back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lexime orientale Mbi punët e turqve me fakte & jeta e Skandërbeut – Venedik 1441 librin e Pal Jovit (Paulo Iouio)

Gazeta

Pal Jovi (Paolo Jovis)
Pal Jovi (Paolo Iovio)

Lexime orientale

Mbi punët e turqve me fakte & jeta e Skandërbeut – Venedik 1441

librin e Pal Jovit (Paulo Iouio)

përktheu me shkurtime Leka Ndoja

Udhëtim në Konstandinopojën e vitit 1540.
Ka një numër të madh ebrejsh, marranianë të dëbuar nga Spanja, që kanë sjellë gjithë zejet.
Ata ngritën dhe Bezistanin ku shiten pëlhura, stoli të punuara ari dhe argjendi dhe skllevër.

Kapitulli i Parë: Udhëtimi nga Venecia në Dalmaci, Beograd Nish, Sofje, Adrianopojë,
Kapitulli i Dytë: Kostandinopoja, Porta dhe Sarajet e Sulltan Sulejmnanit.
Kapitulli i Tretë: Mënyra e qeverimit të Perandorisë.
Saraji sheh dy detet dhe ka perimetrin 3 milje, quhet Porta projektuar nga Sulltani Mehmet para vdekjes. Sulltanit i shërbejnë gjashtë të rinj. Dy i rrinë te koka e te këmbët me pishtarë në dorë kur Sulltani fle. Në mëngjes e veshin me veladon kaftan më vete. Kasnabashi kreu i thesareve mban 1000 aspra ari që Sulltani t’i kete gjithmonë me vete në gjueti ose në qejfe, mbasi Sulltani dhuron nga thesari shuma të mëdha.

Siliktari – mban harkun dhe shigjetat.
Xhukteri – mbajtësi i këpucëve.
Saraptar – ai që mban kupën e ujit.
Shemlixhi – që mban fronin.
Odabash – kreu i dhomës (rroga 30 aspra në ditë)
Kapagashi – eunuk, kyedertar.
Kasnadarbash – eunuk kreu i thesarmbajtësve.
Xhilerxhibash – kreu i despensieri-ve shtrues tryeze…
Sarajdarbash – eunuk, kreu i Sarajit kur Sulltani është jashtë. Të gjithë kanë nga 12 eunukë në varësi.
Xhokadari – mban veshjet.
Jeniçerë – 12 000.
Odobash – 40.
Solakbash – varen nga Agai i jeniçerëve
Saraçë – 16 000.
Zagerxhibash – kapo i astorëve kreu i skifterxhive – 150.
Zanixhiler – 200.
Gebexhibash – kreu i armaturave – 1500 gebexhi
Topçibash – kreu i bombardierëve
Arabaxhibash – kreu i karrocierëve – 40 aspra – 3000 vetë, 3-6 aspra për njeri.
Mekterbash – kreu i trompetierëve.
Imralem Aga – mbajtës flamuri.

Perandoria Osmane
Perandoria Osmane

Në saraj janë 500 të rinj 8-20 vjeç, për kënaqësitë e Sulltanit që paguhen 10-12 aspra në ditë. Këta mësojnë arte të ndryshme lexim, shkrim, doktrinën e ligjeve dhe kalërimin. Mësuesit janë Talisman të vjetër të quajtur Kozza, doktorë në ligje. Vishen me veshje një ngjyrëshe me xhufkë të artë. Këta nuk dalin nga Saraji vetëm në moshë të madhe, çdo 10 prej tyre ruhen nga një eunuk i ri Kapoglan (Kapllan?) flenë në një sallon të madh eunukët rrinë në mes, kanë një kopësht në Saraj, ku rrinë 35 kopshtarë të quajtur Bostanxhi, janë jeniçerë. Kur dalin jashtë bëhen Jeniçerë ose Solaki ose Kapixhi.
Bostanxhibash – 50 aspra.
Protoxher – tetar i kopshtarëve,
Bolushbash – kryetetar (capotenente). Mbajnë gati dy fusta kur del Sulltani në det – bolushbashi mban timonin – 40 aspra.
Halvaxhibash – kreu i ëmbëlsirave.
Kasnerxhibash – kreu i bufesë – credentier – 80 aspra. I mban pjatën nga mëngjesi në darkë Sulltanit. Ka 100 kasnexhir në varësi me 30 aspra.
Mutpashemin – dispensier – 40 aspra. 100 jeniçere sjellin me karroca drutë.
Saka – sjellin ujin me kuaj. Ata që bëjnë pazarin për pjatën e Sulltanit dhe të eunukëve të tij, 1000 vetë – 5 mijë aspra në ditë. Stalla me 200 kuaj për Sulltanin me 100 vetë.
Tre kapixhibash – kapitenët e portave – paga 100 aspra. Janë prezent të veshur sipas gradave kur vinë ambasadorët ndërsa i puthin dorën Sulltanit.
Katër Pasha Vezir – kryekëshilltarë. I vjetri ka pagën 24 mijë dukatë në vit, i dytë, i treti, katërti 16-18. Kanë shumë dhurata në dhomat.
Tani janë 3: Ibrahimi lindur i krishterë në Pargë, i dyti Ajazi nga Cimera (Himara?), i treti Kasin nga Kroatia – i krishterë i grabitur. I katërti u shtua Hajredin bej Barbarosa me kombësi shqiptare nga Korfuzi, i cili tani është Mbreti i Algjerit në Barberi.
Vezirët vishen me pompë e me sqimë të madhe. Ibrahimi ka 6000 skllevër, Ajazi 2000, Kasini 1500, Barbarosa 4000. Kanë kusi të arta – dhe enë argjendi.
Kanë nga 25-30 sekretarë që formojnë administratën.

Ofiqaret Ushtarake te Perandorise Osmane
Ofiqaret Ushtarake te Perandorise Osmane

Myftijtë – janë interpretë të ligjit të shenjtë. Ekuivalentë me Papën.
Kadi Leskieri talismani – doktorë në ligje, ushtarake, njëri ishte grek tjetri nga Anatolia.
Kaditë – ekzekutorë të ligjeve që paguhen me 100 dukatë në vit dhe shërbehen nga 200-300 skllevër. Kadilerët mbajnë 10 sekretarë dhe dy Moshturbashe – që mbajnë ofiqin e kalorsisë.
Defterdarët, thesar-ruajtës – janë guvernatorë të të hyrave. Mbajnë të ardhurat e Greqisë, Danubit, Azisë, Sirisë dhe Egjiptit. Marrin 10.000 dukatë në vit.
Rosunamexhi – kreu i shkrivanëve që marrin paratë dhe i disbursojnë.
Vesnadar – peshues parash.
Sarafierë – si bankierë që njohin arin, argjendin.
Nesangjibash – kryekancelar – që nënshkruan urdhërat – shkresat publike me firmën e Sulltanit.
Kasnadarbash – shef i thesarit me 10 Kasnedarë.
Defteremin – përgjigjet timaret dhe ka regjistrat e timaratit.
Mutaferashe – 80 vetë. Sjellin heshtat në fushim. Ngrihen në postin e Agait – kapitenë.
çaushbash – kreu i kapitenëve të ushtrisë. Nëse e dërgon Sulltani ia pret kokën Pashallarëve në Sanxhak me urdhër me shkrim të Kadiut. Ka 100 skllevër.
Meshterbash – shefi i shtrimit të qilimave, pastrimit të oborrit dhe blerjeve.
Agai – kapiteni i jeniçerëve me pagë 100 aspra.
Seshmenbash – kreu i qenëve të gjuetisë – ka 100 jeniçerë.
Zagarzibash – kreu i qenëve roje ka 700 jeniçerë.
Vojvodë – grada më e lartë e jeniçerëve, ruajnë kështjellat kryesisht ata rrinë bashkë dhe janë tmerr i Sulltanatit.
Agai i Silishtarëve – 3000 të tillë – në vartësinë e tij është Protogjeri i shkrivanëve.
Olosaxhibash – krerë ushtarësh me dymijë Olosaxh.
Peyk – korrier këmbësorë.
Meshterbash – kreu i trombetierëve dhe tambureve.
Imralem Aga – mban flamurin.
Aga i Azamoglanos – jeniçer grek, Bejlerbeu i Greqisë që përfshinte gjithë Europën turke.
(Delle cose dei turchi, & con gli fatti, ed la vita di Scanderbeg)

Marrë nga muri i Fb i Vrethee Lnika 9 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.