back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Letra e spiunit: Na thonë të dënuarit se jemi qenër… – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

 

Burgu i Spaçit - Foto me pranga
Burgu i Spaçit – Foto me pranga

Letra e spiunit: Na thonë të dënuarit se jemi qenër…

nga Kastriot Dervishi

Një tjetër i dënuar me pak vite burg kërkonte mbrojtje nga ministri i Punëve të Brendshme. Siç dihet spiunët kur përdoreshin dëshmitarë quheshin të djegur e nuk përdoreshin më. Por në sistemin e kampeve dhe burgjeve ky rregull nuk është ndjekur rregullisht sepse të burgosurit informatorë dhe dëshmitarë njëherazi qarkullonin në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë fitohej një lloj garancie për gjoja mosdjegien e tyre. Një tjetër person i përdorur si dëshmitar në procesin e vitit 1979, kundër gjoja “organizatës revizioniste” është i mëposhtmi. Yllson Molla, i vitlindjes 1956, u arrestua më 22.09.1976.
I deklaruar fajtor për agjitacion e propagandë, u dënua me 6 vjet burgim. U lirua më 12.10.1982. Në librin e tij, Fatos Lubonja e portretizon kështu në paraqitjen e tij në gjyq:
“Pas tij kërkuan të vinte Ylli Molla. Ky ishte një djalë i ri, rrondokop dhe kuqalash, shumë i shtrembër, por me një mish të shëndetshëm dhe pa qime, që e bënte të dukej si një derrkuc i njomë. Kjo pamje si dhe një naivitet prej fëmije, i tërhiqte shumë pederastët e kampit. Erdhi aty me një fytyrë të ndezur flakë. Dukej sikur i kishte harruar ato që do thoshte”. (Fatos Lubonja”, “Ridënimi”, faqe 205). Meqë kishte dëshmuar në procesin e Spaçit, shkurt-maj 1979, ai u dërgua në Kampin nr. 309 Ballsh, por edhe atje u njoh…
Ja letra e tij (me korrektim letrar)
.
Letra e një të dënuari në burg ndaj Ministrit Hazbiu
Letra e një të dënuari në burg ndaj Ministrit Hazbiu
Letër drejtuar zotit ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Tiranë.
Zoti Kadri Hazbiu!
Ju njoftoj se unë i dënuari Yllson Nuri Molla. Ju e dini çështjen e grupit të Spaçit, revizionistëve e nacionalistët. Ne ishim dëshmia e këtij grupi që u dënua nga organet kompetente. Ne kemi qenë efektivë të repartit nr. 303 Spaç dhe tani jemi transferuar në repartin 309/1.
Unë Yllson Molla, Nexhat Gjeçi dhe Manol Amza, kemi qenë për këta persona që thashë më lart dhe tani po u njoftoj se e shohim veten në rrezik se kanë sjellë 4 persona të grupit nacionalist u dënuan dhe tani ata po mobilizojnë grupe për të na zhdukur nga faqja e dheut. Ju thonë të dënuarve të ruhen prej nesh se jemi spiunët e Ministrisë së Brendshme dhe prandaj na kanë sjellë këtu. Që kur kanë ardhur këta këtu, gjendja është acaruar. Ngado që të shkojmë, ngado që të ikim na shajnë, si ne ashtu dhe pushtetin popullor. Shfaqin një urrejtje të tmerrshme për qeverinë dhe tani janë izoluar në infermieri. Dhe këta shokët që janë këtu po u detyrohen të futen në birucë pse grupi nacionalist le si na diskreditojnë me përgjegjësinë shtetërore, por nga ana tjetër bëjnë njerëz me vete. Për të na goditur, thonë se jemi hasmit e tyre të paharruar, se jemi qenër që u dënuam shokët me pushkatimi dhe për këtë do jenë të pamëshirshëm. Këta janë Nuredin Sula dhe Napolon Koleci, e të tjerë të këtij grupi.
Zoti Kadri Hazbiu!
Jemi në pozita shumë të vështira. Ju lutem shumë merrni masa sa më parë për këta persona.
Me nderime dhe respekt, i dënuari Yllson Molla
.
Marrë nga muri i Kastriot Dervishit, e mërkurë, 10 korrik 2019

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.