back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kur Shqipëria dekoronte Rankoviçin – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

dekorimin “e shumë personaliteteve të vendeve të huaja
Dekorimi “i shumë personaliteteve të vendeve të huaja”

Kur Shqipëria dekoronte Rankoviçin

nga Kastriot Dervishi

Në listën e të dekoruarve nga “heroi i popujve jugosllave”, E. Hoxha në vitin 1945, figuron edhe një prej figurave më famëkeqe antishqiptare si Aleksandër Rankoviçi. Në këtë listë gjenden edhe disa emrave të misioneve të tjera ushtarake që kishin qenë në Shqipërisë si britanike apo amerikane, por megjithëse roli i tyre kishte qenë i madh, ata ishin vendosur në bisht të listës me dekorata të rangut të ulët. Elementi jugosllav është i nderuar si aleat i rrallë. Po ashtu në listë gjenden edhe shqiptarët e Kosovës: Kolonel Fadil Hoxha, Bije Vokshi, dëshmorët: Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mihal Popoviç, si dhe: Xhafer Vokshi, Elami Nimani (themelues i PKSH-së), Xhavit Nimani, Safete Nimani, Ymer Pula dhe Mehmet Hoxha.
Më 05.09.1945, kryeministri Enver Hoxha i propozoi Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dekorimin “e shumë personaliteteve të vendeve të huaja” (të tillë quante edhe disa shqiptarë nga Kosova) që kishin kontribuar nga brenda dhe nga jashtë.
Mbi këtë propozim, me vendimin nr.117, datë 05.09.1945, Kryesia e KANÇ-it vendosi dekorimin e 55 personave.
Jugosllavët janë këta:
.
 
Jugosllavët e dekoruar nga Enver Hoxha
Jugosllavët e dekoruar nga Enver Hoxha

Ivan Milutinoviç, (gjeneral) me urdhrin “Hero Kombëtar”

Lolo Ribar me urdhrin “Hero Kombëtar”
Ramiz Sadiku me urdhrin “Hero Kombëtar”
Eduard Kardejl me urdhrin e “Flamurit”
Bllazho Jovanoviç me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
Radovan Zogoviç me urdhrin e “Flamurit”
Miladin Popoviç (dëshmor) me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
Dushan Mugosha me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
Arso Jovanoviç (gjeneral lt) me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
Aleksandër Rankoviç (gjeneral lt) me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
Milovan Gjilas (gjeneral lt) me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
Peko Dapçeviç (gjeneral lt) me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
Velimir Stojniç, (kolonel) me urdhrin “Ylli partizan” klasit I
Ivan Kostandin, (major) me urdhrin “Ylli partizan” klasit I
Svetovar Vukmanoviç, (gjeneral-major) me urdhrin “Ylli partizan” klasit II dhe medaljen e “Kujtimit”
Vojo Todoroviç, (kolonel) me urdhrin “Ylli partizan” klasit II, urdhrin e “Trimërisë” dhe medaljen e “Kujtimit”
Mijat Vuletiç, (nënkolonel) me urdhrin “Ylli partizan” klasit II
Savo Stanoju, (major) me urdhrin “Ylli partizan” klasit II, urdhrin e “Trimërisë.
27 Maj 2020
.
Jugosllavët e dekoruar nga Enver Hoxha
Jugosllavët e dekoruar nga Enver Hoxha
.


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.