back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Largohet nga jeta Ezio Bosso, Pianisti që emocionoi mbarë Italinë!

Gazeta

Ezio Bosso (1971-2020)
Ezio Bosso (1971-2020)

Largohet nga jeta Ezio Bosso,

Pianisti që emocionoi mbarë Italinë

 
“Për mua, muzika ma ka bërë jetën të mrekullueshme,
ashtu si edhe jeta ka qenë një muzikë magjepse!”
Ezio Bosso
.
Ezio Bosso është historia njerëzore dhe artistike e një muzikanti,
nevoja e të cilit për të komunikuar e për të ndarë ato emocione që vetëm arti i tingujve
mund t’i përhapë ka shembur pengesat dhe kapërcyer hendeqe të gjitha llojeve.
Eshtë e vështirë të thuhet nëse ishte muzika që ai kompozoi si pianist e interpretoi
si dirigjent orkestre apo mënyra se si ai jetoi dhe komunikoi,
ajo që pushtoi një audiencë kaq të madhe dhe heterogjene.
Enrico Girard
.
Prej vitit 2011, dirigjenti 48-vjeçar Ezio Bosso
bashkëjetoi me një sëmundje neurodegjenerative.
Vitin e kaluar deklaroj se: “Unë nuk mund të luaj më!”
 
Ezio Bosso
Ezio Bosso
 
Muzikanti i njohur Ezio Bosso ka vdekur me 15 maj 2020, në moshën në 48 vjeçare në shtëpinë e tij në Bolonjë, nga një sëmundje rëndë neurodegjeneruese, ndaj së cilës ai kishte luftuar me thonj e dhëmbë, e që me kalimin e kohës, ajo i vodhi atij atë çka donte më shumë: Muzikën.
Pianisti dhe dirigjenti Bosso, që jetonte me këtë patologji prej vitit 2011, vazhdoi të luante përkunedhe dër handikapit të fituar, duke demonstruar një guxim dhe talent të jashtzakonshëm çka e tronditi mbarë Italinë, po edhe më gjerë.
Në Shtator të 2019, me rastin e 83-të Fiera del Levante në Bari, Bosso pranoi se s’mund të luante më në piano dhemë shumë vështërsi dirigjonte, duke kërkuar prejt kujdo që të mos i kërkonin ta bënte sërish këtë gjë…. “Nëse më doni, hiqni dorë të më kërkosh të ulem në piano dhe të luaj. Nuk mund ta besoni dhimbjen që më shkakton, ndaj nuk mundem. Kam dy gishta që s’më përgjigjen dhe s’mundem t’i jap muzikës aq sa dua! Kur ta ndjej që s’do të jem në gjendje të drejtoj një orkestër, do të heq dorë edhe nga dirigjimi”.
.
Ezio Bosso - Sanreomo 2016
Ezio Bosso – Sanreomo 2016
Ezio Bosso, lindi në Torino më 13 Shtator 1971, dhe u lidh me muzikën qysh në moshën katër vjeçare, falë aftësive si pianiste të tezes së tij dhe vëllait muzikant. Në moshën 16 vjeçare ai bëri debutimin e parë si pianist në Francë, e mbas kësaj filloi të vizitojë orkestrat europiane. Pika e kthesës për të erdhi menjëherë mbasi maestro Ludwig Strecher, e mori në Akademinë e Vjenës, e cila e lançoi në skenën botërore. Kjo karrierë marramendëse në ngjitje u ndal vetëm nga shfaqja e sëmundjes. Mbas një pushimi të detyruar, Bosso fillon një aktivitet koncertor më intensiv se deri në atë kohë, gjë që e lexojmë në faqen e tij të internetit, që do të konsiderohej edhe: “Turneu më i rëndësishëm i muzikës klasike në historinë italiane, në të cilën ai do ta shihte veten në një seri triumfesh e ku do të merrte drejtimin e disa prej orkestrave më të zëshme italiane dhe ndërkombëtare në rolin e drejtorit të orkestrës”.
Bosso mbetet një emër zëplotë i muzikës klasike, por mjaft i njohur edhe në qarqet “pop”: Ai mori dy nominime të David të Donatellos për muzikën e filmit “Nuk kam frikë ”në 2004 dhe për “Djali i padukshëm” në 2015. Interpretimi i tij që do të mbetet i paharrueshëm është ai i “Pas një zogu” luajtur në skenën e Sanremo në vitin 2016.
.
Përzgjodhi dhe përktheu Jozef Radi
 
.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.