Legjenda: Shalë – Shosh edhe Mirdite – marre nga Erenestina Halili

Epika e maleve shqiptare...

Epika e maleve shqiptare…

Legjenda: Shalë – Shosh edhe Mirdite

Kjo legjendë, rriti brezni e brezni…
Shala, vëlla i parë, Shoshi i dyti, Mirdita – vëllai vogël…
Këto legjenda të trashëguara ishin, janë e mbeten
kodet tona të nderit e dashnisë për njani-tjetrin,
si dhe një minierë e artë për letërsinë… erenestina halili

Njëherë e një kohë, thonë se nji Dukë që zotëronte hapsira prej Lure e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjollë, (pra 3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe, derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve tashma kishte vdekur.
Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe, në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tri  familjet e Dukagjinit.
Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i pari) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjedhin pjesët e ndara (në rastin tonë hisja-pjesa) do të ndaheshin në tresh.
Përgjegjesia ishte e madhe…

Ismail Lulani - Epike legjendare

Ismail Lulani – Epike legjendare

E kështu i pari djalë i Dukagjinit e ndau pasurinë në:
Së pari: Një pjesë për një familje do të ishte pleqsia (e drejta për të dhënë drejtësi në gjithë territorin e Dukagjinit dhe më tej), e bashkë me të dhe Kali i Shalës.
Së dyti: Pjesë tjetër do të ishte mulliri i blojës, shosha, artizanati shtëpiak etj.
Dhe së fundi: Pjesa e tretë sipas vëllait të madh do të ishte toka bujqësore dhe kullotat. Mbasi u bënë të qarta ndarjet e pasurive dhe te drejtave, në tri pjesë: i vogli thonë – zgjodhi tokën. Kur ky vëlla (i vogli) zgjodhi tokën, vëllai i madh dhe vëllai i dytë njëzëri i thanë “Mirë dite!”. I dyti i tha vëllait të madh mbaje shalën e kalit (pra të drejtën për të pleqëruar e fituar prej saj); kurse mullirin, shoshën dhe artizanatin familjar e mbajti i dyti.
E kështu sipas kësaj legjende zona e Dukës Gjin, pra e Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje të mëdha: Mirditë, Shosh dhe Shalë (vëllai i parë).
Si për ta vërtetuar këtë legjendë ka gojëdhëna që bëjnë fjalë se deri para 70-100 vjetësh këto familje nuk merrnin e jepnin vajzë (nuk bënin krushqi) njëra me tjetrën. Pra e thëne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk merrnin në Shalë e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditës e Dukagjinit) ka qenë lumi Drin.
(marrë nga faqja e fb e Erenestina Halilit, 20 korrik 2016)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook