back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

“Letërsia si kujtesë, çështja e ndërgjegjes te Mihail Bullgakovi dhe Kasem Trebeshina” – nga Belfjore Qose

Gazeta

Belfjore Qose, Shën Petërburg,
Belfjore Qose, Shën Petërburg,

“Letërsia si kujtesë, çështja e ndërgjegjes

te Mihail Bullgakovi dhe Kasem Trebeshina”

nga Belfjore Qose

Një përvojë përmbushëse dhe e bukur,
mes kolegësh, kërkuesish dhe miqsh.
Ishte kënaqësi e madhe të kumtoja në Shën Petërburg
për dy autorët më të dashur për mua: Bullgakovin dhe Trebeshinën.
Faleminderit Akademisë së Shkencave
për vlerësimin e pjesëmarrjes sime
si të rëndësishme, dhe për mbështetjen.
Belfjore Qose, Shën Petërburg, 28 tetor 2018
.
Belfjore Qose, gjate konferences
Belfjore Qose, gjate konferences
Më 22-24 tetor 2018 në Petërburg u mbajt simpoziumi shkencor me temë “Fqinjësia në Europë: kulturat, kufijtë dhe praktikat komunikative”, ku mori pjesë Dr. Belfjore Qose me punimin shkencor “Letërsia si kujtesë, çështja e ndërgjegjes tek Mihail Bullgakovi dhe Kasem Trebeshina”.

Belfjore Qose është pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet doktorale mbi prozën e Trebeshinës. Simpoziumi shkencor ndërkombëtar në fjalë u organizua nga Akademia Ruse e Shkencave, Muzeu Antropologjik dhe Etnografik “Kunstkamera” dhe Instituti Rus i Etnologjisë dhe i Antropologjisë dhe mblodhi studiues, punonjës shkencorë, kërkues dhe pedagogë nga vende të ndryshme të botës. Fushat e kërkuesve pjesëmarrës ishin nga gjuhësia, studimet letrare, antropologjia dhe studimet kulturore.

.
Pjesmarresit e Konferences, Shen Pjeterburg, 2018
Pjesmarresit e Konferences, Shen Pjeterburg, 2018
 Kontakti me kërkues shkencorë dhe krahasimi mes autorëve M. Bullgakov dhe K. Trebeshina, ka nxitur interesin e kërkuesve të huaj mbi krijimtarinë e autorit shqiptar, në pikëpamje shkencore dhe si kureshtje letrare. Shpresojmë që ky të jetë një ndër përpjekjet serioze për të përhapur letërsinë e Trebeshinës në rrethe akademike, hulumtuesish por edhe lexuesish të letërsisë së shkrimtarit tonë të ndaluar për një kohë të gjatë në vendin e tij.
Më poshtë një përmbledhje e shkurtuar e kumtesës:
Certifikata per Belfjore  Qose
Certifikata per Belfjore Qose
Mjaft prej ngjashmërive mes Realizmit Socialist në Shqipëri dhe në Rusi janë të njohura dhe të pranuara prej studiuesve, por është folur dhe shkruar pak për ngjashmëritë mes letërsive të ndaluara të dy vendeve. Letërsia e ndaluar trajton shpeshherë të njëjtat tematika dhe po ashtu vërehet e njëjta prirje kundrejt formave të estetikës letrare moderne. Përmes këtij punimi synohet krahasimi i tipareve kryesore që përngjasojnë në prozën e Trebeshinës dhe të Bullgakovit, për të interpretuar kështu rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës. Disa prej këtyre ngjashmërive mund t’i shprehim shkurtimisht: vetëdija e fortë për krizën njerëzore, humaniteti dhe morali i njeriut të ri, dualiteti mes së shkuarës sakrale dhe të tashmes profane, tiparet moderne të formës dhe strukturës së veprës, çështja e gjenisë dhe e marrëzisë, absurdi, antikonformizmi, konflikti mes shkrimtarit dhe kritikës, çështja e të mbinatyrshmes etj. Veprat e këtyre autorëve përmbajnë një prani zotëruese të elementit fantastik, që bëhet arrati nga realiteti apo kohë reflektimi, për të dëgjuar ndërgjegjen dhe për të përjetuar katarsisin. Përmes këtij krahasimi ne mund të kuptojmë dhe vlerësojmë më mirë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
*Të drejtat për punimin e plotë i takojnë autores dhe botimit shkencor të akteve të simpoziumit shkencor të sipërpërmendur.


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.