back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Liria e Cunguar – nga Bahri Beci

Gazeta

Prof. Bahri Beci
Prof. Bahri Beci

Liria e Cunguar

nga Bahri Beci

Viti 1990 është viti i lirisë, viti i kthesës së madhe në të gjitha fushat, pra, edhe në fushën e shkencave gjuhësore.
Më 1990, për herë të parë krijohet hapësira e nevojshme për diskutimin e lirë dhe të hapur edhe të problemeve të gjuhës sonë letrare, të vlerësimit të rrugës së formimit dhe të rezultateve të arritura dhe të problemeve që dilnin.
Deri atëherë diskutimi i këtyre problemeve ishte jo vetëm i pamundur po edhe me pasoja të paparashikueshme… 
Shoqëria shqiptare lidhur me këtë problem dominohej nga shpjegimet plotësisht të politizuara të përfaqësuesit kryesor të gjuhësisë zyrtare, profesor Androkli Kostallarit.
Pikëpamjet dhe shpjegimet e dhëna prej tij për historinë e formimit të gjuhës letrare nuk mund të diskutoheshin, aq më pak të viheshin në dyshim.
Po e konkretizoj këtë me një ngjarje a incident të vitit 1990, në mbledhjen e këshillit shkencor të Institutit.
Në këtë mbledhje A. Kostallari, ish drejtori i këtij institucioni, propozoi të organizohej një Konferencë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.

Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe
Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe

Në përgjigje të propozimit të tij, unë thashë:
-Jam plotësisht dakord, po me kusht që të organizohet një konferencë demokratike.
-Çdo të thuash me këtë? – ndërhyri Kostallari i nervozuar.
-Dua të them, – iu përgjigja, – një konferencë ku të ftohen të gjithë, edhe Martin Camaj, edhe Arshi Pipa etj.
-Ti, – më tha, – dashke të revizionosh vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit.
-Jo vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, – i thashë, – po shpjegimet e dhëna prej jush për historinë e formimit të gjuhës letrare.
Dhe mjaftoi kjo, që ai të deklaronte në presidiumin e Akademisë së Shkencave se Bahri Beci kërkon të revizionojë vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, se Bahri Beci është antikombëtar…!
Siç shihet përpjekjen e parë për një diskutim të hapur dhe shkencor të problemeve të gjuhës sonë letrare, profesor Androkli Kostallari, përfaqësuesi kryesor i gjuhësisë zyrtare, i plotfuqishmi i gjuhësisë shqiptare të kohës, jo vetëm donte ta bllokonte, po edhe ta politizonte, madje ta ngjyroste me antikombtarizëm.
Besoj se kjo nuk ishte e as nuk mund të ishte rastësi. Në të vërtetë ishte paralajmërim i atyre që do të ndodhnin në përpjekjet për të shprehur lirisht pikëpamjet tona shkencore, pra, i barrikadës që po i ngrihej lirisë së fjalës, luftës për të vërtetën.
Dhe ai nuk ishte vetëm, nuk ishte një. Ai dhe shokët e tij kishin punuar e investuar vite të tëra dhe ia kishin dalë të formonin “ithtarët” e tyre a “dishepujt”.
.
Bahri Beci – “Homo ideologicus” në shkencën shqiptare, Tiranë, 2015

.
Marrë nga muri i Fb i Agim Morinës, 23 janar 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.