Lazër Radi (1916-1998) – Intelektual i naltё, 46 vjet nёn diktaturё (1945-1991) nga Lek Pervizi

Lek Pervizi - autor i librit "Rrathët e Ferrit"

Lek Pervizi – (pikt. Leonard Pervizi)

Përkujtojmë Dr. Lazër Radin në 20 Vjetorin e largimit

Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Dr. Lazër Radi (1916-1998)

.

S’ka dyshim qё ndёr qindrat e intelektualёve shqiptarё qё u dёnuem, u pushkatuen, u burgosёn e internuen, pёrfshihet edhe Lazёr Radi.
Pёrveç familjes, s’besoj se ka njeri tjetёr qё ta ketё njoftё Lazrin ma mirё se i nёnshkruemi. Mund dhe duhet tё kisha shkrue ma pёrpara pёr tё. Pse? – do tё pyesё dikush. Fakti asht se me Lazrin u njohёm qё mё 1954, nё kampet e Savrёs, Shtyllasit e Kuçit e deri në kampet e Lushnjёs, Gradishtёs, Çermёs, Savrёs e Plukut. Jo vetёm si bashkёvuejtёs, por gjatё 18 vjet patёm punue sё bashku, pa ndёrpremje nё sektorin e ndёrtimit tё fermёs “29 Nёntori” herë si marangozё, herë si mekanikë e herë si dizenjatorё. Duke qenё se midis s’kishim nji tё tretё, midis nesh zhvilloheshin biseda tё lira tё çdo lloji, ku trajtoheshin çeshtje tё ndryshme, mbi kulturёn, historinё, artin, letёrsinё, filozofinё dhe politikёn. Patjetёr qanim edhe hallet tona nё kushte e persekutimit tё egёr qё na bahej pa ndёrpremje nё forma e metoda nga ma tё ndryshmet. Pra, mes nesh ekzistonte mirёbesimi i plotё te njeni tjetri. Ma e bukura ishte, se nga ndryshimi nё moshё, unё isha nё pozitёn e nji nxanёsi ndaj tij, ndёrsa ai mё konsideronte gjithnji nё tё njejtin nivel me tё, pa e theksue kurrё at ndryshim të moshës. E kundёrta!
Mue me kishte dalё nami si njё piktor i “shquar”, (mos tё daltё nami…) qё regjimi diktatorial mё mbante peng si bir i Prenk Pervizit, pra i ndaluem ta ushtroja krijimtarinë i lirё. Por nga mungesa e kuadrove tё artit figurativ, (akoma regjimi s’i kishte formue kuadrot e veta), krahas punёve tё tjera, bashkё me Lazrin ishim caktue si dizenjatorё pranё fermёs, por qё punonim edhe pёr qytetin e Lushnjes, nё raste tё veçanta hapnim ekzpozita bujqёsore, kabinete agroteknike, muzeume, skena teatri dhe estrade, punё qё s’arrinin t’i banin dizenjatorёt e qytetit, qё merreshin kryesisht me parrulla dhe emulacion socialist. Nё fakt unё kisha aftёsi tё theksueme si piktor, çka i binte nё sy kujtdo, e shpesh kur ua lypste puna e nji piktori tё shkallёs sё afirmueme, isha i thirrun unë.
S’po baj panagjirikun e vetes, por po due me thanё, se nё ato kushte ku horizonti ynё kulturor ishte i kufizuem, Lazri, si Prof. Dr. i meritueshёm qё ishte, mё shfaqte mendimin dhe dёshirёn qё kur tё fitonim lirinё (shpresё e pashueme e jona) e tё kalonim nё Evropё, kryesisht nё Itali, ai do të merrte pёrsipёr tё bahej menazheri im si piktor qё isha, dhe mjaft i vlerësuem prej tij. “Sepse, – thoshte ai, – sado i zoti qё tё jeshё si artist, duhet tё kesh nji menaxher, me ta hapё rrugёn pёr ekzpozita, pёr galeri arti, pёr muzeume arti, reklama, etjera. Ti veç duhet tё punosh e tё krijosh pafund…!” Dhe unё qeshja e qeshja: “Po ti Lazёr, ku po i çon diplomat e tua?! Pra desha me thanё, se ai pёr mue kishte krijue nji bindje tё plotё, se isha mё t’vёrtetё nji artist i talentuem, tё cilit me çdo kusht i duhej hapё rruga e afirmimit nё at botё tё lirё, tё cilёn ai njihte aq mirё.
.
Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

Vitore Radi ne Kampin e Çermes – 1958
Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

.

Kjo çka parashtrova tregon shpirtin e tij altruist, ku ai qante ma shumё hallin tim, si nji i ri i talentuem, se sa mendonte pёr aftёsitё e veta, si intelektual i naltё. Ai kishte mbrojtё diplomёn e tij nё “Sapienza”, me Kanunin e Lek Dukagjinit, krahasue me ligjin romak “Diritto Romano” (të së Drejtës Romake), duke fitue vlerёsimin ma tё naltё “Summa cum Laude” tё komisionit tё juristёve ma tё shquem tё Italisё. Pёrveç kёsaj arritje, ai ishte edhe poet, shkrimtar, eseist, zotnues i disa gjuhёve, gazetar, dhe njohёs i artit. Nga ana shoqnore, kishte qene shok i ngushtё i Qemal Stafёs, Arshi Pipёs, Pashko Gjeçit, Kolё Ashtёs, e plot tё tjerёve qysh nё Gjimnazin e Shkodrёs.
Lazri ishte ai qё u kishte pёrkthye nga sllavishtja, Qemalit me shokё, literaturёn marksiste. Kёt ai e kishte ba veç nё mёnyrё shoqnore, dhe jo se kishte ndonjё simpati tё madhe pёr komunizmin pansllavist. E kundёrta, ai ishte njё kundёrshtar i vendosun i asaj ideologjie. Gjithё sa kam thanё deri tash, vjen nga bisedat qё banim bashkё, gjatё punёs, ku siç e theksova, ishim vetёm ne tё dy.
Sistemi komunist nё Shqipni, nё vend qё tё shkonte drejt nji zhvillimi ma tё arsyeshёm o ma tё zbutun, kaloi nё masa tё rrepta shtypёse, qё ranё edhe mbi gjithё tё internuemit. Tё internuemit e rrethit Lushnёs, ishin pёrqёndrue kryesisht mbi sektorёt e Fermёs “29 Nёntori”. Pёrveç se nё bujqёsi, ata ishin te lejuem tё punonin edhe nё profesione si ndёrtim, mekanikё, marangozeri, deri dhe si dizenjatorё, siç punonim edhe unё me Lazrin.
Por, andej nga mesi i vitit 1974, filluen masat spastruese, dhe shumë prej nesh u hoqёn nga punёt profesionale dhe u dërguen drejt e nё bujqёsi. Kjo masё e zuni edhe Lazrin. E hoqёn nga puna, (gja kjo tashma e parashikueme prej nesh), sepse na kishin sjellё nji ndihmёs tё lirё. I vetmi qё mbeti pa luejtë vendit isha unё, i cilësuem i pazëvendsueshёm, mbasi punёt qё un kryeja ose merrja pёrsipёr tё kryeja, s’i bante dot askush. Por jo se s’morёn atё masё, ku si rezultat disa punё jetike tё fermёs mbetёn tё bllokueme, pse s’u dilte kush pёr zot.
Nё kёto kushte tё reja Lazri kaloi vёshtirёsi tё mёdha, sepse pavarёsisht nga mosha ishte 58 vjeç, e degdisёn nё bujqёsi. Me gruen e sëmurë dhe tre fёmijё në shkollë, mezi ia dilte tё siguronte bukёn e gojёs. Pёr tё dalё nё pension, duheshin 25 vjet punё efektive, qё si pёr Lazrin e mue, na binte aty nga viti 1983.
Pra, Lazrit i duhej të ishte 67 vjeç, e unё 54. Ndёrkohё, mbi ne ra njё masё tjetёr shtrënguese, ku na u komunikue edhe paraqitja tri herё nё ditё ne apel dhe moslargimi as 100 metra nga sektori. Kёshtu u ndalue edhe kontakti midis tё internuemve. Kështu ndodhi edhe me Lazrin, u ndamё pёr sё gjalli… deri në vitin 1990, kohë kur ne si familje u larguem dhe u vendosëm nё Bruksel.
Fundi i diktaturёs dhe kthimi nё Tiranё e gjeti Lazrin 75 vjeç. Ne s’mundёm me u takue ma. Por nё vitin 1997, ai mё dёrgoi me nji mikun e vet gjithё librat qё kishte botue pas shembjes sё komunizmit, me nji letёr ku ndër të tjera më shkruente, se: “…po t’i dёrgoj kёto libra, qё tё shpёtojё diçka prej meje, sepse si po duket po e marrin fuqinё prap komunistёt, e pёr ne s’ka ma keq se ku shkon…!”
Mbas ’90, ai iu vu punёs sё shkrimeve, duke punue intensivisht pёr me shlye ato aftёsi qё ia kishin mohue gjatë 45 viteve tё diktaturёs, e qё në fund të fundit, tё mbetej njё kujtim i tij.
Nё kohёn kur punonim sё bashku, ai i pat dёrgue Enver Hoxhёs, nji studim mbi Migjenin, me tё cilin kishte pasё miqsi tё fortё dhe e njihte mirё si nё jetёn shoqnore ashtu edhe veprat qё kishte shkrue. Nё kёt studim, nji broshurё prej afro 60 faqesh, ai dëshmonte si e kishte njoftë dhe vlerёsue Migjenin. Letra i kishte ra nё dorё Enverit, qё ia ktheu me njё vizё me laps tё kuq, nё faqen ku Lazri pёrcaktonte vijёn politike e ideologjike tё Migjenit! Si duket kjo gjà s’i kishte pёlqye fort diktatorit. Pra, njerёz e intelektualё si Lazri ishin tё pёrjashtuem nga çdo veprimtari kulturore, letrare e artistike. Nga ky rast, kuptohet se diktatorit s’i ikte asgja, dhe se ishte i azhornuem me botimet e ndryshme, qё merrnin pёlqimin ose refuzoheshin prej vetё atij.
S’mund tё ketё asnji justifikim, me e nxjerrё Kadarenё disident ose kritik ndaj sistemit komunist, ose edhe ma keq, ndaj diktatorit, siç pretendojnё disa qё mbajnё edhe tituj e grada shkencore, ma tё pёrshtashme si diploma tё injorancёs, se sa tё dijes.
E pёrmendёm kёtё detaj pёr me i dhanё kuptim tё drejtё, se gjithçka e jetës dhe vlerave tona intelektuale varej nga mendja paranoiake e kreut tё partisё komuniste shqiptare dhe tё Shqipnisё. Rezultati i kёtij shkrimi kushtue Lazёr Radit, qëndron se diktatori i ka njoftë mirё intelektualёt e naltё tё vendit, të cilёt kishin potencial tё afirmoheshin nё fushat qё zotnonin, por patjetёr duhej të ishin tё lirё, tё pandikuar o të detyruar. Patjetёr që prej tyne do tё dilnin njerёz tё shquem, si shkrimtarё, poetё, shkencёtarё, historianё e artistё. Por Jo! Vendoste Ai. “Ata, unё do t’i eliminoj dhe do tё krijojë intelektualёt e mi, tё dalun nga gjini i partisё dhe me bekimin tim, të idhullit absolut…!” Prandaj ai u vuni kosёn krejt kulturës dhe ata qё i shpёtuen kositjes, i mbajti peng dhe amorfё, nё burgje e kampe internimi. Lazёr Radi ishte i kёsaj shtrese tё dёnueme pёrjetёsisht.
Siç ndodhi edhe në të vërtetë, shumica e tyne vdiqёn dhe s’e mbrritёn as kёt lloj lirie e demokracie hipokrite, qё u serviret shqiptarve sot, po me ato leva dhe po prej atyne militantёve tё partisё sё merhumueme.
Njё tjetёr anё e panjoftun mirё e Lazrit, asht ajo e pёrkushtimi tij ndaj Kosovёs, prej kah kishte ardhё familjarisht si refugjat nё kohёn e Mbretnisё, prej Prizreni. Me idealin e njё bashkimi kombёtar tё ruejtun thellё nё mendje e zemёr, për të cilin ai besonte. Por koha kishte punue keq e pёrsëmbrapshti pёr Lazrin dhe gjithë shtresёn intelektuale patriotike qё ushqenin tё njejtat ideale si Lazri…
Kaq munda me shkruejtë dhe me shprehë, nё kujtim tё kёtij miku dhe bashkёvuejtёsi, por qё me shtyni gjithsesi tё jap nji vlerёsim tё meritueshёm, sipas njohjes qё kemi pasё dhe krejt at kohё qё kemi kalue bashkё, qё janё plot 22 vjet.
Nga Kuçi i Vlorёs e deri kur na ndanё, pra prej vitit 1954 e deri më 1976.
Vlen me e theksue se izolimi nё Kuç ka qenё vendimtar nё njohjen time me Lazrin, ku u lidhёm edhe me nji miqsi tё fortё.
.
Lazer Radi i pari majtas ne ofiçinen e Plugut 1963

Lazer Radi i pari majtas ne ofiçinen e Plugut 1963

.

Nё rrethana shumё tё vёshtira, aty i erdhi edhe e shoqja, Vitorja, mbasi doli nga burgu e s’kishte ku tё shkonte. Ajo qёndroi aty nё kamp, nё ato kushte çnjerëzore së bashku me Lazrin. Aty u lindi edhe Jozefi, qё u rrit me ne, intelektualët e izoluem nё Kuç tё Kurveleshit.
Kujtuem Kuçin, si kamp i pёrveçёm i izolimi, i intelektualёve ma të tё shquem shqiptarë. Ku së bashku me Lazrin rreshtohen edhe emna fort të njoftun, tё nderuem e të respektuem si: Mikel Koliqi, Ali Erebara, Guljelm Deda, Mit’hat Araniti, Mihal Sherko, Zef Shiroka, Nedim Kokona, Sandёr Saraçi, Baldasar Benusi, Valentin Pervizi, Ali Cungu, Jakov Milaj, Spiridon Kacaroci, Mykerrem Janina, Estref Frasheri, Ded Markagjoni, e plot të tjerë., pra nji elitё e intelektualizmit shqiptar, tё denjё me drejtue Universitete dhe Akademina.
Ndoshta ka tё tjerё qё kanё folë e shkrue ose mund ta japin njё pёrshkrim ma tё mirё, un dhashё njohjen teme!
Shtoj si kuriozitet, qё pёrsa ndejtёm e punuem bashkё, asht nji çudi qё s’bana nji vizatim, ashtu kot, siç kisha veprue nё kampet e mbylluna ku na mungonte gjithçka, shpesh edhe letra edhe lapsi. Ndёrsa me Lazrin, kishim letra, lapsa e bojna me bollëk. Vetёm njiherё mё kujtohet e vizatova nё profil, si nё formё medaljoni. Ai u kënaq aq shumë sa e mori kёt krijim tё vetёm, dhe s’di nëse ai ka shpёtue. Po t’shte ky punim, i biri Jozefi, me siguri do ta kishte paraqitё diku, por si duket ka humbë.
Gjenerata e Lazrit, nji ushtri e tanё intelektualёsh tё naltё, s’asht ma, dhe aty-aty jemi dhe ne shokёt e bashkёvuejtёsit e mavonshёm tё tyne. Mendoj së pakut tё mbetet ndonji shkrim, ndonji shёnim, vizatim a skicё e tyne nё ndonjё libёr, revistё apo gazetё. Me thanё se edhe ata paskan qenё!
E falёndёrojmё tё birin, Jozef Radin, qё na mban nё informim pёr aktivitete e botime tё ndryshme kulturore, kushtue atyne qё bajtёn peshёn e kryqit nёn diktaturё.
Sepse kryqin mbi shpinё Lazrit me shokё ua kishte ngarkue diktatura… e jo njё ditё si Krishtit, por 16.200 ditё, 45 vjet e ma shumë!
Zot, ruejna ment e kresё!
 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook