back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Lamtumirë Licia Albanese! 101 vjeçarja, Legjenda e Operës

Gazeta

Licia Albanese (1913-2014)
Licia Albanese (1913-2014)

Lamtumirë Licia Albanese!

Largohet 101 vjeçarja, Legjenda e Operës

E diel, gusht 17, 2014

Të famshmit e kantos: Caruso - Albanese - Hines
Të famshmit e kantos: Caruso – Albanese – Hines

Ka vdekur në Nju Jork, në moshën 101 vjet, legjenda e operës Licia Albanese.
Këtë e njoftoi djali i saj, Joseph Gimma, i cili shtoi gjithashtu se nëna e tij vdiq qetësisht në apartamentin e saj në Manhatan.
Sopranoja italiane, Licia Albanese, i natyralizuar amerikane, u bë e famshme për rolet e saj në kryeveprat “Madam Butterfly” të Puçinit dhe “La Traviata” e Verdit dhe ka kënduar në kohën e Arturo Toscaninit.

Sopranoja Licia Albanese
Sopranoja Licia Albanese

Mbasi  debutoi së pari në Europë në vitet ’30, Licia Albanese u bë nji nga sopranot ma të admiruara të mesit te shekullit të njëzetë, si rezultat i nji bashkëpunimi me Operën Metropolitan të Nju Jorkut, ku ajo këndoi në më shumë se 400 shfaqje, gjatë viteve 1940-1966.
E lidhur kryesisht me Puccinin, ajo u ba në veçanti  e njohur për “Madam Butterfly” e saj, nji pjesë që ajo e këndoi ma shumë se 300 herë.
E lindur në Bari, më 23 korrik 1913, ajo iu kushtua këngës qysh vajzë, duke u bërë ndër ma të preferuarat e Giuseppina Baldassare-Tedeschi, nji ‘Butterfly’ e njohur e kohës së saj. Debutimin e parë ajo e bën në vitin 1934, në Teatrin Lirik të Milanos. Në nji shfaqje të “Madam Butterfly”, ku ajo zëvendësoi papritmas, sopranon kryesore që u ndje e sëmurë, duke bërë kështu debutimin e saj në aktin e dytë, dhe duke korrur nji sukses të madh.
Më pas këndon në La Scala, në Covent Garden dhe në teatro të tjera europiane. U largua nga Italia për në Nju Jork, në vitin 1939, ndërsa nji vit më pas, më 9 shkurt, ajo bëri debutimin e saj në Metropolitan Opera, me të cilën bashkëpunoi për një kohë të gjatë. Licia Albanese,  u bë qytetare amerikane në vitin 1940, dhe iu dha Medalja e Nderit të Artit në vitin 1995, nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Klinton.

Licia Albanese & Bill Clinton
Licia Albanese & Bill Clinton

Marrë http://leggo.it (përshtati në shqip Jozef Radi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.