni si babazarë…!? Mirë mer zotnij po t’ishit ju n’ven tem a s’do ta boshit kshu eee?! Poooo! E mirë pra, ja e kom bo una… s’u bo noj gjo e modhe… Do e bojshit ju e kom bo un… Maroi filmi! M’kët dynjo jina, i herë ma hype i herë ta hypa… Mo u boni qepaze për paret qi flenë m’xhep tem…
Masnej osht ne i gjo, kush na ka kapë der nishtina, ku ka dalë noj dokument për ne, asnjiii për be. Vijnë të hujtë ne thonë: Bravo çuna, bravo! – ne bam bam shpatllave… Vjen Fendmeneja ne: Ju lumtë rredhi! Keni bo nomin e keni qit kët popëll m’selamet… E keni bo me hongër me garuzhde druni qi po i plas mulla e nuk e shlo lugën. Ç’osht mer kjo qi shpifet kshu pa doganë… Hikni mer velahula, mer qenbirqensh, mer pizevenga…
Për at çik nomi qi na ka dalë, po boni nomin! Po plastë ai qi s’i del içik nomi… se s’kena për t’u bo shejtora mer lal… se jon të xonme venet. Po ne faji, n’se ju osht mushë menja se osht faj, s’osht tamom tamom i joni, po i njasaj partisë qetër… qi bo veç politikë postesh ne paresh të mdhoja… Po ne t’shkretët metëm tuj mbulu t’metë e t’meçëm!!!
Masnej osht ne i gjo tjetër, qi e kom lonë për n’fun… Ti mer llapaqen, që m’gërhushesh si i pakënoqë?! A s’ti kemi lon rrugët e hapme, hypi mer tajares ne mathja ka të dush… s’ka me t’thonë kush kokërr llafi, veç na u hiqni qafe… ne mos na e qaj hallin se ky ven s’ t’arthme, ne ka me metë bosh… O syplasëm, a s’e shef si jon turrë gjithanej refugjatë… e ta mushim kët ven sa hap e myll sytë, veç ti o llapaqens i pakënoq merri komët m’krah ne hupu ka t’munesh… e mos m’thuj se s’të kom dalë borxhit…
Njikshu i shkrova ne e mylla qitapin për kët sene…
Për gjashtë muj s’i kthej kujt përgjigje m’botë… Mas gjashtë mujsh shofim e bojmë: o gamori o i zoti… Derën e kom të blindume si m’punë ene m’shpi…
Lym Darrasë s’shifni mo me sy, veç po ma shlut noj darrasë mas qafe m’Gji t’Lalzit…
7 tetor 2015

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Lym Darrasa, është nji personazh i hershëm i imi…
    Ky shkrim është i katërti ku personazh thelbesor është ai: Lymi… Duke qene i konceptuar si monolog, kam zgjedhë dialektin i Tiranës, që simbas meje është dialekti më i çiltër, më i ëmbël dhe më relaksues i shqipes, dialekt ku humori vjen kaq të natyrshëm e kaq bukur dhe nuk të krijon asnji vështërsi në të shkruar. Duke ia vesh kët dialekt nji të paftyri dhe të paskrupullti si Lym Darrasa, kam besuar se vetëm kështu mund ta çmontoja krejt nji realitet, thjesht duke përdorur kët personazh dhe kët dialekt që për mua të dy janë mjaft të dashur…

    U kerkoj ndjese gjithe atyre qe mund te kene veshtersi ne lexim dhe ne kuptim te ketij shkrimi…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.