back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Listë (jo e plotë) e shkrimtarëve dhe e artistëve të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri

Gazeta

Gjëmë - Genocidi i Poezisë Shqipe
Gjëmë – Genocidi i Poezisë Shqipe

Listë (jo e plotë) e shkrimtarëve dhe e artistëve

të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri

Kjo që ju paraqesim, është nji lista (jo e plotë)
e shumë prej shkrimtarëve dhe e artistëve të persekutuar
nga regjimi komunist gjatë periudhës 1945-1990.
Lista në fjalë, është nji elaborim i vitit 2002,
dhe sigurisht ka edhe mjaft emra që për pakujdesi,
ose për mungesë informacioni s’gjenden të përfshirë në këtë listë.
radiandradi.com merr përsipër ta plotësojë e ta pasurojë këtë listë
me çdo emër artisti apo shkrimtari të munguar
Për të dëshmua me fakte se krimi ndaj kulturës dhe talenteve artistike
mbetet nji veprat më madhështore të Partisë
dhe nji nga sukseset ma të mëdha të saj gjatë gjysmës së shekullit të shkuar,
gjë për të cilën nuk janë të paktë ata që ende sot
mburren për kët masakër të paprecedentë në historinë e kombeve të qytetëruara.
Janë të lutur të gjithë ata munden dhe dëshirojnë
t’i shtojnë e t’i plotësojnë këta emra
me jetën dhe veprat e këtyre martirëve,
pjesa më e madhe e të cilëve i mungojnë Panteonit të Kombit Shqiptar,
Siti e ndjen për detyrë paraqitjen e tyre,
mbasi jeta, vepra, qëndresa dhe martirizimi i tyre
i bën ata të mbeten në jetë të jetëve nderi, lavdia dhe krenaria
e të gjithë shqiptarëve kudo që ata të ndodhen.

Perkujtimorja Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Perkujtimorja e poeteve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Jo! Kjo nuk asht listë,
asht Monument i Munguem
që ende s’ka gjetë guximtarë
me e ngritë në kambë
midis Sheshit Skënderbej!
Dhe me mendue se këta janë veç njerëz t’artit
po profesorët, inxhinjerët, doktorët, politikanët,
nëpunësit, klerikët, agronomët…!! Po të tjerët!!!!
A ka kush përgjigje?!

1.Qani Panariti (përkthyes) pushkatuar
2.Dhimitër Falla (përkthyes) pushkatuar
3.At Vinçenc Prennushi – Ipeshkev (poet) vdekur në burg
4.Myzafer Pipa (gazetar, kritik) vdekur në hetuesi
5.Arshi Pipa (poet, studiues, kritik) burgosur
6.Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur në burg
7.At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar
8.At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur
9.At Donat Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur
10.At Anton Harapi (shkrimtar, studiues) pushkatuar
11.At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur
12.Dom Lazër Shantoja (shkrimtar) pushkatuar
13.Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar
14.Imzot Jul Bonati (përkthyes) pushkatuar
15.Terenç Toçi (gazetar) pushkatuar
16.Sem. Mark Çuni (stilist) pushkatuar
17.At Aleksandër Sirdani (folklorist) vdekur në hetuesi
18.At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur në hetuesi
19.Prof. Simon Deda (përkthyes) vdekur në burg
20.Padër Mark Harapi (shkrimtar përkthyes) burgosur
21.Padër Gjon Karma (folklorist) burgosur
22.Padër Pjetër Mëshkalla (poet, filozof, teolog) burgosur
23.At Marin Sirdani (historian) burgosur
24.At Konrrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur
25.Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur në hetuesi
26.Pjetër Gruda (aktor) vdekur në kamp
27.Mark Dema (përkthyes) burgosur
28.Zef Zorba (përkthyes, regjizor) burgosur
29.Gjon Shllaku (përkthyes) burgosur
30.Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur
31.Koço Tasi (linguist) burgosur
32.Gjush Sheldija (folklorist, historian) burgosur
33.At Viktor Volaj (studiues) burgosur
34.Luigj Filaj (muzikolog) burgosur
35.Marian Skanjeti (gazetar) burgosur
36.Akile Tasi (gazetar) burgosur
37.At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur
38.Napolon Tasi (përkthyes) burgosur
39.Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik, perkthyes) burgosur
40.Filip Fishta (studiues) burgosur
41.Hazis Vrioni (përkthyes) burgosur
42.Jusuf Vrioni (përkthyes) burgosur
43.Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur
44.Mirash Ivanaj (linguist) vdekur në burg
45.Lazer Radi (shkrimtar, perkthyes, studiues) burgosur
46.Sulejman Idrizi (linguist) vdekur në burg
47.Selman Riza (linguist) burgosur
48.Mitrush Kuteli (shkrimtar, perkthyes) burgosur
49.Qemal Draçini (kritik) vdekur në burg
50.Musine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur në internim
51.Ramadan Sokoli (muzikolog, studiues) burgosur
52.Ndoc Nikaj (shkrimtar) burgosur
53.Mustafa Gërblleshi (shkrimtar) burgosur
54.Gjergj Bubani (gazetar) vdekur në burg
55.Zef Gruda (kompozitor) burgosur
56.Pashko Gjeçi (përkthyes) burgosur
57.Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur
58.Dylber Starova ( muzikant) burgosur
59.Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur
60.Anton Frashëri (shkrimtar) burgosur
61.Nexhat Hakiu (poet) burgosur
62.Petro Marko (shkrimtar) burgosur
63.At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur
64.Zef Leka (kompozitor) burgosur
65.Mit’hat Araniti (publicist, përkthyes)burgosur
66.Guljelm Deda (gazetar, përkthyes) burgosur
67.Beqir Haçi (poet, përkthyes) burgosur
68.Kasem Trebishina (shkrimtar, dramaturg) burgosur
69.Mark Ndoja (poet, kritik, studiues,) burgosur
70.Gjergj Komnino (poet) burgosur
71.Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur
72.Nikolla Kote (përkthyes) burgosur
73.Pjetër Gjini (poet, kompozitor, humorist) burgosur
74.Kin Dushi (shkrimtar) burgosur
75.Dhora Leka (kompozitore) burgosur
76.Uran Kostreci (poet) burgosur
77.Lekë Previzi (piktor, poet, përkthyes) burgosur
78.Pjetër Arbnori (shkrimtar) burgosur
79.Leka Toto (dramaturg) burgosur
80.Nuredin Boriçi (poet) burgosur
81.Pano Taçi (poet) burgosur
82.Bajram Hyseni (poet) burgosur
83.Jorgo Bllaci (poet) burgosur
84.Trifon Xhagjika (poet, gazetar) pushkatuar
85.Xhelal Koprëncka (poet) pushkatuar
86.Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
87.Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
88.Robert Vullkani (përkthyes) burgosur
89.Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
90.Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
91.Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
92.Anastasia Taçi (librare) burgosur
93.Mandi Koçi (kameraman) burgosur
94.Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur
95.Genc Leka (poet) pushkatuar
96.Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
97.Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
98.Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
99.Visar Zhiti (poet, gazetar, shkrimtar) burgosur
100.Halil Laze (gazetar, shkrimtar) burgosur
101.Daut Gumeni (poet) burgosur
102.Frederik Reshpja (poet) burgosur
103.Lluk Kaçaj (bariton-opera) burgosur
104.Milto Vako (dirigjent) burgosur
105.Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg
106.Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg
107.Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg
108.Edison Gjergo (piktor) burgosur
109.Ali Oseku (piktor) burgosur
110.Maks Velo (piktor, shkrimtar) burgosur
111.Abdullah Cangonji (piktor) burgosur
112.Sadri Ahmeti (piktor, poet) burgosur
113.Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
114.Minush Jero (dramaturg) burgosur
115.Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
116.Sherif Merdani (këngëtar) burgosur
117.Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur
118.Beqir Çela (poet) pushkatuar
119.Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
120.Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
121.Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
122.Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg
123.Dhimitër Lala (kameraman) burgosur
124.Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur
125.Telat Agolli (artist cirku) burgosur
126.Havzi Nela (poet) varur
127.Ylber Merdani (poet) burgosur
128.Aleksandër Zeka (poet) burgosur
129.Jamber Marko (poet) burgosur
130.Gjergj Peçi (poet) burgosur
131.At Zef Simoni (prozator) burgosur
132.Imzot Frano Ilia Arqipeshkev (folklorist) burgosur
133.Dom Nikollë Mazreku (studiues) burgosur
134.At Zef Pllumi (shkrimtar) burgosur
135.Llazar Moreka (kompozitor) burgosur
136.Niko Kotani (redaktor) burgosur
137.Medi Prodani (kitarist) burgosur
138.Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur
139.Mihal Zallari (publicist, përkthyes) burgosur
140.Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur
141.Zef Mala (drejtor i biblotekës) – vdekur në burg
142.Fotaq Filipeu (muzikant) – i burgosur
143.Astrit Delvina (shkrimtar) – i burgosur
144.Gani Skura (poet) – i burgosur
145.Fatos Mero Rrapaj (folklorist) i burgosur
146.Eqerem Biba (përkthyes) i burgosur
147.Don Gjergj Simoni (poet) – i burgosur
148.Prof. Sami Repishti (prozator, studiues) – i burgosur

*149.Ahmet Kolgjini (poet, esseist) – i burgosur
150.Maksim Rakipaj (perkthyes) – i burgosur,
151.Piro Kuqi (poet, perkthyes) – i burgosur
152.Hamit Ajdini (poet, perkthyes) – i burgosur
153.Uran Kostreci (poet) – i burgosur
154.Agim Musta (studiues, shkrimtar) – i burgosur
155.Lef Nosi (koleksionist, gazetar) –  i pushkatuar
156.Selman Riza (gjuhetar, albanolog) – i burgosur
157.Ibrahim Hasnaj (shkrimtar) – i burgosur
158.Shefqet Kelmendi (shkrimtar) – i burgosur

*pjesa me blu të plotësuar nga radiandradi.com
Marrë nga gazeta “Liria”,
organ i Shoqatës Kombëtare të Përndjekurve dhe të Denuarëve Politikë te Shqipërise,
Tiranë 2002

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.