Kur çelin sythat e rinj – poezi nga Bilal Xhaferri

Bilal Xhaferri (1935-1986)

Bilal Xhaferri (1935-1986)

Kur çelin sythat e rinj

poezi nga Bilal Xhaferri

Ndoshta, gorica plakë,
në rrënjët e të cilës varrose birin tënd,
ka çelë sythat e rinj,
të bardhë.
Ndoshta…
është tharë.
Ende gurgullon
burimi aty pranë…
Ndoshta këndon
Ndoshta…
qan.
Të mos kish vapë,
të freskonte buzën e tharë
e varrose tët bir poshtë gorricës plakë
pranë burimit
me ujë kristal.
 
O nënë,
I kërkova gjatë
edhe goricën plakë
edhe burimin..
por…
nuk i gjeta,
Nga Arpica në Qafë Botë
në këmbë e bëra rrugën,
në livadhet çame, netëve të qershorit
bashkë me hënën
fjeta.
Në çdo rrënjë gorrice,
pranë çdo burimi
vendosa një lule…
Derdha edhe disa pika lot
Eh, sa e gjatë m’u duk rruga
Arpicë-Qafë Botë,
 
Nënokja ime.
Yt bir,
tokën e butë çame ka si djep.
Dhe
Çamëria,
si një nënë e mirë
djepin ia përkund,
i këndon ninullë
nuk e le të qaj
i jep të pijë nga gjiri i saj.
i ledhaton ballin me dashurinë e një nëne të vërtet
i puth sinë..
Prehu o nënë e qetë
e kemi të mrekullushme
nanëmadhen,
…Çamërinë.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook