Kush është idioti: ju apo Donald Trump?! – nga Artan Gjyzel Hasani

Donald Trump - Portreti Zyrtar

Donald Trump – Portreti Zyrtar

Kush është idioti: ju apo Donald Trump?!

nga Artan Gjyzel Hasani

Unë nuk e di edhe aq të sigurt se ç’shkallë inteligjence keni ju shqiptarë që e quani Donald Trump-in “idiot”, por le ta shqyrtojmë sa sa idiot është ai.
Ndoshta duke bërë një gjë të tillë do ta kuptojmë edhe sa inteligjentë jeni ju!
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij mori Bachelor në shkencat ekonomike nga Wharton School.
Donald Trump është idiot për ju, sepse që në vitin 1971, falë idiotësisë së tij, ndërtoi një perandori gjigande biznesi “Trump Organization” që në tregun e real estate zotëronte krejt Qweens, Brooklyn dhe Manhattan, thënë ndryshe 2/3 e New York City.
.
Avni Delvina - Laookonti Amerikan

Avni Delvina – Laookonti Amerikan

Donald Trump është idiot për ju, sepse me idiotesinë e tij arriti të krijonte pasuri neto 2,1 miliardë dollarë.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij krijoi, prodhoi dhe drejtoi reality shoë të suksesshme televizive për 13 vjet me radhë.
Donald Trump është idiot për ju, sepse hyri në garën presidenciale si Republikan dhe falë idiotësisë së tij shkatërroi të 16 rivalët e tij brenda partisë dhe me pas, përsëri falë idiotësisë së tij, mundi në zgjedhje edhe Hillary Clinton dhe krejt establishmentin politik, financiar dhe mediatik që e mbeshteste atë, krejt i vetëm, madje shpesh i papërkrahur edhe nga vetë partia e tij… dhe gjithnjë falë idiotësisë së tij, arriti të bëhet Presidenti i 45-të i SHBA.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij e rriti potencën gjeopolitike të atdheut të tij në botë pa bërë asnjë luftë, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, e sidomos Obamat e Clintonët që i vunë zjarrin botës duke shkaktuar miliona viktima dhe refugjatë me “pranverat arabe”.
.
Avni Delvina -  Demi i Wall Street

Avni Delvina – Demi i Wall Street

Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indexi financiar Dow Jones arriti nivelet më të larta të të gjithë kohërave.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indexi i papunësisë për amerikanet u ul në shifra rekord, që administrata e mëparshme Obama nuk i kishte parë as në ëndërr.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, indexi i pagave për amerikanët u rrit më shumë se u rrit në 3 administratat amerikane të fundit.
Donald Trump është idiot, sepse falë idiotësisë së tij u eleminua ISIS që u lind dhe jetoi për vite me radhë falë inteligjencës së Obama-Klinton.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, doli i pastër kristal nga gjykatat amerikane, nga investigimet dhe lëvizjet histerike për ta hequr nga kolltuku presidencial nga çdo akuzë skandaloze që kundërshtarët e tij sajuan.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij i zhveshi nga maskat fallco mediat e fake news dhe dëshmoi në publik se ato media janë banda kriminale në shërbim te establishmentit globalist dhe soroist..
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij ka për slogan Atdheun dhe jo globalizmin.
Donald Trump është idiot për ju, sepse me idiotësinë e tij denoncoi botërisht kauzën e Ngrohjes Globale si një mit i rremë për zhvatje parash dhe realizim axhendash të mirëfillta kriminale në lëmin financiar dhe përsëri falë idiotësisë së tij po mbjell 3 milard pemë për t’i dhënë oksigjen planetit.
Amerikani Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij guxoi dhe i fitoi zemrat dhe votat taksapaguesit amerikan duke thënë “Amerika e para!”.
Tani që pamë sesa idiot qënka Donald Trump a mund të më tregojë secili nga ju, o njerez inteligjentë që e quani “idiot” Donald Trumpin, arritjet tuaja personale inteligjente në jetën tuaj, publike dhe të atdheut tuaj?
E morëm vesh kush qenka idioti Donald Trump.
Po ju mor’ krijesa inteligjente kush jeni?
Që të marrim vesh se kush është idioti në këtë mes?!?
.
Marrë nga muri i Fb i Artan Gjyzel Hasanit, 27 prill 2020, dhe u shfrytëzuan disa piktura të Avni Delvinës,
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook