back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Lamtumira e njё Legjende futbolli… – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Shyqyri Rreli (1930-2019)
Shyqyri Rreli (1930-2019)

Lamtumira e njё Legjende futbolli…

nga Adriatik Riza Dosti

Nё ditёn e fundit tё vitit qё lamё pas e nё ditёn e parё tё vitit tё ri qё sapo ka hyrё… ёshtё ndarё nga jeta nё moshёn 89 vjeçare dhe ёshtё pёrcjellё pёr nё banesёn e fundit me nderimet e respektet qё i takonin njё ikonё e vёrteteё e historisё sё futbollit shqiptar Prof. Shyqyri Rreli…
Pa dashur tё abuzoj e ti keqpёrdor fjalёt e gjuhёs shqipe… Rreli ishte e mbetet me plot kuptimin e fjalёs njё Legjendё e rrallё dhe e papёrsёritshme e futbollit shqiptar…
Njё jetё e tёrё e lidhur me futbollin…
Plot 71 vite dedikuar atij si pakkush tjetёr… dhe vazhdimisht i nderuar e i respektuar prej tё gjithёve e veçmas prej komunitetit futbollistik shqiptar por edhe atij ndёrkombёtar…
Qytetar i nderuar e i civilizuar i Tironёs sonё…
Njё besimtar model i Zotit…
Njё ish futbollist i mrekullueshem i asaj Dinamoje tё madhe tё viteve ’50-’60…
Njё kampion i madh Ballkani me Shpresat e Shqipёrisё…
Njё trajner i zoti i njё Kombtareje tё vogёl si ajo e Shqipёrisё qё çuditi Europёn nё vitin e largёt 1984…
dhe njё trajner i njё Tirane tё madhe e kampione absolute nё fund tё viteve ’80!
.
Shyqyri Rreli dhe Mishel Platini
Shyqyri Rreli dhe Mishel Platini
Shyqyri Rreli ishte vetёm 18 vjeç kur veshi pёr herё tё parё fanellёn e Erzenit tё Shijakut me 1948, pёr tё vazhduar mё pas tek Puna e Tiranёs e pёr tё qёnё nё vazhdimёsi mbrojtёsi i pakalueshёm i qendrёs me nr. 3, i asaj Dinamoje tё frikshme tё messhekullit tё shkuar nё radhёt e sё cilёs do tё shpallej 4 herё kampion e do tё fitonte po kaq kupa tё Shqipёrisё deri mё 1962, ku pas plot 14 vjet karriere futbollistike var kёpucёt nё gozhdё e ku kish qenё gjithashtu edhe pjestar i Kombёtares sё vendit tё tij nё periudhёn 1955-58.
Mё pas do t’i kushtohej ekipeve tё moshave tё ndryshme, ku nё fakt prej kёtu nis edhe shkёlqimi i tij si trajner…
Mё 1978, e shpall Shqipёrinё U-21 Kampione tё Ballkanit teksa shpartallon nё Tiranё Rumaninё 7-1!
Tre vjet mё vonё, mё 1981, pёrsёrit tё njejtin sukses me njё brez ndёr mё tё mirёt qё po i vinte historisё sё futbollit shqiptar…
Çudit Europёn futbollistike me 1983… ku sё bashku me tё madhin tjetёr Xan Rragamin, fiksojne barazimin dramatik 1-1 nё Trier kundёr Gjermanisё sё Berti Vogst dhe e rendisin Shqipёrinё e 21 vjeçarёve nё 8 mё tё mirat e kontinentit…
Nё dy periudha tё ndryshme kohore 1982 [teksa zёvendёson tё madhin Loro Boriçi] – 1985 dhe nё edicionin 1988/89 do tё drejtojё Kombtaren e Shqipёrisё nё njё rrugёtim sa tё vёshtirё po aq mbresёlёnёs…
Njё barazim emocionues 2-2 me Poloninё e yjeve tё asaj kohe e sidomos njё fitore zhurmёmadhe 2-0 kundёr Belgjikes sё Pfaff, Colemans e Shifos me shokё nё Tiranё… dhe Rreli bёn qё njё komb i tёrё tё ёndёrroje me sy hapur… Botёrorin e Meksikёs – 1986…
Dy humbjet e hidhura 0-2 ne Greqi e mё pas 0-1 nё Tiranё me Poloninё e Bonjekut… na ulёn me kёmbё nё tokё… po ndёrkohё kemi njё ndёr kombtaret mё tё mira tё historisё sё futbollit shqiptar, njё brez tё shkёlqyer futbollistёsh qё nёse Shqipёria do tё kish njё regjim tjetёr sot do flisnim ndryshe pёr atё çka duhej e meritonte tё arrinte ajo plejadё e artё e futbollit shqiptar… ku Musta e Mersini; Hodja e Ocelli; F. Rragami e Zmijani; Vukatana e Omuri, Josa e Jera, Demollari e Minga, Kola, Muça, Shehu e mjaft tё tjerё ishin dhe mbetёn yje tё vёrtetё futbolli, qё do t’i kish zili çdo kombёtare e botёs…
E nё krye tё tyre ishte pikёrisht ai, trajneri novator e guximtar Shyqyri Rreli… Ai qё nxiti lojёn sulmuese e guxoi t’i shёnonte radhazi jo njё po disa gola brenda e jashtё vendit: Irlandёs sё Veriut, Polonisё, Belgjikёs, Rumanisё, Greqisё, Austrisё, Gjermanisё, Turqisё, Suedisё… madje edhe Anglisё brenda nё Uembli… pavarёsisht anullimit qesharak tё atij goli spektakolar tё brilantit – futbollist Sul Demollari…
Sё bashku me Nine Naçin e pёrgjegjёs ekipi Firdus Cecёn, nё vitet ’87-’90, Rreli do tё jetё nё krye tё njё Tirane tё frikshme, absolute e dominuese tё futbollit shqiptar me tё cilёn fiton 2 tituj Kampion… njё Tiranё vёshtirё e pёrsёritёshme nё futbollin tonё dhe pasuese e denjё e Tironёs sё madhe tё Myslim Allёs nё vitet ’60-’70…
Shkёndija ka qёnё skuadra e parё e trajnerllikut pёr Shyqyri Rrelin… pёr tё qenё mё pas edhe nё pankinat e Tiranёs, tё Shkumbinit por edhe Teutёs sё Durrёsit… ku kudo qё punoi e drejtoi fitoi respektin dhe admirimin e gjithkujt…
Autoritar po edhe i çiltёr, i thjeshtё, hokatar po edhe serioz e puneshumё e fjalёpak… kёrkues e kёmbёngulёs… i bindur nё idetё e veta po edhe modest nё arritjet e tij… i respektueshёm e tepёr pozitiv si njeri… i komunikueshёm e dashamirёs ndaj gjithkujt…
Ky do tё ishte gjatё gjithё jetёs sё tij, futbollisti, trajneri, pedagogu, profesori i nderuar i ILKF, familjari model dhe qytetari brilant i Tironёs sonё Shyqyri Rreli…
Autor i disa librave e botimeve shkencore sportive dhe disa tё tillave specifike me temё futbollin, sportin e tij tё zemrёs, tё cilit nuk ju nda deri nё frymёn e fundit…
.
Shyqyri Rreli - Nder I Kombit
Shyqyri Rreli – Nder I Kombit
Mjeshtёr sporti; Mjeshtёr i Madh; Qytetar Nderi i Tironёs sonё; Legjendё e futbollit shqiptar dhe deri tek Nderi i Kombit… kёto ishin disa nga vlerёsimet plotёsisht tё merituara qё fitoi gjatё jetёs sё tij qytetare e sportive e gjurmёlёnёse Shyqyri Rreli…
Me ndarjen e tij nga kjo botё, familja humbi njeriun e saj tё dashur e tё pazёvendёsueshёm; futbolli shqiptar njё ikonё dhe njё Legjendё tё vёrtetё; ne shokёt, miqtё, tё afёrmit e dashamirёt e shumtё humbёm njeriun, mikun, trajnerin, pedagogun, qytetarin dhe modelin e mirёsisё qytetare… tё palodhurin dhe tё mrekullueshmin tonё: Shyqyri Rreli!*
*Shkrimi botohet me pak shkurtime…
.
Marre nga Faqja e A. R. Dosti, me 2 janar 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.