back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Kush ishte Pierre Seghers: Babai im shpirtëror në Paris? – nga Skënder Sherifi

Gazeta

Pierre Seghers (1906-1987)
Pierre Seghers (1906-1987)

Kush ishte Pierre Seghers: Babai im shpirtëror në Paris?

nga Skënder Sherifi

Ka tri dekada që publiku shqiptar më ka ndjekur me botimet e mia nëpër ekrane televizive dhe e ka dëgjuar shpeshherë, emrin e Pierre Seghers-it, mentori dhe babai im shpirtëror, të cilin e kam përmendur rrallë pas rrallë. Por jam i bindur që pak kush në Shqipëri e dinë saktësisht se kush ka qenë realisht ai Personalitet i madh i skenës kulturore dhe poetike franceze? Dhe m’u dukë normale sot, për t’ua sqaruar Jetën e tij deri dikund. Pos faktit që është edhe një dëtyrë morale.
Më ka pas thirrur ai vetë, për ta takuar në Paris në vjeshtën e vitit 1976, ngaqë kalonte pothuaja 6 muaj në kryeqytetin e famshëm francez dhe 6 muaj në vilën e tij në Bregun e Azurit në Provancë. Pasi ja kishte dërguar me entuziazëm dhe si test, një ish Profesor i gjimnazit, 200 tekste të mia poetike, të shtypura siç duhet nga shoqja e tij, me një makinë shkrimi të huazuar nga filmat policorë dhe thriller amerikan bardh e zi, poema të lira, komplet të improvizuara, të cilat i kisha shkruar si adoleshent, sa për t’u dukur origjinal dhe interesant para klasës dhe sidomos, për t’i sharmuar bukuroshet e bankave shkollore, duke i lavdëruar me disa vargje romantike dhe surrealiste, çka një herë në dy funksiononte për mrekulli.
Kështu, që pas 7 muajve, ndërsa e kisha harruar atë punë dhe kaluar në rutinën e zakonshme, ma dërgoj një letër nga Provanca, zoti Seghers, me plot lavdata gati të tepruara dhe të paimagjinueshme për mua (i thashë veti: A mos ka qenë i droguar, ai tip?) ngaqë as vetë, nuk ju kushtoja asnjë rëndësi dhe nuk i merrja fare me seriozitet. Ishte më tepër lojë rinore dhe shfryrje psikologjike, sa për të mos paguar një herë në javë, si Woody Allen-i, me shokë në USA, një seancë 50 minutash psikoanalizë në zemrën e Manhattan-it, në buildingun ku kushëriri im, djali i tezës ishte kujdestarë global (super). Vinte çdo të mërkurw në të njejtën orë dhe nganjëherë me qëllim, e prisja në rrugë, sa për t’i folur disa minuta, pa pagesë.
I thashw, a po më rekomandon edhe mua për sevap, tek Psikoanisti yt? Më tha: Jo, se e ka zot lekun dhe kohën dhe për sevap, shko e merre një supë falas, në filan vend! “Thank you Man, it’s great! Put that in your next movie!” Po çka bën këtu Mister Sherifi me tha? – Jam tek kushëriri im, një aventurist me dy klasë shkollë, të cilin e ka tërhequr ëndrra amerikane dhe dollari, dhe po e ruaj si bodyguard, një muzikante japoneze të mbyllur në apartamentin e saj me 7 palë çelsa, ngaqë e kishin agresuar në rrugë disa horra latinos dhe zezakë, dhe ishte më se e frikësuar, e traumatizuar. Një yll fantastik, plot rafinim… e cila ke ka alivanoset kur u ngjita rastësisht me të në ashensor, por nuk e kisha Miles Davis-in, me saksofon për ta qetësuar. I thashë – jam këtu për 6 javë tek familja ime… “be cool, baby, what’s happend. I am artist and a delicate human being. Let’s drink a coffee together!”
Por si dekonstruktivist intuitiv, le t’i rikthemi me trenin ekspres Londër-Paris, mikut tim Pierre Seghers. Mbrrina nga fundi i shtatorit 1976, tek banesa e tij në Parisin 14, në bulevard Raspail, 228, nëse më kujtohet… Sot e ke aty, Fondacionin artistik të bijuterive prestigjioze Cartier, kushtuar arteve plastike bashkëkohore.
Më kujtohet që pata hyrë për të folur pas disa viteve me drejtoreshën e atij fundacioni duke i thënë: “A mundesh për ta ekspozuar motrën time Sarah, një piktore dhe skulptore primitive e fiseve totemike, por me një botë të saj evidente moderne, që lufton me materien bruto, alla Dubuffet… e ka lavdëruar me dy fjalë të shkruara Jacques Chirac-u, fans i atij lloj arti parësor, gjesti krijues i pikënisjeve, që edhe mua më ka fashinuar gjithmonë deri sot, Paul Fachetti dhe René Clair, kritik dhe studiues i konfirmuar… Pra, programonte dikur, se ju hanë kalukënxha!”
-Shikon i dashur zotëri: ti po e sheh vetë se çka ekspozojmë këtu. Tendencat aktuale që na i imponon tregu dhe moda e kohës… fotografia, veprat minimaliste, instalacionet dhe motra e juaj nuk hyn në këto shkolla virtuale postmoderne të arteve plastike. Ah, motherfucker… pikërisht, gjithë çka e konsideroj unë në tërësi, si anti-pikturë dhe anti-skulpturë, mashtrimi dhe falsifikimi më i madh i historisë të arteve plastike… ku çdo kloun i imponuar nga një curator, menaxher specialist i tregut, i marketingut, dhe i cili i ka të gjitha rrjetat e komunikimit dhe të financimit në dispozicionin e tij, mundet për një kohë rekord me ta shndërruar çfarëdo Anonimi pa botë as brumë, në artist madhor, i cili do ekspozohet në galeritë e famshme amerikane dhe evropiane dhe do shitet në maksimum.
-Ka fituar ligji i tregut dhe i spekulimit, i lidhjeve dhe i marketingut, kundër ligjit të talentit puro dhe të botës artistike evidente. Ka vdekur koha e Gogenit, Van Goghut, Modiglianit, Paul Klee, Klimt, Pikaso, Braque, Miro…
Sot flitet për artin plastik, në termat e bursit të Wall Street-it, dhe pikë!
I rash ziles tek apartamenti i SEGHERS-it, në Paris dhe doli ai vetë, një plak 70 vjeçar për të ma çelur derën, mua djalosh i ri 21 vjeçarë, duke me thënë si fjalë të parë: “Mirë se ke ardhur, ti djalë, me një përqafim… ishim duke të pritur! Hyr dhe bëj sikurse në shtëpinë tënde, relaksohu!” E pau direkt që u befasova, për mos me thënë, se u destabilizova deri dikund, duke i thënë vetes: “Po kush është ky idiot apo pervers, që më thrret djalë dhe çka kërkon prej meje?” Ngaqë, unë isha i mësuar në ritet dhe kodet e kanunit malësor, e jo në sjelljet afektive të afërta alla perendimore. Babai im nuk më kishte prekur as puthur kurrë gjatë gjithë jetës së tij, dhe nuk e mbaj mend një fjalë të butë, një lavdatë, një gjest romantik apo sentimental. Neve ishim në botën e Sergio Leones, në një western tropojan buzë Valbonës, apo tek bota e Samurajve japonezë, në një film të Kurosavës. Vazhdoj duke më thënë – shiko ti djalë… po e shoh që nuk e ndien veten mirë, ke ndonjë problem, e do një konsultë me një psikolog, mik timin?
Qetësohu dhe shtrihu në kolltuk se të ka lodhur rruga! Ose rikthehu në Amazoni apo tek familja jote… A ke ardhur me më takuar mua, pasi që ta kam propozuar?
Iu përgjigja: “Po, e kuptoj, por a je Babai im? Pse më thrret djalë? Nuk jam i mësuar me gjithë këto respekte dhe afërsi intime, zoti Seghers!” A po, më tha, e paske një problem serioz, ti djalë! Je poet madhor për mua, ta kam shprehur, por po e shoh që nuk je fare i përgatitur për t’u konfrontuar me shoqërinë elitare parisiane, me elitën kulturore, me borgjezinë, me aristokracinë. Nuk i posedon normat dhe kodet… je diamant bruto i pa gdhendur, duhet me të skalitur dhe me të ri-edukuar për bisedat dhe tavolinat franceze. Tani, vendose ti vetë: a do me qëndruar këtu me mua në Paris dhe Provancë, apo me u rikthyer ka ke ardhur?
Por dije që këtu do mësohesh në delikatesë, në alegori dhe për t’u puthur me gjithë Parisin, mëshkuj e femra, të pëlqej apo s’të pëlqej. Hapi sytë dhe dekodorin!
Talenti poetik nuk të mjafton për të qenë i pranuar tek shoqëria kulturore franceze.
Nëse pranon për të më dëgjuar mua dhe për t’i ndjekur këshillat e mia, ti djalë, do jeshë i pranueshëm në Paris dhe do kesh sukses tek meset artistike franceze, sepse ke plot kualitete dhe çudira natyrore, me të cilat ke për t’i befasuar. Por duhet për t’ua njohur perfekt kodet e sjelljeve, a më kupton. A pranon me të menaxhuar unë, si babë shpirtëror, se të konsideroj simbolikisht si Djalin tim dhe unë personalisht të kam adoptuar si Personalitet albanez krejt i veçantë. Sa të jam unë këtu, je në shtëpinë tënde në Paris dhe në Provancë… okay? Porse tani, i ke edhe Dy Provime paraprake për t’i kaluar, ti djalë, për ta përfundosur këtë marrëveshje globale.
Shko e merru vesh me gruan time Koleta (Colette)… dhe më mori 40 minuta në dhomën e saj të gjumit, jo për të më kërcyer mbi shpinë, por për të m’i shtruar 15 pyetje të Prustit (pyetsori i Prustit, që i ka realisht 35 pyetje). Bile atë ushtrim ja impononte edhe animatori i famshëm francez Bernard Pivot, të gjithë autorëve që i ftonte në emisionin e tij “Apostrophes” të cilin e ka mbajtur me sukses gjatë 15 viteve në kanalin publik France 2, çdo të premte në ora 21,30 h. Pra, çdo autor i ftuar ju përgjigjet atyre pyetjet më pikante, të seleksionuara nga Pivot-ja, në listën e gjatë të Marcel Prustit.
Dhe pasi që u përgjigja atyre pyetjeve, me tha shoqja e Serghersit, Koleta: Bravo Skënder, ke kaluar me sukses provimin dhe po gëzohem që i kemi 8 pika të përbashkëta në 15… prandaj, je i adoptuar edhe nga unë në këtë apartament.
E më në fund, vazhdoj Pieri: urime ti djalë, të ka pranuar edhe gruaja ime, Ministër e brendshme dhe e buxhetit. Mos harron që është zotja e shtëpisë dhe unë varem me dekada nga financat e grave… vetëm se shpenzoj lekët e tyre, por më tolerojnë se jam humanist dhe idealist dhe ua kthej me të mirë.
Tani e ke provimin e fundit për ta kaluar. Ulu në atë kolltuk, i cili i është rezervuar dy macave të mia, është territori i tyre dhe të shohim, sesi dialogon me macet? Por për fat, isha i mësuar qysh në fëmijëri me maca, të cilat më kanë shoqëruar deri sot në jetë. Kurse çeshtjet e territoreve, nuk i kemi zgjidhur deri sot me fjalë, as me pushkë. Më mirë të qëndrojmë në botën e intuicioneve dhe energjive!
Dhe m’u bindën pas një tentative sulmi, edhe macat e Seghersit, i cili deklaroj në një Konferencë shtypi në Kombet e Bashkuara: “Bravo, ti djalë, të adoptuan edhe macat e mia të egra, që kanë refuzuar çdokënd deri sot. Je i madh… e kam ditur që ke diçka speciale! Je definitivisht i adoptuar në këtë shtëpi, nga të tri palët!” I thashë vetes, me na pas filmuar dikush, do u dukeshim pa dyshim, si në një azil të çmendurish… ha, ha, ha. E thirra Milos Formanin për t’ia dhënë një idé skenari, por më tha – “jam i okupuar me një trullan tjetër të droguar, hallucinant dhe jashtë kodëve, por gjenial… një farë Jack Nicholson-in.” Mi dha pastaj PIERI disa udhëzime gjenerale me plot logjikë racionale alla franceze, një ilustrim i fjalimit mbi metodën të Descartit: “Ti djalë, do t’i menaxhoj unë të gjitha takimet fillestare në Paris, me shoqërinë time elitare, por mos harron që janë personalitete me shumë rëndësi, që kanë lënë gjurma të forta në fushat e tyre dhe disa e kanë themeluar edhe artin apo kulturën aktuale të shekullit 20. Prandaj, unë dëshiroj që të shkosh para tyre sa më i përgatitur, ngaqë je duke i takuar miqtë e mi, sepse, e luaj edhe reputacionin tim në këtë rast. Mos harron që je tek unë, i adoptuar si djalë simbolik, ngaqë të admiroj si Poet, dhe tani kur të prezantoj tek miqtë e mi, që janë kolosë të artit dhe inteligjencës franceze, nuk dëshiroj që të dështojsh dhe të më koritish edhe mua paralelisht… A më kupton? Mbaje mend, që 3 herë me dështuar dhe me më folur negativisht për ty miqtë e mi, do detyrohem me të përjashtuar nga shtëpia ime, sepse është çeshtje morale dhe nderi. Kjo do të thotë qartë, që ti nuk je për Paris-in, dhe pikë… mbaroj muhabeti! E njejta gjë, i ka pas ndodhur edhe Arthur Rimbaud-së, i cili pavarësisht që ishte Poet gjenial mbi të tjerët, ka qenë i urryer në të gjitha salonet elitare parisiane, edhe pse e kishte Paul Verlenin në mbështetje. Sepse, u sillte me kodet e një katundari të Ardenëve dhe i shokonte Njerëzit. Prandaj, ke për t’u përgatitur si sportistat për lojëra olimpike, dhe për t’ua lexuar të gjithëve mes 3 deri në 5 vepra, okay? Ose për t’ua pa filmat, dramat, dëgjuar albumet me kujdes, dhe çdoherë do të marrë unë vetë në pyetje dhe do debatojmë mbi veprën e çdo artisti apo filozofi? Dhe kur do bindem që je me të vërtetë i përgatitur për atë takim, do të them – okay, e ke dritën e jeshiltë për t’i shkuar tek shtëpia e tij! Bile e kam pasë inauguruar takimin e parë me të famshmin poet francez stalinist Louis Aragon, rue de Varennes, ku është Muzeu i skulptorit Rodin. Një takim delirant që do e mbaj mend gjithë jetën time!
Dhe pastaj, – me thotë Seghersi, – do të pyeti natyrisht sesi të ka kaluar takimi, dhe disa herë do t’i marrë vetë edhe miqët e mi në telefon, për t’i pyetur se çfarë përshtypjesh ju ka lënë miku im, poeti albanez Skënder Sherifi?
Waouw… i thash vetes… kanë mbaruar hajgaret këtu, sharlatanizmi dhe aproksimacioni alla shqiptar, amatorizmi dhe provincializmi, llafollogjia e kotë dhe e zbraztë, posturat dhe teatrologjia false apo iluzore. Jam gati non stop, në çdo takim me një Personalitet madhor të artit, kulturës dhe inteligjencës franceze, tipa që kanë themeluar rrymat kryesore të shekullit 20 dhe që janë Yje apo Guru edhe në Universitetet e famshme amerikane (Lui Aragon, Yves Bonnefoy, Francis Bacon, Balthus, Claude Lévy Strauss, François Furet, Louis Althusser, Jacques Derrida, Paul Ricoeur, Roland Barthes, Michel Foucault, Fernand Braudel, Emmanuel Levinas, Merleau Ponty, Sartre, Bourdieu, Alain Badiou, Leroy-Ladurie, Edgar Morin, Gilles Deleuze, Jacques Lacan, Vladimir Jankélévitch, Jacques Le Goff, Georges Dumézil, Jean-Luc Godard, Ionesco, Arrabal, Léo Ferré, Barbara, Brel, Alain Robbe-Grillet, Nathalie Sarraute, etjerë…) jam non stop, në një lloj provimi të improvizuar në direkt, alla Sorbonë, para kolosëve të Francës dhe të Botës, pa ndonjë mënyrë shpëtimi. Ose kalon, ose dështon mizerabilisht dhe shlyhesh, pra eliminohesh pa asnjë mëshirë, sipas ligjit Darvinian të seleksionimit natyror.
Imagjinone ju vetë: Jeni ulur 1 orë apo 2… para këtyre lloj personalitetesh, jeni para Michel Foucault ose Arrabal-it, për t’i takuar dhe për të biseduar me ta… okay, por mbi çka dhe qysh? Sinqerisht, ishte e komplikuar si situatë dhe donte një karakter solid dhe një siguri në potencialin tënd, për t’u ballafaquar me ta… një brendësi të fuqishme, një kulturë gjenerale korrekte, një metodë skanimi speciale, dhe një parapërgatitje evidente. Sepse, ishte në lojë së pari, reputacioni im si Poet albanez, dhe së dyti, reputacioni i Babait tim shpirtëror Pierre Seghersit, i cili më mbante si djalin e ti, tek shtëpia. Kështu që moralisht, nuk guxoja me dështuar, por e kisha çdoherë një presion maksimal në kokë dhe mbi supe. Dhe në realitet, kjo ka qenë shkolla ime më e fuqishmja dhe më vendimtarja në jetë. Nëna ime dervishe sufiste thotë që e ka Universitetin e Qiellit, që i vjen Dija nga lart dhe që i ka Profesorët e saj në Qiell… Okay, pse jo? E kuptoj si Poet. Se edhe unë i kam ato antena të posaçme, ato frymëzime misterioze të pa emër, që m’i kanë diktuar së paku 2 vepra, gati komplet jashtë kontrollit tim racional… më kanë ardhur edhe mua nga lart… kam qenë i banuar, i populluar, apo i diktuar! Natyrisht, që e kam një titull universitar formal, sa për të ushtruar profesionin e profesorit apo gazetarit kulturor, pra sa për një zanat dhe pikë… por nuk ka asnjë rëndësi reale për mua, bile as që e përmendi. Ndërsa, i kushtoj 10 herë më prioritet asaj çka e quaj unë Universitetin e Jetës praktike, e përvojave dhe e përjetimëve private intime. Prandaj, unë kam evoluuar gjithmonë si një autodidakt i formuar nga Jeta.
Bile, sot jam komplet i vaksinuar, ngaqë, pas atyre 15 viteve provime dhe testime alla franceze përballë elitës së tyre: ju e kuptoni që nuk kam pse t’impresionohemi apo të frikësohemi para askujt në botë. E kam thënë disa herë: që për mua ka qenë ai epizod francez i jetës time, baras me 2 ose 3 diploma të mëdha universitare.
A mund të krahasohet seriozisht me një Person, çfarëdo qoftë, por që ka dalur i diplomuar nga Universiteti i Tiranës, apo Prishtinës, apo edhe i Brukselit, Berlinit?
Sepse, askush prej nesh si shqiptar, nuk i ka përjetuar ato gjëra, për një kohë aq të gjatë dhe nuk ka për t’i përjetuar. Kështu, që më ka formuar vetë jeta, në një mënyrë autodidakte të improvizuar, por mbi disa baza shkencore minimale. Pastaj, edhe LIRIA e lirë, e Rembosë, e ka bërë efektin e saj, disa dhunti personale, plus specificiteti i Shqipërisë antike zakonore, psikologjia e odave malësore dhe ritet kanunore… I kam pasur disa argumente të forta, për t’i befasuar francezët, pos faktit, që e kam zotëruar së pari deri në palcë, kulturën e tyre.
Por e kam përzier me timen puro shqiptare, e kam miksuar, afishuar në disa raste, sa për t’iu bërë me kuptuar, se nuk jam majmuni shqiptarofon i tyre, apo kloni i tyre, porse jam Skënder Sherifi, me personalitetin dhe me lirinë time, me gjenezën time autentike shqiptare antike, që unë e respektoj për çka është, si bazë fillestare, dhe pastaj, jam po ashtu i dashururar si shumë intelektualë dhe artista botërorë, në gjuhën dhe në kulturën franceze (Beckett, Ionesco, Cioran, Arrabal, Kundera) sepse, ka qenë burim inspirimi për mua, si për gjithë Planetin tokësorë. Dhe mbi këtë parim bazë, më kanë respektuar dhe përqafuar me admirim. Kur je në një Metropol botëror, i cili është referencial për çdokënd, duhet për t’u imponuar para të tjerëve me botën dhe me personalitetin tënd autentik, ashtu siç je ti, me alkiminë tënde intime, origjinale, me një gjurmë identiteti specifik. Askush nuk e respekton një të kompleksuar, i cili fillon për ta mohuar vetveten para tjetrit!
As nuk duhet për t’u shitur tek Iksi, apo për t’u prostituuar tek Ypsiloni, apo për t’u transformuar apo metamorfozuar në diçka të huaj dhe në çka nuk je në esencë.
Në mizën e David Cronenberg-ut! Le t’ia lëmë atë punë kinematografisë…
Duhet vetëm me qëndruar vetvetja, por me kusht parimor, që kur ti jeton në Francë, në Angli, Gjermani, apo Skandinavi, ke për detyrë njerëzore normale, për t’ua njohur dhe asimiluar perfekt kulturën e tyre, identitetin dhe psikologjinë, historinë, traditën dhe botën e tyre shpirtërore, por pa e fshirë tënden, natyrisht.
Dhe kur ta konstatojnë që ti si person ua njeh imtësisht kulturën dhe backgroundin e tyre francez, anglez, amerikan, gjerman, suedez, dhe që nuk je aspak inferior ndaj tyre në të gjitha këto fusha të përmendura… por, e ke ruajtuar brenda vetës një dallim specifik, çka për mua, është objektivisht një Plus… Pra, kur ta shohin që ti e respekton së pari intuitivisht gjenezën tënde, identitetin dhe trashëgiminë tënde, por po ashtu edhe të tyren, gati në të njejtën shkallë, përmes një shpjegimi racional të argumentuar: do të respektojnë të gjithë me duartrokitje!
Do fillojnë për ta kuptuar që ti je dikushi tek ata, e jo askushi që vetëm i kopjon!
Por kush ishte Pierre Seghersi? Imazhi i parë që më vjen: me siguri Botuesi më i madh i Poezisë në Francë dhe në Europë, sepse ai Njeri, ja ka kushtuar gjithë jetën e tij Poezisë në fakt dhe e ka shpenzuar një pjesë të pasurisë familjare, sidomos të gruas së tij për ta botuar gjithë Poezinë botërore. Poezia, ka qenë dashuria e tij!
Imagjinojeni, që e ka pasë shpikur koleksionin e tij të famshëm: “Poètes d’aujourd’hui – Poetët e sotit” që në vitin 1944. Ka marrur pjesë që në fillim, në lëvizjen e Rezistencës franceze, e jo si shumica prej tyre, të shtyrë nga oportunizmi dhe për t’i kamufluar ultësitë e tyre, gjatë orëve të fundit… siç thoshte vetë Charles de Gaulle “Les résistants de la dernière heure” Ka qenë miku i privilegjuar i gjithë Paris-it, elitar dhe artistik, por mes tyre mik i fillimeve me Louis Aragon-in, Paul Eluard-in, Robert Desnos-in, René Char, Claude Lévy Strauss, e ca të tjerë.
Paradhësit e tij familjarë kanë qenë Flamanë të ardhur nga regjioni i Anversit, Porti detar, i kontrolluar sot pjesërisht nga kushëritë tanë shqiptarë… nëse keni diçka me rëndësi për të kaluar, ndonjë mall me vlerë, mund të lajmëroheni. Se në mënyrën e tyre, edhe Poetët janë trafikantë fjalësh, vargjesh, rimash, imazhesh dhe metaforesh. Më vonë, familja Seghers ka ardhur për t’u instaluar në veriun e Francës. Bile kanë qenë mes tyre edhe tre piktorë mjaft të njohur nga shekulli 17 me emrin Daniel – Gérard dhe Herkule Seghers.
Ndërsa Pierre Seghersi e ka kaluar fëmijërinë e tij në Carpentras, në regjionin që e kapë Provanca, nëse më kujtohen kurset e gjeografisë në shkollën fillore. I mësuar në natyrë, në diell, në peizazhe sublime, në kokteje nëpër tarraca dhe në këngën e gjinkallave, në ambientet e përkshkruara mrekullisht bukur, në romanet e tyre, nga Jean Giono dhe Marcel Pagnol, shumica të adaptuara në filma të stilit popullor familjar, por kualitativ, me një etikë të vlerave humane pozitive.

Skënder Sherifi
Skënder Sherifi

Në moshen 19 vjeçare arrin në Paris, dhe banon në Place Dauphine, ku qëndronte dikur Yves Montand dhe Simone Signoret. Punon si nëpunës, sa për ta fituar një rrogë mujore duke veshur kostumin e Franz Kafkës. Por e thrret shërbimi ushtarak në Korsikë, një ishull paradiziak, ku duhet për t’u marrur vesh diqysh me Frontin çlirimtar, për t’i evituar shpërthimet me tritol, dhe pasi që e kryen atë detyrë patriotike, rikthehet në Carpentras, në jugun e Francës. Atje, martohet me një ish shoqe të lënë pas dore, Anne Vernier, e cila qëndiste qilima, duke pritur Burrin e saj të ardhshëm, të paracaktuar nga llotoja, në vitin 1928. Punon si tregëtar i pavarur dhe udhëton kamos gjatë disa viteve, me një furgon të amortizuar, nëpër jug të Hekzagonit, për t’i shitur mallrat e tia (duhan, kafe, kaçikë pule, miell), që nuk interesojnë shumë kënd. Flen në hotele të leprozuara, si në filmat e Jim Jarmush-it dhe në romanet e John Fantës dhe Jim Coca-Colës, bredh nga një kafe në tjetrën, zhagitet si zhaba, me mjeranët e No Man’s Landëve dhe fshatrave, dhe për ta mbytur kohën, fillon për t’i mbushur disa fletore me Poezi. Ma rikujtonte librin e Arthur Miller-it, të shkruar në vitin 1949 – i luajtur si dramë teatrore në Broadway – “Vdekja e një shitësi udhëtar – Death of a Salesman” – të adaptuar dy herë në ekran, por mua më kujtohet performanca magjike e Dustin Hofman-it, dhe e John Malkoviç-it, në filmin e regjisorit gjerman Völker Schlondorf… një bredhje nëpër zbrastësinë absurde të provincave dhe periferive anonime, ku pos alkoolit dhe ndonjë putanë të rastit gjysmë e dehur në një bar, që mund ta kishte përdorur Fellini ose Marco Ferreri, nuk ke sesi ta shtysh kohën.
Për fat, Seghersi e ka një damar Poeti, çka e shpëton prej dëshprimit kronik.
Lexon poetët madhorë sikurse Mallarmé, Valéry, Laforgue, Whitman, Pessoa dhe Rilke dhe tenton për t’iu afruar deri dikund me tekstet e tia. Mirëpo, duke qenë në prag të Luftës së Dytë Botërore me Gjermaninë teutone, e mobilizojnë përsëri në vitin 1939, në Kazermën e qytetit francez Nîmes, atje ku 25 vite më parë, ishte prezent, një farë gjeniu i quajtur Guillaume Apollinaire. Ju duk kjo informatë, si një shenj i fatit, një lloj porosie simbolike, një predestinim.
Kështu që vendosi, edhe pse ishte një ushtar i mobilizuar, në shërbim të kauzës franceze, për ta krijuar një farë “Reviste e Ushtarëve – Poetë rezistentë kundër ideologjisë totalitare naziste e fashiste, kundër totalitarizmit dhe barbarisë.” E nxjerr fillimisht me 300 kopje me titullin: “Poètes Casqués – Poet me helmeta”
Dhe revista e tij korr një sukses dhe një entuziazëm pranë opinionint publik dhe shtresave intelektuale franceze, ngaqë, ju jep një shtyrje morale dhe kombëtare. I pari, që e mbështet dhe abonohet është i madhi Luis Aragon, dhe pastaj vijnë plot krijues gjenialë të tjerë, sikurse Max Jacob, miku i Pikasos, Jean Paulhan, Jules Romain, e ca të tjerë me një reputacion të konsoliduar. Do kishte ardhur edhe Babai im zoti Shpend Sherifi, nga alpet e Valbonës, por ishte i okupuar si oficer i Mbretit Zog, ndërsa pas dy burgjeve të rënda në Shkodër dhe Porto Palermo, u bë animatori kryesor i Mërgatës së Qyqëve, në Odën e tij të Brukselit.
Më pat thënë – “Po çka të duhet ty Parisi, more i droguar dhe aventurat me një Plak të skaduar?” Iu përgjigja: “Mos u mërzit, o Babë, rri në kanunin dhe në botën tënde malësore, të cilën e kam respektuar që nga fillimi… por më lën mua, në botën time private dhe intime, për të cilën nuk do i marrë askujt leje në botë. Dhe do jemi në rregull. Unë jam unë dhe ti je ti… Okay? Të respektoj dhe pikë!”
Tani vjen koha që e demobilizojnë Pierre Seghers-in, dhe shkon për t’u instaluar në Villeneuve-les-Avignons (ua rikujtoj Festivalin mujor të teatrit për çdo vjet,
që bëhet në Avignon, në muajin korrik nëse nuk gaboj: një mrekulli e vërtetë!)
Gjithë qyteti merr erë kulture dhe teatri, diçka unike dhe e paparë askund.
Në vitin 1941, i shkon si mysafir nderi, Aragoni me të shoqen e tij Elsa Triolet, të cilën ja ka fshirë Salvador Dali-t dhe Paul Eluardi-t, dhe qëndron në shtëpinë e tij për disa kohë. Bile aty, tek Seghers-i, e përfundon librin e tij me Poezi: “Le crève-coeur; et Les Yeux d’Elsa… Plasja e Zemrës dhe Sytë e Elsës” dy vepra që ja boton natyrisht miku i tij Pierre. Pas çlirimit të Parisit me trupat e Charles de Gaullit dhe gjeneralit Leclerc, Seghersi vjen për të banuar në Paris në gusht 1944.
Dhe aty, e vazhdon aktivitetin e tij me revistën e Poezisë, ku i ka pas mbledhur të gjithë intelektualët dhe poetët e rezistencës franceze kundër pushtimit nazist, dhe e zhvillon me krijimin e një shtëpie botuese, e cila e mban natyrisht emrin e tij.
“Botimet Pierre Seghers” ku e inauguron një koleksion xhepi të titulluar: “Poètes d’aujoud’hui – Poetët e sotit”, i cili ka pasur jehonë dhe bile unë i kam pas lexuar komplet 270 librat e tij, në format pothuaj 13 cm x 15 cm. Kam qenë fans, gjysma e veprës ishte me analiza letrare dhe shpjegime mbi Poetin, ndërsa pjesa e dytw me poezitë e autorit. Ka pas filluar numri 1 – me Paul Eluard dhe ka përfunduar koleksioni me numrin 270 – kushtuar Jude Stefan.
Pastaj, Seghersi udhëton gjithëkund nëpër Europë, dhe e kupton shumë shpejt, qysh në vitin 1946, përkundër disa intelektualëve dhe shkrimtarëve të tjerë francezë, që ka gabuar rëndë, me simpatinë e tij pro komuniste. Jo, që e kishte me bindje të plotë, por më tepër për t’ua mbaruar qejfin shokëve të tij Poetë, poashtu miq të ngushtë të Rezistencës. Mua, më kujtohet edhe sot, dogmatizmi tragjik dhe absurd i disa figurave prestigjioze të letrave, apo të filozofisë, sikurse Sartri, Luis Althuseri, Aragoni me të cilin e kam përjetuar një “clash” të fortë në Paris, e ca të tjerë. Moda intelektuale dhe artistike e salonëve, që vinte edhe me mitin e marksizmit, të barazimit, të anti-fashizmit, i ilustruar mrekullisht me luftën e Spanjës, apo me Çe Guevarën dhe Fidel Kastron në Kubë, pastaj me angazhimet simbolikisht të fuqishme të André Malraux dhe Ernest Hemingway… e të gjitha këto së bashku, krijonin një atmosferë, një kontekst, ku duhej patjetër me qenë i majtë, pro markist, leninist, pro komunist, maoist, trotskist, deri në verbëri, duke e refuzuar realitetin praktik në terren, dhe duke i shijuar të gjitha lukset dhe privilegjet e Parisit magjik dhe komplet të lirë. Ishte e komplikuar për ta mbrojtur të kundërtën dhe për t’u kthjelluar… Ndërsa mua, ky fenomen m’irritonte në maksimum dhe i kam pasur disa debate të forta, me disa prej këtyre figurave franceze, që m’u duknin dogmatike, inkoherente, dhe në thelb indirekt hipokrite nga verbëria e tyre e qëllimshme. Unë isha komplet i vaksinuar… ka pasë shpëtuar mirë Albert Kamy-ja, por ishte i luftuar nga të tjerët pamëshirësisht, André Gide dhe miku im Pierre Seghers – i cili më tha – “S’ishte asgjë ajo punë, veçse një mashtrim kolosal tragjik! Por mundësisht evitoji ato tema me miqtë e mi! Qëndro ekskluzivisht në botën tënde të artit!” Po ashtu më thoshte rregullisht edhe Ibrahim Rugova. Të gjitha këto ideologji totalitare janë opiume të rrezikshme për Popujt. Të çojnë në drama ekstreme, në përçarje, në urrejtje, në tragjedi të papara, me pretekstin, që neve, një rreth i ngushtë intelektualësh të lazdruar dhe super të privilegjuar, e kemi formulën magjike për Lumturinë e masave popullore, për drejtësinë dhe barazinë dhe më vonë si rezultat praktik: – “Welcome in the Gulag, apo i pushkatuar për një ëndërr apo një dëshirë arbitrare të një Psikopati!”
Në shëpinë e tij botuese, Seghersi krijon edhe koleksionin e famshëm dhe të pasur: “Autour du Monde – rreth Botës” për t’ia mundësuar publikut francez dhe globalist frankofon, për t’i lexuar dhe zbuluar Poetët origjinalë apo madhorë të 5 Kontinentëve. (amerikanë, afrikanë, latino-amerikanë, aziatikë, evropianë dhe oqeanianë ) Imagjinojeni se çfarë kurioziteti dhe lirie mendimi duhet, pa i llogaritur shpenzimet financiare në humbje, për t’i propozuar gjithë këto gjëra, pa asnjë lloj kalkulimi, pos pasionit ekstrem që ke për Poezinë planetare dhe për talentin!
Cili botues sot, funksionon me atë parim dhe pastërsi puro shpirtërore?!
Krijon poashtu, koleksionin tjetër “P.S.” me initialet e emrit të tij – në të cilin, i ka botuar më tepër se 500 Poetë – talente të ri dhe të panjohur, sa për t’ua dhënë një mbështetje, një vizibilitet, dhe një shans për t’u njohur nga publiku frankofon.
Ndërsa në koleksionin ndërkombëtarë, rreth Botës – figurojnë Poetë prestigjioz sikurse Blaise Cendrars, Par Lagerkvist (Nobel i Letërsisë), Bertold Brecht, Miguel Hernandez, Rafael Alberti, Antonio Machado dhe poeti Fernando Pessoa, gjeniu portugez, i cili botohet për herë të parë në Francë, nga vetë Pierre Seghersi.
E boton po ashtu Pablo Neruda, Yannis Ritsos, Anna Akhmatova, Tennessee Williams, E. E. Cummings, Juan Ramon Jimenez, që merr çmimin Nobel në 1956.
Një ditë duke shëtitur në një Pazar të madh, ku çdokush kishte dalë nëpër rrugët e qytetit për të shitur diçka (siç është Pazari i madh vjetor në Lille të Francës, me 2 milionë vizitorë për një week-end, hapet të premtën në mbrëmbje, nga vetë kryetari i Bashkisë dhe mbyllet të dielën) dhe aty në Bruksel, e gjej rastësisht të mbështjellur në pluhur dhe rrjeta merimangash, Migjenin, të botuar pikërisht nga Pierre Seghersi në vitin 1965, i përkthyer nga dy komunista të asaj kohe, në një mënyrë mjaft korrekte, zoti Andrea Varfi dhe Kolë Luka. E bleva librin, për 1 euro!
Por Seghersi nuk ma kishte përmendur kurrë atë botim… Çudi e madhe!?
Më bëri ajo gjetje për të qeshur dhe e festova me një shishe verë Bourgogne dhe pak mish të tharë të alpeve zvicerane. Ah, një poet madhor shqiptar tek Babai im shpirëror… dhe më pëlqej ai libër se ishte në nivelin e duhur në frëngjisht. Fati i mjerë i Poetëve të vërtetë: me ua gjetë dikush rastësisht ndonjë vepër të pluhurosur apo të pshurrur në tokë, me ca kanaçe birrash, mbeturina ushqimore dhe plastikë prezervativësh… ironi tragjike, për të vdekur duke qeshur, në vend se me e hapë një vajtim kombëtar, për t’i kërkuar falje Zotit dhe vetës, për turpin, injorancën dhe mosdinjitetin tonë kolektiv ndaj disa artistave madhorë të Kombit.
Por Seghersi, nuk ndalet me aq dhe vazhdon për t’i shpenzuar lekët e gruas.
Krijon një koleksion të ri të tipit “Monografi” mbi Poetët madhorë të kohërave, mbi Këngëtarët, të cilët i konsideron si Poetë, dhe më vonë mbi Filozofët, mbi Shkencëtarët, të cilët i vulgarizon për studentët e universiteteve. Keni aty, për shembull qiftat e Dantes – Dickens – Schiller – Shelley… Bachelard – Bergson – Calvin – Desacartes – Gramsci – Heraclite – Montaigne – Nietzsche – Spinoza – Kant – Platon – Socrate – mbi dramaturgët madhorë të Teatrit… dhe vazhdon me botimin e disa Antologjive mjaft të specializuara mbi Poezinë bashkëkohore të Bullgarisë, Rumanisë, Japonisë, Brazilit, Amerikës Latine, poezinë negro-amerikane, etjera…
E hap për Rininë studenteske një koleksion mbi disa tema bazë të diturisë: “Çelsat për ta kuptuar Linguistikën – filozofinë ZEN, për ta asimiluar po themi, Egzistencializmin, Strukturalizmin, Psikologjinë, etjera?” të cilin e drejton miku i tij Luc Decaunes në vitin 1970.
Më kujtohet që ka pasë pësuar disa kritika të ashpëra nga pseudopuristët: pse e fuste këngën franceze apo botërore, baras me Poetët e mëdhenj të letërsisë?
Me një fjalë tjetër: pse me qenë Bob Dylan, i botuar në të njejtin koleksion të Poezisë bashkë me Whalt Whitmanin?! Ose Breli me Paul Valéry ose Mallarmé?!
Mirëpo, Seghersi, sikurse edhe unë, e kemi konsideruar Këngën elitare autoriale franceze apo anglo-saksone baras me Poezinë madhore letrare. Sepse, e ka të njejtin brumë, inspirim, frymë bazike, burim… nuk e shoh mirë dallimin në fakt!
Bile ja kam pas thënë disa herë mikut im sublim Léo Ferré: “Për mua, je baras me Aragonin dhe me Poetet madhorë të shekullit 20 francez, të cilët mësohen nëpër shkollat e Hegzagonit!” Sepse, ai e kishte atë lloj kompleksi të inferioritetit ndaj tyre duke menduar: “Ata janë Poetë të mëdhenj klasikë nëpër antologjia, ndërsa neve jemi vetëm këngëtarë për ta argëtuar publikun… jemi një zhanër minor…” Po ashtu mendonte edhe Serge Gainsbourg, duke e ndarë me mua një sahan patate të skuqura pas një koncerti në Bruksel. Kurse për mua, i kanë disa tekste, perla sublime në top nivel, baras me çfarëdo Poeti madhorë planetar! Pikë!
Në koleksionin e tij “Poètes d’aujourd’hui” që ua kam përmendur më sipër: në numrin 93 – e ke një libër komplet për ta prezantuar si Poet Léo Ferré-në, pikërisht. Pastaj në numrin 99 – vjen Georges Brassens, në numrin 119 – vjen Jacques Brel, në numrin 121- vjen Charles Aznavour, e ashtu me rrallë e keni Barbara, Guy Béart, Charles Trenet, Serge Gainsbourg, Leonard Cohen, etjerë…
E ka po ashtu afruar në një dialogë intim Poezinë me Pikturën, duke iu propozuar disa artistave të arteve plastike, për t’i ilustruar në bashkëpunim me të, disa vepra poetike, dhe ndër ta keni Félix Labisse, Antoni Clavé, kinezin Zao Wou-Ki. Bile pas vdekjes së mikut të tij, Paul Eluard, në vitin 1952, ja ka kërkuar zotit Fernand Léger, për ta ilustruar Poezinë e tij të famshme “Liberté!” Pastaj, i boton disa vepra me fotografë profesionalë të kohës siç janë Robert Doisneau mbi Parisin dhe periferinë e tij, ose mbi Mont Athos (Monastirin grek të bjeshkës Athos) nga miku im dhe i Omer Kaleshit (piktor shqiptaro-maqedon, elektricist dhe gjysmë dervish) zoti Jacques Lacarrière. Në vitin 1968, ndërsa ngjuanim gurë nëpër Paris dhe merrnim pjesë në debate filozofiko-politike, mes dy orgjive të improvizuara, pasi që ja kisha mbushur gotën me raki dhe ndez cigaren miqve të babait tim, zotit Muharrem Bajraktari dhe gjeneral Prek Pervizi… Seghersi martohet me Colette (Koleta) që ishte pak më e ré se ai, dhe që e kishte piketuar, si femër rezervë, që në vitin 1945!
Pikërisht, me atë zonjë të dashur, e pata kaluar klasën, me një sukses relativ (8 pika në 15) në provimin e vështirë të Prustit!
Në vitin 1969: me insistimin e gruas së parë dhe të dytë, ngaqë vetëm kishte shpenzuar lek me vepra elitare, të cilat nuk kishin asnjë rentabilitet ekonomik, Pierre Seghersi ja shet shtëpinë e tij botuese një tregtari puro, zotit Robert Laffont.
Në katalogun e tij të botimeve, nuk figuronin natyrisht, çiftet e Marc Lévy, Barbara Cartland, Daniel Steel, apo edhe Amélie Nothomb, që i lexon kudo në tren apo në plazhe, apo në nevojtore, sa për ta kaluar kohën, si ato revistat e dikurshme me roman-foto… baras me serialet narkotike turko-latine, të cilat na i kanë infektuar të gjitha ekranet shqiptare, duke e orkestruar një pastrim truri gjigant, dhe një amnezi kolektive, deri në një pikë, ku nuk i kujtohet askujt asgjë me rëndësi. Provojeni: ua bëni një test serioz gjimnazistave apo edhe universitarëve shqiptarë, mbi ato 500 emra, mysafirë specialë të arteve planetare, që i kam pas ftuar personalisht në librin tim LOVE, botuar tani në shtator 2022 – dhe do habiteni me rezultatin. Pse? Sepse, notojmë në bastardim global, në çoroditje dhe në anti-kulturë flagrante… dhe nuk e dimë as se ku jemi, as ku pretendojmë për të mbrri?
Kush e lexon sot seriozisht Poezinë, në Paris, Londër, Vienë, Madrid apo Romë?
Pos ndonjë student i Letërsisë! Kush e sheh sot një film të Mizogushit, Ozu,
Kurosawa, Bergman, Cassavetes, Antonioni, Visconti, Fellini, Zanusi, ose Bunuel?
Një minoritet intelektualësh autentikë, të margjinalizuar, në Jurasik Parqet moderne të lobotomisë mendore, të telerealiteve dhe të spekulimeve financiare.
Pyesne veten: çka konsumojnë sot në vitin 2022, rinitë universitare të Botës, pa folur fare specifikisht, për atë të Tiranës apo të Prishtinës, se ajo dihet…?
Pra, siç po na zhduken speciet e shumë Kafshëve, Shpendëve në Planetin tokësorë, po ashtu po na zhduken gradualisht disa pjesë të arkitekturës tonë kulturore, të trashëgimisë shekullore evropiane, por për fat, i kemi Muzeumet dhe Bibliotekat… sepse, ka fituar kundër Volterit dhe Viktor Hugos, dollari, lojërat e cirkut, selfia, hi phoni, virtualiteti, prostitucioni global alla Berlusconi dhe mulliri i amnezisë!
Ka fituar Ermal Mamaqi kundër Anton Pashkut, ose Ardit Gjebreja kundër Lasgushit, dhe askush nuk reagon, se i duket kjo anomali krejt normale. Prandaj, jemi në një shoqëri patologjike dhe të sëmurë, ku çdo gjë diskunksionon dhe çdo tentativë normaliteti i shëndoshë dështon dhe devijon në irracionalitet dhe në perversitet. Nëna ime thotë me plotë të drejtë: “Ka fituar shkolla e shejtanit!” Dhe për këtë gjendje kolektive absurde dhe të mjerë: jemi të gjithë fajtorë!
Kur e takoj Seghersin në vitin 1976, me thotë me pak mërzi në çehre: “Shiko ti djalë, mirë ke bërë që ke ardhur tek unë, se na ringjallë me energjinë tënde rinore. Je një Rembo aventurist alla shqiptar, një primitiv modern jashtë kodeve. Ti je si Lisi me një trung të fortë, të konsoliduar, por me 100 degë marramendëse, që me logjikë racionale nuk lidhen njëra me tjetrën, por që ti ua gjen atë lidhjen poetike misterioze dhe funksionon bindshëm. Por unë e kam shitur shtëpinë time botuese, ngaqë vetëm se kam humbur lekë kot si mecen, për qejfin tim dhe për dashurinë pakufi që kisha ndaj Poezisë. Ke ardhur pak me vonesë tek unë, o Djalë… se po të betohemi, me një Poet të kalibrit tënd, do e kisha firmosur një kontratë speciale dhe përfundimtare të përjetshme, siç ka bërë producenti i famshëm muzikor Eddie Barclay, me veprën e Jacques Brel-it; pra, me ta marrë unë vetë përsipri botimin e gjithë veprimtarisë tënde poetike komplete deri në fund. Por ky ishte fati jonë, dhe kuptoje që m’u deshën pak lekë rezervë, për ta siguruar Pleqërinë!”
Pastaj, e mbledh një pjesë të mirë të veprës së tij dhe e boton për qejf si kujtim në vitin 1978 me titullin: “Le Temps des Merveilles – Koha e mrekullive” Merret me përkthimin e tre poetëve madhorë të Persisë: Omar Khayam, Hafez dhe Saadi, dhe animon disa mbrëmje poetike me miqtë e tij dhe ca poetë.
E pyesja ca herë: “Po pse nuk egziston një vend në Paris kushtuar Poezisë? Ti a ja ke kushtuar gjithë jetën tënde këtij arti madhor, por aq minoritar. Ku qëndron logjika, miku im. A e njeh Jacques Chirac-un, a e ke mik personal?!
Po ti kërkoja o Burrë, se nuk të hanë?!” Dhe m’u përgjigj: “Dëgjo, o djalë, të kuptoj dhe e ke mirë në teori, por në praktikë, dije që unë e kam me të vërtetë mik Chirac-un, por frikësohem, sepse, me më thënë eventualisht – Jo! Nuk do ja fali dhe do prishet një miqësi e vjetër dhe e thellë! Është tepër e rëndë, me të thënë Jo, një mik, për diçka që është esenciale për ty! Por nëse e takon, thuaja ti vetë dhe testoje, në mënyrën tënde alla Sherifi prej alpeve të Malësisë…!”
