Kur përballen dy botë – përplasen vlerat! Shqiptarizma dhe antishqiptarizma!

At Zef Pllumi e Keda Kaceli

At Zef Pllumi e Keda Kaceli

Kur përballen dy botë – përplasen vlerat!

Shqiptarizma dhe antishqiptarizma

 
Aeroporti i Malpensas, Milano, Itali
E dielë 12 mars 2017, ora 08.30.
Në Gaten B10 nje cerek ore  para imbarkimit
Përballë gazetares dhe përkthyeses Keda Kaceli,
shfaqet Ilir Hoxha, i biri Diktatorit Hoxha.
Ajo i afrohet qetesisht dhe mes tyre zhvillohet një dialog i tendosur.
Një dialog historik mes një bije nacionaliste si Keda Kaceli,
mbesë e Jonuz Kacelit “Martir i Demokracisë”
dhe Ilir Hoxhës, i biri i diktatorit dhe “Heroit të Popullit” Enver Hoxha!
 
Keda Kaceli

Keda Kaceli

Isha ulur dhe po prisja të udhëtoja, kur më kaloi pranë një burrë i bëshëm dhe u ul përballë meje.
E njoha posa e pashë dhe një gulsh ndjenjash m’u mbështollën të tërën.
U sigurova se ishte ai. Rrahjet e zemrës m’u shpeshtuan dhe fillova ta fiksoj mirë fytyrën.
Shkëmbim shikimesh. Ngulitje shikimi. Pas disa sekondash sfidë shikimesh ai uli sytë.
Unë: Po uli sytë se sado yt atë vrau preu dogji pjesën më të mirë të shqiptarëve; sado qe jot ëmë në pleniumin e grave komuniste në ’79 do bërtiste “ne do t’i persekutojmë armiqtë e popullit deri në brezin e shtatë madje do i lemë fëmijët e tyre pa martuar; sado ju akoma e helmoni tokën dhe e sundoni Shqipërinë me të keqen, një ditë Shqypnija do bëhet Ilir Hoxha.
Ai: Ça do moj? Mirë e kanë bërë. Kush je ti, s’të njoh?!
Unë: Unë jam pjesa e dështuar e familjes tënde kriminele për asgjesimin tonë. Unë jam mbesë martiri e sa t’ketë bijë e bija Martirësh nipa e mbesa Martirësh, Shqypnija do bëhet.
Ai: E pastaj ç’më duhet.
Unë: Ka shqiptarë që e duan Shqypninë. Ju kupolë mafioze nuk e doni dhe sundoni me të Keqen prej 70 vjetësh me lloj lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.
Ai: Jo po keni fituar ju, na keni rruar bythën.
Unë: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Një ditë krimet do dënohen. Vonë po do bëhet.
Ai: E ça do dënoni ju moj, do na hani mutin.
Unë: Do i vijë koha se koha është bujare.
Ai: Ça je ti moj, kush je ti moj!
Unë: Më njeh ti, më njeh. E di ti e di shumë mirë kush jam unë, e kush jemi ne. Ilir Hoxha unë jam mbesë Martiri, jam pasardhëse e atyre 6000 njerëzve që vrau yt atë. Jam e mbesa e Jonuz Kacelit, Keda Kaceli jam! Shënoje emrin tim e thuaja klikës që s’keni fituar!
Ai: E unë jam i biri i Heroit të Popullit dhe ju na keni rruar bythën.
Unë: Ilir Hoxha, do i vijë koha që do i hiqet titulli, po prisni se do i vijë koha cdo gjejë se s’mund të vazhdojë të jetë i popullit, ai që popullin e bëri skllavin e tij, e akoma ti e soji jot akoma e shfrytzoni. Po Shqypnija do bohet!
Ai: Lesh do bëhet, kur s’u bë deri tani një mut do bëhet.
Unë: Po do bëhet se Shqypninë e do Zoti, ai Zot që yt atë krimineli kombit e përzuri.
Ai: E mirë shumë bëri!
Unë: Shqypnija do bëhet dhe ju nuk keni fituar.
Ai: E le të bëhet më plasi bytha!
 
Kjo ishte hera e parë që kam pas përballë dikë direkt nga Familja e së Keqes Kombëtare.
Sfida mbaroi me fjalët e turpshme rrugacërore të birit të kriminelit që u cua e iku. Dhe llomotiti “Më plasi k…!”
Me kaq mbaroi…

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,
Një përgjigje
  1. Ermira Dine Tha:

    Fakti, që diktatorët kriminelët, si Enver Hoxha, akoma mbajnë titullin, “Heroi i Popullit”, tregon më së qarti, se drejtësia nuk ka ardhur në trojet shqiptare.
    Pa drejtësi, nuk ka demokraci të vërtetë. Demokracia shqiptare nuk është vecse një farsë e shëmtuar!
    E përsa i përket, fjalëve të ndyra, që përdorni ju, o “zotria” Hoxha, tregon më së miri, edukatën tuaj familjare, se një fjalë thotë, bëmë baba të të ngjaj… Eshtë e neveritshme, të lexosh, fjalët tuaja, o “zotria” Hoxha! Juve ju mungon, jo vetëm ndjenja e drejtësisë, por dhe ndjenja e të folurit bukur! Eshtë për të ardhur keq, që nuk jeni bërë akoma njeri…

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook