back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Liria e fjalës dhe besimit – Opinon nga Behar Gjoka

Gazeta

Liria - një ëndërr që nuk vdes
Liria – një ëndërr që nuk vdes
Liria e fjalës dhe besimit
Opinon nga Behar Gjoka
 
Njerëzimi, në perëndim dhe lindje, pas ngjarjeve makabër të Parisit, ku terrorizmi dhunoi jetën dhe lirinë, nuk është më si më parë. Ankthi apokaliptik dhe, sidomos dalja nga shishja e djajëve të urrejtjes, ka bërë që në marrëdhëniet ndërnjerëzore të krijohet një mpirje e pazakontë. Një ngërç, mental dhe emocional, që vetëm sa po e zgjat praninë e territ në tunel dhe drita e daljes prej tij vetëm sikur po largohet. Qenia njerëzore, pavarësisht rajonit dhe besimit, nuk është më si më parë, sepse sërish, si rrallë herë, është vënë në sprovën e zgjidhjes: të nevojës për fjalën e lirë, si dhe të dobisë së besimit. Të fjalës së lirë, pa të cilën vështirë se funksion një shoqëri normale, aq më tepër në sistemin demokratik. Po ashtu, demokracia ka thelbësore edhe besimin, sigurimin për ta ushtruar si besim dhe në barazi të plotë më të tjerët, e besimit ndryshe. Pra, njeriu i perëndimit apo lindjes, veriut apo jugut, tashmë gjendet në zgripin e zgjedhjes në mes fjalës së lirë dhe besimit, të cilat që të dyja përplotësojnë vetë sistemin demokratik. Ndërkohë, që fjala e lirë dhe besimi janë të drejta themeltare, të njeriut. Në një shtet demokratik, e drejta e fjalës dhe e besimit, ndërkohë garantohet me ligj.
Liritë dhe të drejtat themelore, ecin paralelisht, në shoqëritë e lira dhe demokratike, ecin si përplotësuese të tipareve që mishëron demokracia. Si liri njerëzore, pra liria e fjalës dhe liria e besimit, ndërkaq janë të panegociueshme dhe të barazvlerta, si ekulibër etik dhe mbijetues i themeleve të një jetës së qenies njerëzore. Si liri shprehje dhe besimi, pra e vlerave shpirtërore, jo shumë larg, por edhe specifike njëherit, përgjithësisht ato ecin paralelisht. Tepria dhe shpërdorimi nuk shpëton askënd dhe dihet se tepria vjen nga shpërdorimi i fjalës së lirë, po kaq edhe nga shpërdorimi i besimit, që jo rrallë deformohet nga idhtarë të ndryshëm deri në fondamentalizëm. Situata e tanishme, është më e ndërlikuar nga sa mendohet. Në fakt është një situatë specifike, e cila kërkon mendje të ftohta dhe me vizion për të ardhmen e humanes. Situata agravuese, nuk mundet të zgjidhet duke i hedhur benzinë zjarrit, si dhe duke thelluar urrejtjen atavike, që rrënon qytetërimet dhe thelbin e bashkëjetesës së qenies.
Situata e shenjave të rrokshme, të përplasjes së qytetërimeve, që tashmë në emër të jetës, të vlerave humane të bashkëjetesës paqësore, të shmangimin teprinë dhe shpërdorimin, ngado që vijnë. Në emër të jetës, besimi i secilit prej nesh, si dhe fjala e lirë janë të shenjta, janë dy shinat nëpër të cilat ka ecur qenia njerëzore. Në emër të shenjtërimit të fjalës së lirë, si magji letrare, humor apo satirë, dhe besimit fetar si larmi, le të braktisim buzën e humnerës, ku kemi mbërritur, pragun e honit terr që sjellë zezonën sot dhe nesër. Në këtë betejë të ndërlikuar, pa front dhe që po frontalizon njeriun kundër njeriut, vështirë se do të ketë fitimtarw, sepse ngado ndeshim viktima pa gojë, sepse sakrifica në emër të urrejtjes nuk shpie asgjëkund… E shenjta është unike, pavarësisht se ajo që për mua është e shenjtë, nuk ka se si të jetë për të gjithë, por e shenjta e secilit duhet trajtuar me respekt, nga secili prej nesh, pavarësisht besimit, hapësirës ku gjallojmë…
18 Janar 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.