back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lazer Radi (100 vjetori i lindjes) – Dy shkrime nga Altin Ndroqi (1996-2000)

Gazeta

Lazer Radi - portret
Lazer Radi – portret

Lazer Radi (100 vjetori i lindjes) – Dy shkrime nga Altin Ndroqi 

Thyhem por nuk përkulem…

nga Altin Ndroqi

Libri “Misteret e një ministri”, nga Lazër Radi

Kur përmendet fjala ministër pothuajse gjithmonë, mendohet diçka e errët, e pashpjegueshme, diçka që ka ndodhur dhe është e pamundur të zbulohet. Mendohet për fenomene që vetë forcat e natyrës, si për të treguar plotfuqishmërinë e tyre, kanë dashur t’i quajnë ministër. Por jo vetëm ato kanë bërë diçka të tillë. Shpesh, shumë njerëz ndoshta, duke besuar dhe ato në plotfuqishmërinë e tyre, janë përpjekur të mbulojë me vellon e misterit ndodhi, periudha, emra, jetë njerëzish. Disa herë ja kanë arritur qëllimit.
Diçka të tillë u përpoq të bënte diktatori Hoxha me jetën e Mirash Ivanajt. Ivanaj u burgos, u torturua, vdiq në spitalin e burgut, u shërbeu pas vdekjes si kavje eksperimentale studentëve të mjeksisë dhe, më pas, e hodhën në honet e harresës. Dihej vetëm se kishte qenë armik i pushtetit popullor.

Mirash Ivanaj (1891-1953)
Mirash Ivanaj (1891-1953)

Por, ndodh që 100 faqe të një libri hedhin dritë mbi gjithçka, të thonë atë që nuk dihet: të vërtetën. Atë që nuk është guxuar të thuhet kurrë dhe të bëjnë portretin e një njeriu. Jo më kot libri titullohet “Misteret e një ministri” me autor Lazër Radin. Ndonëse autori thotë se “nuk kam ndërmend të paraqes në shënimet e mia modeste, a staturën e vërtetë të eruditit Ivanaj e as të bëj një monografi biografike të plotë të këtij personaliteti kaq të fuqishëm e kompleks”, faqet e librit dëshmojnë për punën kolosale, këmbënguljen dhe dëshirën për të ndriçuar jetën dhe veprimtarinë e një njeriu si Mirash Ivanaj.
Një njeri që në vitet ’30 konsiderohej si njeriu më i kulturuar në Shqipëri. Shkollën fillore e kishte kryer në Titograd, të mesmen në Beograd dhe Universitetin në Romë. Aty, pasi mbaron Fakultetin e Letërsisë dhe atë të Drejtësisë, merr dy doktorata. Zotëronte disa gjuhë të huaja, por i përkiste atyre njerzve që flitnin me anën e veprave. Autori, duke kërkuar me kujdes nëpër arkiva, sjell në libër proçedurën e plotë që u ndoq për burgosjen e Ivanajt. Akuzohet si ministër në kohën e Zogut ai që bëri reformë arsimore që do ti bënte nder edhe vendeve më të përparuaa, ai që po i ngrinte Shqipërisë një monument p amarrë parasysh as vështirësitë, as pengesat dhe pa njohur kthimin prapa.
“Bursa bën 50 napolona. Njëzet e pesë po i jap unë nga xhepi dhe njëzet e pesë jepi ti. Në këtë mënyrë ti do të jesh në rregull me nipin dhe unë në rregull me paratë e shtetit”. – Kjo përgjigje që i jep ai kryeministrit, tregon karakterin e tij. Akuzohet si përkrahës i Zogut dhe nuk i mungon burrëria të pranojë se deri në 1939 i ka shërbyer me besnikëri Zogut dhe shtetit shqiptar, por dënon ikjen e tij. Akuzohet se u ka shërbyer agjenturave të huaja dhe ka marrë para prej tyre ai që në mërgim jetoi me ndihmat e shqiptarëve dhe vuajti edhe për bukën e gojës. Akuzohej ai që u kthye nga mërgimi me dëshirën për t’i shërbyer Shqipërisë, që kërkesës për hedhjen e kandidaturës si deputet i përgjigjet me fjalët se “do më vinte turp nga zgjedhësit, pasi nuk kam kontribuar për lirinë e vendit”. Dënohet kur ishte pritur me nderim ardhja e tij në Shqipëri. Gazetat ngrinin në qiell virtytet e këtij intelektuali. Edhe diktatori Hoxha e pret me shumë oërzemërsi, por Ivanaj, duke vënë në bazë të gjithçkaje drejtësinë, parimet dhe ndershmërinë dikur kishte bërë një “gabim fatal”. Ministri Mirash Ivanaj i kishte prerë bursën e studimit në Francë studentit Enver Hoxha, pasi për tre vjet nuk kishte marrë asnjë provim. Ky ishte shkaku i vërtetë që e detyroi atë të nisë kalvarin e burgjeve pas 20 muajsh që kishte ardhur në Shqipëri.

Misteret e një Ministri
Misteret e një Ministri

Frangar, non flektar (Thyhem por nuk përkulem). Këtë thënje të latinëve ka gjetur shumë bukur Lazër Radi për të treguar qëndrimin në burg të Mirash Ivanajt. Duke qenë bashkëvuejtës me të, ai tregon përvuajtjet, poshtrimet dhe torturat që përballoj Ivanaj. Dhe një intelektual si ai mund ta kërkonte shpëtimin vetëm tek puna mendore. Mbi 14 orë përkthim për t’u larguar nga vuajtjet.
Lazër Radi ka bërë një punë shumë të madhe për të ndriçuar figurën e Mirash Ivnajt. Ai ka kaluar nëpër duar dhe vënë në dispozicion të lexuesve dokumente dhe dëshmi të ndryshme. Në libër mund të gjesh ditarin intim të Ivanajt, dosjen penale të tij që botohet për herë të parë. Përveç tyre, ai ka dhënë një itinerar të detajuar të rrugës së ndoqi Ivanaj nga 1939 deri në 1945, kur u burgos. Dr. Lazër Radi mundohet t’u japë përgjigje hipotezave që u ngritën kur Ivanaj u kthye në Shqipëri. Pse kthehet dhe sa i vështirë ishte udhëtimi Stamboll-Tiranë. Autori me anë të dëshmitarëve okularë përshkruan ditët e fundit të Ivanajt në spital, ndonëse vazhdon të mbetet disi misterioze vdekja e tij. Dihet qe u hodh barbarisht në një grop pa pasur as të drejtën e arkivolit.
Vdekja e tij ishte e çuditshme. Nuk vdiq as i lirë as i burgosur, as mes shokëve as në vetmi. Askush nuk e ngushlloi në atë absurditet faji, ku e kishin zhytur. Vdiq si vdesin ata që aspirojnë për ideale të larta, si vdesin ata që gjithë jetën kanë jetuar vetëm me nder dhe për nder.
(Albania, e mërkurë 3 korrik 1996)

Lazer Radi gjate punes...
Lazer Radi gjate punes…

Lazër Radi: Njeriu i Vullnetit të papërkulur

nga Altin Ndroqi

Portret i plotë i një veprimtarie dhe jete të jashtzakonshme

Tetëdhjetë vjetorit të lindjes  së Dr. Lazër Radit dhe veprimtarisë së tij letrare e kombëtare ju kushtua dje paradite një tubim në Muzeun Historik Kombëtar.
Me atdhetarin Lazër Radi na kanë bashkuar pikëpamjet dhe idetë e përbashkëta tha në fillim të takimit Prof. Hazir Shala. Përpara të pranishmëve të shumtë ai foli për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Lazër Radit, jetë e cila joo vetëm ka kaluar faza të jashtëzakonshme por edhe ka qënë gjithnjë në shërbim të kombit. Shala përmendi takimin që Lazër Radi pati në vitin 1936 me Migjenin dhe gjurmët që ai la në veprimtarinë e mëvonshme të Radit. ” Për të problemi më i mprehtë mbeti Kosova. Me artikujt e tij ai dënoi dëshirat pansllave, pangreke e italiane” – vuri në dukje Hazir Shala. Në diskutimin e tij ai ii la vend dhe veprave që Radi ka shkruar e përkthyer dhe i cilësoi ato, veçanërisht përkthimet e Platonit, një trashëgimi e pasur për brezat e ardhshëm.

Prof. Hazir Shala ne takimet e LDBSH
Fjala e Prof. Hazir Shales ne 80 vjetorin e Lazer Radit

Më gjërësisht për publicistikën dhe krijimarinë e pasur të Lazër Radit foli Agim Musta, i cili mbajti referatin “Kontributi i Dr. Lazër Radit në hedhjen dritë mbi figurën e intelektualit Mirash Ivanaj.
Radi brenda katër viteve të fundit i ka dhënë lexuesit shqiptar dhjetë vepra shumica e të cilave kanë qendër të tyre figura të ndritura patriotësh intelektualësh të shquar, të persekutuar e anatemuar nga regjimi i kaluar.
Agim Musta dha një biografi të qartë të Mirash Ivanajt, reformatori i madh i arsimit shqiptar, krijues i shkollës laike, ministër i Arsimit, erudit, poliglot e poet, i dënuar me burgim për “luftë kundër pushtetit të popullit”. Shkaku i vërtetë, kur ishte ministër Arsimi i preu bursën studentit Enver Hoxha pasi gjatë tre vjetëve të qëndrimit në Francë nuk kishte dhënë asnjë provim.
Lazër Radi, për të hedhur dritë mbi “Misteret e Ivanajt” ka bërë një punë voluminoze duke konsultuar arkivat, tregimet e të njohurve dhe ka patur “fatin” të jetojë katër vjetë në një qeli me Ivanajn.
Artistja e Popullit Margarita Xhepa recitoi poezitë e Lazër Radit, “Gjëra që s’mund të harrohen lehtë”, “Njeriu 359”, “Paradokset e fitores” dhe dy poezi të Mirash Ivanajt të përkthyera mjeshtërisht nga Radi.
Është rastësia në jetë ajo që të krijon mundësinë e njohjeve me njerëz nga më të ndryshmit. Për Dr. Lazër Radin unë kisha dëgjuar dhe kisha lexuar. Por një ditë fati e solli ta njihnja vetë atë. Them fati sepse vërtetë njoha tek ky njeri forcën e vullnetit të papërkulur, njoha njeriun që me jetën dhe veprën e tij të bën ta admirosh e pse jo ta kesh edhe pikë referimi për veten – tha në fillimin  e diskutimit të saj Kozeta Mamaqi, e cila duke sjellë vështirësitë që Lazër Radi përballoi gjatë gjithë jetës tha se megjith përpjekjet që u bënë për ta mposhtur ai mbeti përherë një njeri skrupoloz.
Baza e referatit të mbajtur nga Daut Doda ishte mesazhi i Radit për ekuilibrin shpirtror. Të pranishmit sollën kujtime që e bënë më të plotë portretin e Lazër Radit.
(RD, e dielë 8 tetor 2000)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.