Dhe ja premtova, që do e provoj me stilin tim provokativ, humoristik dhe anarshist. Më ftoj Kryetari i Parisit (1977 deri në 1995) Jacques Chirac-u, për një birrë dhe ca meze, në një kafe afër zyrës së tij dhe folëm gjatë për Shqipërinë, artin, kulturën, kuzhinën, zakonet, historinë, sportin dhe femrat… por dikur e pyeta me pak solemnitet: “A e ke mik personal Pierre Seghersin? Po! A e don sinqerisht Poezinë? Po! A të duket normale që një qytet drite, emblematik dhe mitologjik planetar sikurse Parisi, nuk e ka një vend, një hapësirë të caktuar për ta celebruar Poezinë franceze dhe planetare? Dije që kjo është dëshira më e madhe aktuale e mikut tënd Seghers! E ke me borxh për t’ia plotësuar atë amanet, miku im! Gjeja një vend adekuat, o Burrë, se po të ftojmë për një pilaf malësor të pa çift, shoqëruar me një kokë viçi, tek Kulla e Shaban dhe Ali Binakut… Qeshi me gaz dhe më tha, po ku? – I thashë: tek nëna ime Xhevahire Sadria, bijë Vuthajsh dhe fis Kelmendi, në Bruksel, specialiste e gatimeve tradicionale, se këtu në Paris, nuk njoh shqiptarë nga alpet veriore. Vazhdoj duke më pyetur: -Po pse nuk ma ka kërkuar kurrë, në një mënyrë krejt spontane, vetë miku im Seghers?
I thashë: -Po është rezervuar nga frika që po ja refuzon, çka nuk do e kishte pranuar dhe do ishte zhgënjyer prej teje. Okay, Sherif, tregoj që është punë e kryer! A ke ndonjë shoqe në pushim? -Do shoh dhe të lajmëroj, pasi të pallë Magari i fundit.
Më përqafoj duke ma ofruar edhe një birrë në pompë dhe qeshur me gaz. -Je artist i vërtetë, a e dinë që të kam lexuar, ke stil dhe gjuhë natyrore, je primitiv modern, s’pyet për askënd, se don me qenë urgjentisht dhe çdo kusht vetvetja. Por arti don Muza dhe ushqime adekuate, o albanez…! Të fala shumë mikut tim të vjetër dhe thuaj it’s okay!
Dhe kur ja konfirmova Seghers-it, Babait tim shpirtëror, që ja kam kryer amanetin e tij me sukses pranë Chirac-ut, u gëzua dhe i pështuan disa lotë nga emocioni. Më përqafoj dhe më ftoj në një restorant gastronomik, për ta festuar atë arritje.
U inaugurue Shtëpia e Poezisë të Parisit (La Maison de la Poésie de la ville de Paris au Forum des Halles) në vitin 1983. Dhe sa herë që kam kaluar në atë lagje, nëpër ato blloqe ose logo xhamash të Halleve, Parisi 4 – pranë asaj shtëpie kulturore, i kam thënë vetes – askush nuk e din prej shqiptarëve, që dikund indirekt, kam qenë shkaktar, faktor kryesor, që është hapur ai institucion kulturor zyrtar kushtuar Poezisë në Paris. Ishte nderi im minimal, që mund t’ia ofroja Pierre Seghers-it, për ta falënderuar për gjithë çka më kishte ofruar ai vetë, si Babë dhe Coash shpirtëror, gjatë atyre viteve magjike të arta për mua, në kryeqytetin francez. Në vitin 1987, na kaloi në botën tjetër, ai Njeri aq i dashur dhe i madh, dhe vjen Chirac-u, si kryeministër i François Mitteranit, për t’ia prononcuar elozhin mortuor gjatë varrimit… Lamtumirë i dashuri Pierre Seghers dhe faleminderit e mia të përjetshme për gjithçka! Ndërsa, unë isha duke shërbyer dhe duke llafosur me Mërgatën e Qyqeve në Bruksel. Por më lajmëroj Koleta, shoqja e tij!
Mos harroni që ka botuar rreth 30 libra me poezi, ka shkruar tekste këngesh për Léo Ferré (Merde à Vauban – Des Filles – Il en pleut) për ikonën e Shën Gjermenit gjatë modes ekzistencialiste, Juliette Greco (Les Voyous – La Panthère – La Vie s’évite) për Catherine Sauvage (Adios Amigo).
Ka marrur disa çmime, dhe dekorata nderi honorifike, si për shembull
-1942: çmimi i madh i Poezisë i Akademisë franceze
-1959: çmimi Guillaume Apollinaire – për veprën e tij globale
-1960: çmimi Paul Cezanne, që ka pasë pikturuar 60 herë Bjeshkën e Shën Fitores.
-1971: fiton çmimin Shqyponja e Artë e Poezisë
-1976: fiton çmimin Hristo Botev
-1979: fiton çmimin e madh të Poezisë në Qytetin e Parisit – tek Bashkia që e dirigjon miku i tij Jacques Chirac.
E merr po ashtu titullin “Doktor Honoris Causa” të Universitetit St. Andrews në Skotland. Ndërsa aktori Sean Connery shkëlqente nëpër filmat James Bond dhe fushat e Golfit, duke pirë Whisky.
Shteti francez e dekoron solemnisht me dy tituj madhorë:
“Commandeur de la Légion d’Honneur et de l’ordre des Arts et des Lettres” ose Legjionin e nderit të Republikës dhe ai i Arteve dhe i Letërsisë.
Në Brazil: e merr titullin “Oficer Kombëtar i rregullit të Kryqit të Jugut”
Në Belgjikë: Oficer i kuronës mbretërore – që e ka pasë krijuar vetë Mbreti i famshëm belg Leopoldi i Dytë, në vitin 1897.
Sot, kur shëtit në Parisin e lagjes 20 – e ke kopshtin Pierre Seghers.
E keni bulevardin Pierre Seghers në qytetin e famshëm të Avignonit, ku vajzat nuk vallëzojnë më mbi urën, si në kohën e Pikasos, për ta celebruar kubizmin. Janë edhe dy Mediatika në regjionin Essonne që e mbajnë emrin e tij.
Po dua me ju thënë, që ka qenë siç po e shihni një figurë shumë e nderuar në Republikën franceze dhe një njeri me një jetë dhe një veprimtari të pasur dhe shembullore, e cila është zhvilluar brenda një vije etike dhe njerëzore autentike dhe profesionale. Është hera e parë që e përshkruaj deri në këtë shkallë, se kush ka qenë babai im shpirtëror në Paris – zoti Pierre Seghers!
Ky ishte homazhi im ndaj këtij Personi aq gjenial dhe i rëndësishëm për mua.
E ka luajtur një rol të madh në jetën time franceze, sikurse Ibrahim Rugova në Kosovë. Nuk mjaftojnë fjalët për t’ua shprehur mirënjohjen time…
Sepse, shpeshherë flasim mbi persona, apo emra që mendojmë që i njohim, porse janë më tepër teorikë apo fiktivë, ngaqë, nuk e dimë saktësisht se çka kanë bërë, se cila ka qenë veprimtaria dhe biografia e tyre precize! Dhe sot, më duket që e kam korrigjuar këtë gabim me Pierre Seghers-in. Përqafime, aty ku je miku im!
Natyrisht, do më përcjellish pa dyshim përjetësisht, aty ku do jam, e ku s’do jam.

Bruksel, me datën 15 dhjetor 2022 – nga Skënder Sherifi me këngën e Johnny Halliday: “Souvenirs, souvenirs!” një rockandroll i vjetër i viteve 1960 me erëza franceze, të kopjuar natyrisht nga rocku amerikan burimor.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.