back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Letërsi & pjesë shkëputuna nga Lyra… – nga Hortensia Haxhiademi – Pellumbi

Gazeta

Et'hem Haxhiademi - Kolana Vepra - Lyra -Pirrua - Abeli
Et’hem Haxhiademi – Kolana Vepra 2020 – Lyra -Pirrua – Abeli
55 vite të shkuara, me 16 mars të vitit 1965,
do të largohej nga kjo jetë, mbyllur në Burgun e Burrelit,
(pak muaj para se të lirohej mbas 20 vitesh ndëshkim barbar)
një nga figurat më përfaqësuese të letrave shqipe
liriku vezullues dhe tragjediani i pashoq,
mjeshtri i madh i gjuhës dhe fjalës shqipe, njeriu dhe intelektuali
për të cilin Shqipëria duhej të ndjehej krenare që fati ia solli ta kishte,
klasiku elbasanas Et’hem Haxhiademi…
Përvjetori i 55 i ngjitjes së tij në qiell (për fatin e letrave shqipe)
do të shoqërohet me daljen nga shtypi të Veprës së Plotë të tij
(10 libra – Poeteka), tre prej të cilave (Lyra – Pirrua – Abeli) janë ndër librari…
Edhe pse sot varri i Klasikut të Madh është pa njeriun brenda,
Shpirti dhe Vepra e Tij vazhdojë të jetojnë e të jehojnë
falë dashurisë së lexuesve sqimatarë po edhe përkujdesjes
e përkushtimit pakufi të mbesës së tij Hortensia Haxhiademi…
.
I përjetshëm kujtimi i Et’hem Haxhiademit!
.
Disa nga veprat e Et'hem Haxhiademit
Disa nga veprat e Et’hem Haxhiademit botime te viteve ’30

Letërsi & pjesë shkëputuna nga Lyra…

nga Hortensia Haxhiademi – Pellumbi

 “I tremb, i tmerron Ai… edhe i vdekun”
b. dylgjeri
.
Shënime
Botimi i veprës së plotë të Haxhiademit asht nji ngjarje mjaft e rëndësishme e panteonit te letrave. Së pari i dhuron lexuesit shqiptar ç’ka njihere qe dhurue me kaq punë, talent e dashni: nji segment, zhanra. Ngre perden e nji kange themeltare të letrave shqipe: Tragjedisë.
Vjedhë e dhunue pa kujdes, pa finesë. Pa pendesë! Nji pjesë e coptue pa shpirt! Nga nji regjim realsocialist, që vrau poetët dhe meku zanin.
Ky botim i dytë njikohe, si corus, asht kujdesun e vemendë me sjellë krah veprës, nji peisazh mjaft interesant. Faqe-faximile të tragjedive origjinale, shkrime, publikime që shoqnuen veprën e folën dramën. Këto Shenjëza, – kështu i mendoj – të botës letrare publicistike të Viteve ’30-’40, do jenë jo vetëm kënaqësi me lexue e vërejtë, por janë njikohesh mjaft të vlera. Sa nga pikpamja letrare, edhe ajo historike.
Botimet Poeteka, e ka sjellë këtë mozaik të Artë, si askush nuk mundte. E unë jam kënaqë që qeshë e pranishme me e pa, nga fillesa në fund.
E due erën e 30-ve. Këtë pjesë të cungueme të asaj çka mbeti mandej – Pa fillesë, emën a gjurmë. Më kujton nji Kapak të grisun trishtë, ç’ka mbeti për ne; nji libër të cilit i mungojnë gjysmat e faqeve.
Por, asht Historia jonë! Qoftë kjo e letrave a e gjakut!
Poetët, shkrimtarët, skenaristët, krijuesit kësisoj – i mbrrijnë asaj faqes së pasme, i hedhin nji vështrim të fundit, e lshojnë me nji qiell të pafund shijesh, vjetesh, epokash. Varet nga ne me zgjedhë. E mësue e rujtë.
Ka ardhë e ka shkue pra koha me e hapë atë Dritare, që sheh Përtej.
Ku gjendet e Tana!
.
Vepra e Haxhiademit - në libraritë e kryeqytetit
Vepra e Haxhiademit – në libraritë e kryeqytetit
Me botimin e Haxhiademit, më kanë ardhë shumë shënime. Nga Shkronjës, lexonjës, miq të Haxhiademit. Lexues si unë. Mirëdashës, si ai shënimi aty sipër. Bashkëqytetarë të tij kahere, që e patën lexue nji faqe, mbase lujtë nji karakter. Apo qoftë veç kanë ndigjue për Autorin. Poetë e gazetarë të cilët kanë punuar me njikohe a tjetër me Të – pak rëndësi ka kur… Dëshira e urime të mira që i lexoj me kujdes, uroj edhe unë kaq shumë të mbrrijnë diku. Sepse s’janë të mijat me mbajtë!
Botimi i 2020, i asht referue 30-ve jo vetëm duke i qëndruar besnik veprës origjinale, porse duke dokumentuar çdo shënim, fotografi, çdo citim me emra e data të sakta! Po kështu nga ana tjetër edhe shkrimet e paraqitura on line këto 5 vjet, në Radi&Radi ku jam edhe unë e pranishme, janë të dokumentuara e cituara deri në presjen më të vogël.
Çfarë shkrime janë përzgjedhë rreth Haxhiademit nga të tjerë, janë paraqitë kurdoherë me emra e librat përkatës. Ato që kam lexuar.
Shënimet e mija kolazh, kujtesat, mbresat, bindjet & përshtypjet e mija, janë nji fill tjetër. Nuk asht mbajtë vemendë në to, se cili shkrimtar qe i pari që e ka përmendë… Kalendari e llogjika ime asht ma teper prej tingulli e zemre. Unë shkruaj si ma ka anda e ma di mendja mue! përderisa nuk flas gjepura:) e i përmbahem rregullave etike.
Në njoftimim e ribotimit të veprave megjithatë, u tregova mjaft e kujdesshme dhe e përpiktë të përfshij gjithkënd.
Por, dua t’ju kujtoj me respekt- nuk ka të bëjë me ne ky botim. As me M.L.P e 2015-ës, as edhe me shënimet e mija. Ose me dikë që ka shkruar për të.
Të shpenzosh kohë me Haxhiademin (me çdo poet të asaj periudhe në fakt) it’s an Act of Love, not of fame!!
Porse fama dhe emni në ato letra është i Tij!
Nëse njiherë e keni dashur dramaturgun në nji shënim zemre që dikur ia keni lexuar – Sa mirë; dijeni që edhe unë ia kam dashtë atë shënim! E mos harroni:), ju lutem: por unë e kam edhe Letrën, edhe Zemrën!!
E shpreha në fillim me bindje për ne që harrojmë çka Bukuron Setrin: Haxhiademi dhe vepra e tij, madhështon Vetë! Edhe nji rresht mos shkruhej kurrë për Të!
Now, cheer up! – the letters Part x, & excerpts – Haxhiademi:
Nymphat e Shkuminit & Andrra e Jetës
Et'hem Haxhiademi - Pirrua 2020 - Botimet Poeteka
Et’hem Haxhiademi – Pirrua 2020 – Botimet Poeteka
my dearest,
Ndihen tinguj nëpër dega. Vashash me petka t’holla. Sot, më vjen edhe mua mama. Po udhton, as ëe speak.
E shkronja:). Një gëzim, si asht gëzimi me u pjekë me dikë të dashtun.
Ti, s’pate asnjiherë nevojë për mua. Për asnji! Ne, veç dhelatojmë. E drejtojmë lehtë vëmendën e grupit, në gjana që shkëlqejnë xixa-xixa… Sikurse ato rrëfenjat ma t’bukura për nanat.
Por, mendohem…
Imja vjen sot. Më sjell librat e Tij.
E e bukur kjo udhë gjithsesi… Ime Më, udhton me Ata libra të dashtun, më ditë të Tij.
E sa e Bekueme jam unë! Që munda t’i ndij ata zana e lmue qyshse çela sytë.
E Ti më jesh pranë: t’tanë jetën time… e Tanden…
Më vjen më ditë të mirë. Gjanat bashku porsi yjet n’Udhë Qumshti. Kështu e më çudit. Si m’i drejton nji dore prej së largu…
Vjete ke rrugëton, me at’ libër nën kre. I mban shoqni grave të bukura. Porsi në vjershat e tua-rrethu me zana!
A je i kënaq:)?
Nuk kënaqeshe lehtë Haxhiademi thonin:)
Z. Dylgjeri më ka thanë njiherë: “…më thoshte baba – ishte i mençëm e fodull Et’hemi. Por i shkon fodulliku zotnisë!”
Pesë hana kanë shkue, ne me tinguj t’Tuat.
Me llafe tande, tek na buzëqesh.
Thjesht, ne ndejtëm bashkë ca kohë:) Shëtita vargjesh. Palosë-ardhë orëve të vogla, me shkronja si rruza. Koha më e Bukur për netët e mija!!
Nji shkrim maji si urim, në Radi site. Me tre skulpurat e vajtonjësve të botës. E nji mallkim!
…Filluam me Lyrën… Sepse unë jam vajzë:). Sepse e desha qysh fmijë Lyrën nji varg ma fort. A mundesh me zgjedhë n’yje në qiell?!!!
Tu ula në prehën. Nxorra mallën e babës.
Nxorra mallë.
Sikur kurrë s’pata mundë në jetë time!
ëe had the most ëondrous time x!
Gëzuar Ditën e Lindës!
Ti, kënaqju punës Tate!!!
all my love,
Hortensia.
~ the letters. Part X. N.j, 8 Mars 2020
Et'hem Haxhiademi - Lyra 2020 - Botimet Poeteka
Et’hem Haxhiademi – Lyra 2020 – Botimet Poeteka

nymfat~

Ndër zaje të Shkuminit ku rrëqethen
E të shkumzuëme valët prap përndahen,
Ku lisat buzës s’tij e rrisin gjethen,
Nymfat po lahen.
Ato jan’ ndemun n’ujin e kullumun’
E trupat lark u duken bor’ të bardha;
Në krahanur shkëlqejn tyke notumun
Gjinjt porsi dardha.
Përmbrapa supavet të tyne flokët,
Si fije ari të kulluëm u derdhen,
Dhe rrezja e diellit kur u bie mbi kokët,
Faqet u verdhen.
Me gas në buzët zanë e rrokullehen
Të gjitha, dhe lëvizin porsi ngjala,
E tyke lojtun ambëlsisht dëfrehen
Ato ndër vala.
………
Kumbon muzik’ hyjnore në kto rrethe
E zoqt cërrasin thekshëm nëpër kodra;
Të gjitha pemët jan’ zbërthyë në gjethe:
Nymfat duën lodra.
Gjimonte pylli me dëllenja t’trasha
Dhe malet për kundrejt jehimin pritën;
Nga Helikona t’Mnemosinës vasha
Shpejtazi zbritën.
Këto të nand virgjina kangëtare,
Me veshje t’holla erdhën si mbas stine;
Në njanën dorë e kishin nga nj’ kithare
N’tjatrën dafine.
Dhe porsa sosën n’vendin e gazmendit,
Ku loznin valle Nymfat e Shkuminit,
Të gjitha u rradhosën si mbas rendit
N’hije të blinit.
Ndër’to má par’ Kaliopeja nisi
Me kang’ t’kallzojë veprat e të parve,
Dhe me kithare t’ambël ta stolisi
Fis’n e Shqiptarve.
Fatozat si këndoi qi koha solli,
Filloi Klioja kangën tregimtare,
Sâ burra t’vefshëm e të famshëm polli
Nana shqiptare.
………
Haxhiademi ~ Nymfat e Shkuminit /excerpt
16-XII-1933 / Lyra 1939
Et'hem Haxhiademi - Abeli 2020 - Botimet Poeteka
Et’hem Haxhiademi – Abeli 2020 – Botimet Poeteka

***

………..

Në qofsh pra i fuqishëm e me vlerë,
Me baltën e të vorfnit do të mblohesh,
Se dhe Cezari me t’mëdhenj të tjerë,
Humbën prej kohesh.
Në qofsh i vorfën e me t’ulët shkallë,
Nga grushtat e të fortit mos u tut,
Se as njeri në bot nuk mbet i gjallë,
Por n’dhé u fut.
Qëndro gjersa të marrish frymë i lirë
Dhe krenarin qi t’fali ty gjithsija,
Të mos e lshojsh tyke kërkue mëshirë
Nga plogështija.
Dikur nji mbreti n’koh’ të lashta prore
Nji skllav i thoshte se gjâ tjetër s’je,
Përveçse nji njeri me shpat mizore
Përmbi kët dhe.
Ahere veç nji andërr jeta qenka,
Qi nëpër valët e naturës breth,
Dhe kur mendohet fund’i saj nga brenga
Zemrat rrëqeth.
Po asht e kot’ njeriu me u frikumun
Prej nji ndryshimi qi do ta pësojë,
Sikundër çdo krijesë e ka qëllumun,
Po në nji llojë.
Ç’do gja qi lind do t’vdesi, kte gjithsija
E ka si ligj t’paprekshme për gjithmonë,
Mendo, njeri, i zhytun ke lakmija
Kohën mâ vonë.
IX-I-1935
Haxhiademi ~ Andrra e Jetës/ excerpt
Lyra-1939
 
***mëngjeset e Radit & orët e mija t’vogla me Lyrën e Haxhiademit
Et’hem Haxhiademi
8 Mars ’02 16 Mars ’65 – NJ 8 Mars 2020
(Picture: Haxhiademi/Botime Poeteka)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.