back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lazër Radi – Dosja e Përpunimit Nr. 793 (1962 – 1991)

Gazeta

Lazer Radi - Foto e Dosjes se Sigurimit 793
Lazer Radi – Foto e Dosjes se Sigurimit 793

Lazër Radi – Dosja e Përpunimit Nr. 793 (1962 – 1991)

Te dhena mbi dosjen e Perpunimit 2/A te Objektit Lazer Radi

Këto çka ju paraqiten lexuesve dhe kureshtarëve janë thjesht faqet e para të Dosjes nr. 793, të hartuar nga Sigurimi i Shtetit, (shpata e mprehtë e diktaturës së proletariatit) ndaj objektit Lazër Radi.
Dosje Nr. 793, hapet me operativët e Sigurimit gjatë tridhjetë viteve në Kampin e Internimit Savër, ku është mbajtur nën kontroll objektit në fjalë. Mbas tyre janë bashkëpuntorët e Sigurimit që në listë janë pak si numër i shkruar 11 të tillë, por si numër i numëruar janë edhe më pak 7 bashkëpunëtorë, kurse nga trajtimi me kujdes i dosjes del se kanë deponuar 22 pseudonime bashkëpunëtorësh… Shumica e tyre të përndjekur politikë. 22 pseudonimet në një liste plotësuese që janë paraqitur janë të nxjerrë nga studimi me kujdes i kësaj Dosje. Objekti Lazër Radi ka qenë 2 herë i trajtuar si Objekt 2/B – quajtur ndryshë nën kontroll operativ, faza e parë e mbledhjes së deponimeve mbi objektin që vihej nën kontroll, dhe dy herë Objekt 2/A ose përpunimi aktiv çka do të thotë përgatitje për arrestim dërgimi për dënim. Gjithashtu mbasi është hequr dorë nga arrestimi Objekti Lazër Radi, është vendimi i demaskimit publik, i organizuar sigurisht nga Sigurimi i shtetit. Tre opertivët më aktivë ndaj këtij Objekti janë Llazar Goga, Kosta Sillo dhe Selfo Islami. Tre bashkëpuntorët (mes tyre dhe agjentë) që kanë dëshmuar zellshëm deponime të egra janë “Përpjekja” – i vdekur në 1982; “Aparati” – i vdekur në 2006; dhe “Qytetërimi”, – ende gjallë dhe jashtë Shqipërie. Për fatin e tyre të keq të tre janë të përndjekur të shkallës superiore. është gjithashtu një Listë e Miqve dhe familjarëve të Objektit Lazër Radi, ku bie në sy se shumica e tyre o janë nën Kontroll Operativ, o nën Përpunim Aktiv, o të futur nëpër burgje…
Dosja ka rreth 100 dokumente dhe rreth 200 fletë dhe përfshin periudhën 10.10.1962 dhe mbyllet me 28.12.1991
Dosja e objektit Lazër Radi, në të arthmen të botohet e plotë, pa hequr asnjë presje nga materiali i depozituar në të dhe do të shoqërohet me një studim të thellë për Dosjet, nga Jozef Radi…
Nesër do të paraqitet nji pjesë e këtij reflektimi, mbi këtë dosje po nga Jozef Radi
.
Faqja e Brendeshme e dosjes Nr. 793
Faqja e Brendeshme e dosjes Nr. 793

Lista e punëtorve operativë që drejtojnë përpunimin

Nr. – Grada – Emri mbiemri – Marrje – Shkëputje
1.Kapiten Llazar Gogu – 10.10.1962 – 15.05.1964
2.Toger Nuri F. Manoku  – 15.05.1964 – 30.09.1964
3.Kapiten Vangjel Kristo   – 30.09.1964 – 16.02.1966
4.Kapiten Llazar Gogu  –  28.02.1966 – 20.06.1967
5.Kapiten Kosta Silo   –  20.06.1967 – 13.05.1970
6.Kapiten Seit Turku    –  13.05.1970 –
7.Kapiten Petro Nushi  –  20.01.1972 – 15.02.1973
8.Oficer Selfo Islami  – 15.02.1973 –
9.Oficer Ali Ajdini  –  30.10.1979 Transferuar
10.Oficer Selfo Islami  –  30.10.1979 – 10.08.1983 Transferuar
11.Oficer Edmond Rada  –  10.08.1983 – 15.04.1988 Transferuar
12.Oficer Agron Xhelili –  15.11.1988
.
Lista e Bashkëpuntorëve (vëreni mungesën e numrave 5, 6, 7, 8 )
Lista e Bashkëpuntorëve (vëreni mungesën e numrave 5, 6, 7, 8 )

Lista e pseudonimeve të B.P. pjestarë në përpunimin e objektit

 Nr. Pseudonimet e B.P.. Sekret – Numuri i dosjes – Kategoria – Përfundimi
1.“Bushi” 535 – informator transferuar në Krujë
2.“Përpjekja” 984 – Informator – Ka vdekur 1982
3.“Aparati” 847 – Agjent
4.“Qytetrimi” 1178 – Informator
9.“Guximtari” – Informator, u seleksionua
10.“Tigri” 1010 – Informator
11.“Vëzhguesi” 1564 – Agjent
.
Në listë vendosja e numrave tregon se mungojnë numrat 5, 6, 7, 8
.
Lazër Radi e Sulejman Hoxha si mekanikë - Pluk 1965
Lazër Radi e Sulejman Hoxha si mekanikë – Pluk 1965

Pseudonime bashkёpuntorёsh te dosja e Lazër Radit

“Aparati” – agjent
“Pёrpjekja” – b.p. ka vdekur 1982
“Bushi” – transferuar në Krujë
“Bora e Madhe” – nga Shkodra
“Qytetrimi”
“Guximtari”
“Portokalli”
“Veprusi”
“Vёzhguesi”
“Biblioteka Vranishtit”
“Tigri”
“Çobanka”
“Pata Egër” – nga Shkodra
“Stilografi” – qё punon si murator nё fermёn e Rrapёz
“Lektriçisti” – i cili kohёt e fundit ёshtё larguar pёr nё Laç Krujё
“Lini” – ёshtё nё Durrёs
“Ania”
“Dabulla”
“Lahuta”
“Spitali i Glinës” – ka dhënë informacion për dhëndrin
“Laburanti” – fotografi nga qyteti i L
“Pëllumbi”
.
Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Vitore Radi ne Kampin e Çermes – 1958
Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

Lista e Rrethit familjar e shoqëror të objektit

Nr. – Emri Mbiemri personit – Karakteri i lidhjes – Kategoria në rast se – Përfundimi që ka lidhje me objektin përpunohet
1.Vidka Radi – Gruaja
2.Viktor Hasan Dosti – Shoqëri – 2/A
3.Tasim Shaban Spahiu – Shoqëri – 2/A – Vdekur
4.Fatbardh Abaz Kupi – Shoqëri – 2/A
5.Genc Muharrem Bajraktari – Shoqëri – 2/B
6.Qemal Aziz Gashi – Shoqëri –
7.Musa Maçi – Shoqëri
8.Guljelm Deda – Shoqëri – 2/A
9.Luçia Radi – e motra
10.Dedë Gjoni – Shoqëri – 2/A
11.Thoma Buzi – Shoqëri – 2/A
12.Anton Prend Radi – Vëllai – Tiranë
13.Balto Prend Radi – Vëllai – Tiranë
14.Jozef Radi – Djali – Kontigjent
15.Avdulla Nela – Shok – 2/A – Arrestuar
16.Lek Previzi – Shok -2/A
17.Xhuljana Previzi – Shoqëri – 2/A
18.Ajro Belishova – Shoqëri – Kontigjent
19.Sherif Nela – Shoqëri – 2/A
20.Bide Nela – Shoqëri – Kontigjent
21.Musa Sina – Shoqëri – 2/A Arrestuar
22.Vocërr Hoxha – Shoqëri – 2/A
23.Dine Dine – Dhëndër – 2/A Arrestuar
24.Frida Sadedini – Shoqëri – 2/B
25.Hamdi (Hamit) Hajdini – Shoqëri – Arrestuar – (Jugosllavi)
26.Kastratoviç Kosa – Shoqëri – Titograd (Jugosllavi)
27.Sherife Hamidi – Shoqëri – Jugosllavi
28.Viktor Vushmaçi – Shoqëri – Jugosllavi
.

Lista e Vendimeve mbi objektin Lazër Prend Radi (1962-1991)

-Vendim mbi hapjen e dosjes formulare në 2/B për objektin Lazër Prend Radi në Lushnje, sot me datën 10.10.1962 – kolonel Nuçi Tira (firma)
-Vendim mbi ngritjen nga kategoria 2/B në 2/A të objektit Lazër Prend Radi, në Lushnje, sot me datën 22.05.1963 – kolonel Nuçi Tira (firma)
-Vendim për ulje nga Kategoria 2/A në 2/B të objektit Lazër Prend Radi, në Lushnje, sot me datën 06.11.1967 – Kryetari Degёs Ropi Çifligu (firma)
-Vendim mbi ngritjen nga kategoria 2/B në 2/A të objektit Lazër Prend Radi, në Lushnje, sot me datën 30.08.1980 Kryetari Degёs Kapllan Shehu (firma)
-Vendim mbi Demaskimin publik të Lazër Prend Radit, në përpunim 2/A, me banim në Savër me datë 25.08.1982 Kryetari Degёs Kapllan Shehu (firma)
-Vendim mbi heqjen e kontrollit operativ kategoria 2/B dhe arkivimin e dosjes Nr. 793 të objektit Lazër Prend Radi, me 28.12.1991, Kryetari i Degës së Shi.I.K. – Lushnje, Mustafa Hoxha (firma)
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.