Kur populli bashkohet për të mirën e tij, gjen simpati edhe jashtë… nga Mehdi Frashëri

Mehdi Frashëri në vitin 1910

Mehdi Frashëri në vitin 1910

Kur populli bashkohet për të mirën e tij, gjen simpati edhe jashtë…

nga Mehdi Frashëri

“Kur arrita në Elbasan më 18 maj, shpirtërisht u gëzova që pashë familjen shëndoshë, por gjendja e keqe e Shqipërisë më rrinte si një koshmar gjithmonë në tru. Mbas disa ditësh, më 12 qershor, u hap lajmi gazmor se në Paris u vra Esad pasha prej Avni Rustemit. Kjo vrasje ishte një shenjë e mirë për fatin e Shqipërisë, sepse me vrasjen e Esadit qeveria e Tiranës do të merrte frymë e do të ishte e lirë të vepronte brenda e jashtë.
Ato ditë filloi edhe lufta e Vlorës kundër italianëve, e cila u prit me entuziazëm në gjithë anët e Shqipërisë. Nacionalizmi e patriotizmi shqiptar filloi të vepronte seriozisht. Lufta e Vlorës filloi me suksese të mëdha, sa bëri bujë në gjithë Europën. Brenda muajit qershor francezët lanë Korçën e Pogradecin në duart e shqiptarëve. Italianët e kuptuan gabimin e madh që kishin bërë në çështjen shqiptare, dhe filluan ta ndreqin duke denoncuar marrëveshjen “Titoni-Venizelos” më datë 29 korrik 1919.
Simbas shtypit të Europës mendimi i përgjithshëm i botës së qytetëruar ishte kthyer në favor të shqiptarëve.
Kurdoherë që një popull bashkohet për të mirën e tij dhe vepron me sakrificë, gjithmonë ka fitim dhe gjen simpati edhe jashtë.”
.
Mehdi Frashëri, “Kujtime 1913-1933”, Tiranë, fq. 84
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook