back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Largohet nga jeta gruaja e Mitrush Kutelit

Gazeta

Efterpi Skendi - Pasko
Efterpi Skendi – Pasko

Largohet nga jeta gruaja e Mitrush Kutelit

Efterpi Skendi (Pasko), bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli, është ndarë nga jeta. Gruaja që ruajti deri në fund të jetës, sharmin e një bukurie të natyrshme, ku kultura përzihej me elegancën, ishte një ndër intelektualet e rralla.
Gjithë jetën e saj, ajo ia dedikoi përkujdesjes ndaj veprës të së shoqit, bashkë me fëmijët. Në një nga intervistat e rralla që ajo dha për shtypin shqiptar kohë më parë, e tregonte kështu njohjen me shkrimtarin: “Njohja me të ka qenë diçka e rastit. Për herë të parë, jemi takuar në një vizitë te një miku ynë i përbashkët. Ka qenë pranvera e vitit 1945.
Aty filloi edhe lidhja, pastaj fejesa. Gati pas një viti, më saktë më 28 prill të vitit 1946, bëmë martesën. Dhimitri nuk bëri dasmë. Ai mori pjesë në ceremoninë që bënë njerëzit e mi në Korçë. Në atë kohë familja e tij kishte përjetuar disa fatkeqësi. Italianët i kishin vrarë babanë dhe e kishin djegur bashkë me shtëpinë në Pogradec. Pas dasmës jetuam në shtëpinë që Mitrushi kishte marrë me qira te Shallvaret”. Kuteli i dedikoi asaj disa poezi të njohura, por dhe letra disa prej të cilave janë bërë publike.
.
Marrë nga https://konica.al/2019/03/ndahet-nga-jeta-zonja-pasko/
.
Mitrush Kuteli & Efterpi Skendi
Mitrush Kuteli & Efterpi Skendi

Kaq afër jemi, por kaq larg,

Poezi nga Mitrush Kuteli

(kushtuar gruas së tij kur ishte në burg)

Të lutem mos më prit
Na ndajnë tere rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shemb
Me dhunë e përdhunë?
Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.