back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Lexim përtej ngjyrave… – nga Emi Krosi

Gazeta

Gustav Klimt - Puthja
Gustav Klimt – Puthja

Lexim përtej ngjyrave…

nga Emi Krosi

(Në përkushtim të “Puthjes”

pikturës së Klimt, në shkrimin e Jozef Radit)

Sandro Botticelli - Lindja e Veneres
Sandro Botticelli – Lindja e Veneres

Pjesa I

Fillesa e kësaj eseje ishte leximi i një shkrimi të rinisë së hershme të Jozef Radit, teksa rrekej të përkthente në Savër të Lushnjes (kamp internimi në kohën e komunizmi, ku familja e tij ishte e internuar) “Puthjen” pikturën e Gustav Klimt italisht-shqip (një libër italisht pa titull), me ndjesinë e një djaloshi të ri, me dilemat dhe ndjesitë e të qenit i dashuruar.
Ajo vështron ashtu shkujdesur, si në një botë të largët, që përhumbur vështron ujërat e qeta dashurore… Ashtu në meditim, (përpara të dashurit të saj), kryqëzon duart nëngushë, me buzët me konture të forta të hapura pakëz, kumtojnë si një burim, zjarrmimin e shpirtit përballë penelit, që (ç)ngjyros format femërore… duhet t’i shmanget udhëkryqit të syve dhe shpirtërisht dhe mishërisht nga përtejëndrra ajo Adele (gruaja e një fisniku që pozonte për piktorin), mbeti “peng” e epshit dhe dëshirës si molla e ndaluar…
Me ngjyra të arta, (të kuqen e dashurisë dhe purprin e gjakut), thuret estetikisht si një poezi, me vështrim të thellë, të trishtë përtej dilemës së buzëqeshjes së (Xhokondës burrë apo Mona Lizës femër), me hamendësimet e kritikës botërore, për… burrë-grua. Fundja, jeni Adami dhe Eva dhe vështrimi i Mona Lizës enigmatike, përballë Adelës syzezë dhe me vështrim dashuror, në tejhapsirën e shpirtit të pamëkatë, të ndjenjave që komunikon gjuha, (shkrimtarët, poetët, esteistët) në kërkim të mijërave skenarëve, serenatave, filmave e mijëra sajesave të 007 apo Kim Filbit, për të gjetur “hajdutin” e Xhakondës, si dikotomi e dyfarëzuar. Rrëfimi lirik i ndjesisë së ngjyrave dhe përkëmbimi si një postulatë lirike me linja femërore, është si një frymëzim i epërm nëpër mjegullnajë, përtej bregut tjetër të qasjes sentimentale të jetëgjithësisë shpirtërore, bashkë me mëkatin e mishit dhe trupit, vetëdorëzimit të dëshirës, përtej erotizmit poetik, apo “epshit” të pikturave, si sirena kobndjellëse Circja, fundoset thellësive të magjepjes, nga jashtë të kënaqësive sipërfaqësore deri në derdhjet më intime…misteri… përmes imazhesh figurative…
Kërkoj lëngun e misterit të shpirtit të mallit, dshurisë dhe fatit, përkthyer gjunjazi deri në esencën e eksitimit të dhembshëm… hapsira e lëngut të kuq (mesturacionet dhe telajo) derdhet me imazhe dëshirash të pafundme, që shkrihen në vazhdimësi hyjnore, trupore, femërore, si metaforë qiellore apo motonimikë hapsire, deri në kufjtë e neurozës çmendurake… dashuria s’ka kufi. Ajo është aty. Mes të verdhës dhe të kuqes së zbruztë, sheh ashtu e ndrojtur me duar të kryqëzuar mbi gjijtë e saj të zbuluar, me dëshirën për të zhbiruar edhe tejzat e imta të shpirtit. Ajo, dashurinë e quan dritëdhënëse duke copëtuar edhe jetën për të ushqyer ndjenat. Ajo do të shkërmoqet tej humnerave me flijimit si Ema dhe Ana Karenina, por vetëmohimin egoist, se nuk mund t’i shmanget fatit si Xhuljeta, kur dashuritë njerëzore i dorëzohen “zjarrit” të pasionit. Përballë saj epshi, “djalli” plangprishës dhe simbolika katrore e artit që simbolizon lirinë…
Liria e epsheve, që depërton përtej dëshirave, apo edhe mosguximi për të shkelur rregullat e moralit. Me fustanin e ngushtë trekëndore, me forma të drejta, mbulon intimitetin në formë katrorësh dhe trekëndëshash, duke joshur sa estetikisht, për të depërtuar me sy, deri në thellësinë e lëkurës të trupfemrës. Largohemi, nga portreti jetësor njerzor, se pjesa jonë mishtore, nuk jeton dot pa ndezjen e artë të pasnjyrës erotike të lakuriqësisë…!
“Adele Bloch-Bauer zbriti nga lartësia e klasës, të transformojë mishin dhe gjakun, si një shfaqje në një ëndërr sensualiteti dhe vetë-kënaqësie”. Kritiku O’Connor shkruan, se piktura “duket të përfshijë feminitetin” duke e krahasuar Adelë me Mona Lizën, ndërsa për Müller dhe Tatzkonë, ari jep efektin që Adela shfaq “melankolike dhe e pambrojtur”, që përcjellë mister, ose quhet edhe si një “hakmarrje ndaj të dashurit”.
Misteri njesohet me duar të kryqëzuar në gjoks, për të (mos)fshehur drojën e dashnorit piktor.
Ajo mund të jetë nudo, çrëndësi ka. Ngjizja e arit dhe kontrasti i erotizmit të fshehur, me fytyrën jashtë, mosha e pjekurisë erotike e papërmbushjes femërore me jeten bashkëshorte dhe atë seksuale, “mbuluar” nga natyralizmi dhe simbolizmi fin. Shprehja e thellë e syve të zinj, me flokët po ashtu, e kujqa e buzëve dhe mollëzave, me kontrast me gjerësinë e ballit të rrafshtë e të bardhë qafës me gjerdan dhe bustin e rrafshët janë mistike, erotike dhe epshore…
Pikëtakime fatesh… Kur shumë femra frymëzojnë piktorë, poetë, kompozitorë, skenaristë (lidhja mes personazhit dhe protagonistit dhe anasjelltas) Laura frymëzoj Petrarkën, Flober gjeti (frymëzim tek Luize Cole (Kole) për Bovarinë, Dante takoj Beatriçen, ashtu si Po-ja takom Eleonorën, por edhe Matilda frymëzoi Vagneri për “Tristianën”, Apollo (shigjetoj nimfën Dafne dhe ajo u shëndërrua në shkurre “shkatërron bukurinë që më ka plagosur, ose ndryshoni trupin që shkatërron jetën time”. Piktori ka “rindërtuar” një bukuri të përjetshme në telajo, por trupi-femër është një mishërim i moralit dhe të pamoralshmes, që kundrohen fshehtas me dëshirën e tundimit të poshtërrobës, për linjat e bardha të femrës plot pasion, epsh dëshirë seksuale, përtej moralit të kohës.
 .
Gustav Klimt - Adele
Gustav Klimt – Adele

Pjesa II

Mes estetikës komporative dhe rrafshit estetik të figurave hapsinore, qiellore, katrore, pikturale hapsirë – figurë, në shumësinë e interpretimit, semanatizmin e shenjave gjuhësore, në horizontalitet me shenjat e ngjyrave të pikturës që “ngjizi” edhe kubizmi. Elementi më i fuqishëm i kubizmit, ishte nudizmi. Femrat lakuriq ishin subjekte obsesive. Çdo gjë në universin e tyre piktoreske, sidomos pas vitit 1920, ishin të lidhura ngushtë me trupat lakuriqe të femrave. Pablo Picasso (Pablo Pikaso) i veshi femrat e tij vetëm me ndjenja, që fillonin nga ëndrrat erotike deri tek arroganca e tërbuar dhe e hidhur, ashtu si asnjë artist tjetër perëndimor nuk kishte arritur kurrë t’i vishte. Ai e bënte këtë me anë të metamorfozës, duke e rikompozuar trupin sipas formës së fantazisë së tij të posedimit dhe sipas “fantazisë” së tij seksuale. Format e fshehura dhe krahasuese të “lojës së kubizmit” prej të “krisuri” e pse jo dhe një “arroganti të sëmurë”, ai “do të zhvendoste”, ashtu siç e quante Pablo Picasso këtë proces, – “ishte të vendosje sy në mes të këmbëve, ose organe seksuale në fytyrë”, duke ecur ku të tjerët nuk kanë guxuar. Të kundërshtosh, siç thoshte ai: “Natyra bën shumë gjëra sipas mënyrës sime, por i fsheh ato!”.
Ashtu si prurjet e para, edhe të fundit, do të ishin vetëm të tijat (të Pikasos) të ndryshme dhe të famshme, misionare dhe heretike, njerëzore dhe hyjnore, duke mbetur një piktor gjeni, njeri që besonte se gjithçka që duhet të kërkosh në jetë, është liria, të cilën ai e zotëroi, e përqafoj, edhe atje ku e mori shumë herë pëdhunshëm, lirinë e Adele për Gustav Klimt, apo lirinë e femrave kubiste të piktorit fatlum Pikaso.
 
Sandro Botticelli - La Nascita di Venere (Lindja e Venusit)
Sandro Botticelli – La Nascita di Venere (Lindja e Venusit)

Lindja e Venusit – Sandro Botticelli

Kur Gustave Courbet me pikturën e tij nudo  “Qendra e botës” bëri shumë zhurmë, saqë edhe u censurua, për imazhin e saj erotik. Tabloja pa duar e kokë, vetëm me seksin e femrës shalëhapur, me barkun dhe gjoksin (frymëzim nga e dashura irlandeze e Courbet), tregon se nga vijnë. Të gjithë vijmë nga seksi i femrës, të gjithë jemi bijë dhe bija të Evës. Prandaj quhet “origjina e botës”. Një pikturë erotike, por jo pornografike vetëm me seksin e femrës nuk është e “pështirë” por edhe pse “kokëprerë” ajo e sjell nudizmin ashtu siç është, vetëm njeriu siç lind dhe nga kanë lindur gjithë njerëzimi. Moderniteti tashmë është i “vluar” për seksin.
 
Lindja e Venusit ose e njohur si (pranvera) përtej pamjes së lakuriqësisë së femrës, me forma perfekte, ku syri nuk fshin asgjë, në krahasim me Klimt, Botticelli jo vetëm e zhvesh krijesën si Eva, është nëna e gjithësisë, por mëmësia nuk ia ka zbehur bukurinë, forma vijëlehtë dhe duke derdhur rrumbullakësinë e barkut, me dorën që mbulon gjinjtë e mbushur me qumësht (njeri gji jashtë), tregon nënën-femër dhe Venusin – Perëndeshë. Forma e degëve të flokëve, me vijëzimine theksuar të vijës së fytyrës dhe mjekrës syulur, shikon foshnjën pa turpin për fundbarkun e saj ku pubisi është i mbuluar me flokët. Mbulesa prej floknaje dhe “trishtimi” i syve kafë, të lodhur nga lindja, në sfondin e trupit të bronztë (jashtë sfondit të pikturës), poetika e brendësisë së ndërtimit të pikturës, na ndez brendësinë e joshjes së tërheqjes femërore. Nuk mund ta injorojmë, kur e gjithë qenia jonë i fsheh dëshirat e Libidos së Frojdit, sepse dëshira epshore mund të jetë femërore (të nxisë lezbizmin), fundja brenda ndjeshmërisë sonë, njerëzorja – epshi dhe kafshërorja janë “prè” e bukurisë, që na vesh me faj, mëkat apo dëshirë?!
Ardhja e femrave në piktura nudo nga bota mashkullore, tregon sesa i madh është tundimi dhe vartësia ndaj femrave, ashtu si femrat modele, para mënyrës “se si meshkujt përdorin artin” e tundimit ndaj femrave. Fytyra e Adeles është më njerëzore dhe tokësore, sepse Venusi është – qiellore dhe mitologjike, por lidhja Qiell-Tokë është ashtu si “mbarsja” e Venusit, është farëdrita ku shkrihet Hyjnorja – Eva, mitologjia – Venusi, njerzorja – Adele. Në Lindjen e Venus, Botticelli  krijoi imazhe evokative të Simonetës,  duke përshkruar idealin e bukurisë në format femërore delikate. Simoneta është perëndesha, që përfaqëson bukurinë ideale femërore, që do të thotë hiri dhe fisnikëria e shpirtit, por kjo pikturë do të ishte një alegori e dashurisë. Simetria perfekte, e gjuhës poetike të trupit është shenjuesi, por i shënjuari S/Z e Barthes, që e bën poetin të nxitë polisemantikën, njësitë kuptimore të leximi metaforik të pikturës, si pjesë e artit, se njeriu është qenie ekzistenciale mëkatare dhe vdekatare.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.