Kur të më jesh e zemëruar – nga Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci - Vajza me sytë ngjyrë gjaku

Lasgush Poradeci – Vajza me sytë ngjyrë gjaku

Kur të më jesh e zemëruar –

nga Lasgush Poradeci

Ti m’u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un’ ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që m’u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! Shkretëtirë-e-zemrës s’ime! Dhe haj, e zeza jetë, haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë e varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n’ërgjënd e në flori,
O vashë – e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt’e mi.

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije, ndaj vëndi – i lum as eja sot!
Në gjirin t’ënd të llaftaruar m’a lerë mendjen t’a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir’ e plot me gas.

Ti buzëqesh-më zilitare, e më çkëlqe si vetëtim’,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t’im;
Se gazi-i-kthjellt’ i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar, me shpirt të vrarë-e varfnjak,
N’e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t’ënd s’do heq aspak;
S’do psherëti n’e lënç të vdesë, a në m’a thënç, në mos m’a thënç:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s’ate, që të më bësh të prishem menç…

Lasgush Poradeci - Ylli i Zemres

Lasgush Poradeci – Ylli i Zemres

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook