back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Lushnje: festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1925 Et’hem Haxhiademi dhe Lushnja të risjellë nga një çast fatlum – nga Shpend Sollaku Noé

Gazeta

Nënprefekti i Lushnjes, Et’hem Haxhiademi, në mes të dy xhandarëve lushnjarë, 1 shtator 1928.
Nënprefekti i Lushnjes, Et’hem Haxhiademi,
në mes të dy xhandarëve lushnjarë, 1 shtator 1928
Sa të nevojshme janë të tilla shkrime miku im!
Sa figura janë fshehur me hije me dashje!
Sa pak ka prezantuar historia heronj të vërtetë e figura dominuese
të patriotizmit e historiografisë letrare! Më duket shpesh që dhe sot
vazhdon të jetë një censurë moniste në zbardhjen e të vërtetave
Dhe kjo ndodh tek shumë specialistë të ushqyer keq ideologjikisht…
Vaid Hyzoti
Shpend Sollaku - Noè
Shpend Sollaku – Noè

Lushnje: festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1925

Et’hem Haxhiademi dhe Lushnja të risjellë nga një çast fatlum

nga Shpend Sollaku Noé

Ndoshta edhe jo aq prej rastit, por prej këmbënguljes. Dhe është një risjellje e rëndësishme, tronditëse, ndoshta pse e arritur në befasi. Pikërisht, në çastet kur ti mendon se je shkëputur tërësisht prej pjesës tjetër të botës, që nuk quhet Park Kombëtar i Divjakës dhe Karavastasë, mbërrin një mail me pak rreshta. Është Hortensia Haxhiademi. Ajo shkruan rrallë, por kur e bën, nxjerr diamante prej baltës. Ka dërguar disa foto. Por që unë nuk arrij t’i hap. Jam brenda një pylli të virgjër. Kam një celular dhe një tablet me vete, por fusha e internetit është jo edhe aq e fortë. E shtyj ballafaqimin me atë mail në ditët pas kthimit në Itali.
Sapo ndihem më mirë pas udhëtimit të kthimit in primis hap postën elektronike. Sigurisht që ai i Hortensias është i pari që lexoj.
Të paparashikueshme emocionet që më dhuruan ato foto të të madhit gjysh të saj Et’hem Haxhiademi.
.
Aleksandri - tragjedi e shkruar ne Lushnje 1928 - nga Et’hem Haxhiademi,
Aleksandri – tragjedi e shkruar ne Lushnje
me 1928 – nga Et’hem Haxhiademi
Janë dëshmi të rralla historike, për tragjedianin e madh, por, edhe sidomos, për Lushnjen. Në to risillen fakte të rëndësishme historike të qytetit myzeqar. Ato foto po i rendit ashtu si i dërgoi mbesa e poetit. Vetëm për të mos ngatërruar lexuesin, pse jo edhe kritikët letrare, historianët e letërsisë apo edhe të asaj të përgjithshme. Është një formalitet, pasi që të gjitha janë shumë të rëndësishme. Për Shqipërinë, për Lushnjen ku Haxhiademi punoi dhe ku shkroi një nga tragjeditë e tij më të mëdha; për Elbasanin ku lindi – qytetin vazhdimisht të përskuqur prej turpit që birin e tij të shquar e ka lënë ende me një varr të zbrazët; për të gjithë dashamirët e shumtë e të eturit për të vërteta historike.
Me këtë përcjellje të shkurtër po ju sjell dy prej këtyre fotove, ato që i kanë rezistuar më mirë zbehjes së kohës.
Njëra, që botohet për herë të parë, risjell festimin e Pavarësisë së Shqipërisë në Lushnje, më 28 Nëntor 1925. Foto e rëndësishme sipas meje, pasi fikson jo vetëm ditën e shënuar për kombin, por edhe mjaft personazhe të Lushnjes së atëhershme. Prej veshjes lihet të kuptohet niveli ekonomik e shoqëror i parisë së Lushnjes, serioziteti me të cilin festohej, besimi që përcillnin tek të tjerët. Rreth emrave të pjesëmarrsëve mbetet të bëhet një studim i plotë prej historianëve të specializur për atë periudhë historike.
.
Lushnje: Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1925Lushnje: Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1925
Lushnje: Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1925
Fotoja e dytë, edhe ajo botohet për herë të parë, risjell nënprefektin e Lushnjes, Et’hem Haxhiademi, në mes të dy xhandarëve lushnjarë. Fotoja është e 1 shtatorit të vitit 1928. Vihet re në të eleganca e veshjes së poetit si dhe e uniformave të dy përfaqësuesve të tjerë të rendit. Në sfond shfaqet ndërtesa të cilën brezat e fundit e mbajnë mend si shtëpi kulture apo edhe bibliotekë, para se nihilistët me ngjyrë gjaku ta hidhin në erë me dinamit. Foto e denjë për muze në të gjithë vendet e qytetëruara. Në mos në atë të Lushnjes, të Elbasanit, të Tiranës; qoftë për dekorin tashmë të zhdukur, qoftë për praninë e tragjedianit të madh Et’hem Haxhiademi, që tragjedinë më të ngjethshme e përjetoi mbi lëkurën e tij.
.
Botuar tek “Dielli” : http://gazetadielli.com/?s=haxhiademi
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.