Kulla e Martinit, pa kénë! – Poezi nga Erenestina Halili – Gjergji

Martin Camaj (1925-1992)

Martin Camaj (1925-1992)

Kulla e Martinit, pa kénë!

Poezi nga Erenestina Halili – Gjergji

Ȃsht dekë
Martini i Kol’s, n’tokë t’epërme njatjé përtej…
Gjâmë e zâ
qitne t’vet’t, n’Plan e Pult e dikah mâ k’ndej,
páj,
njat burrë,
s’kan’ mujtë m’e pâ, njerz’t e ngijshëm kafeídhtë,
 
Dekë
âsht’ Martini i Camajve…!
Rrug’s s’Parrizit, n’kullë ndal fshâmën,
ku janë pantollt e k’misha,
qí falë i pata vllaut,
lodi njelm’t i nân’s mbet’ n’tánë…
thnégla kingji, pendla t’zeza,
libra t’terun e nji d’rrâsë vigut,
pa shtát temin mbetun lerg,
rreth e rreth m’kânë qitë gjâmën.
.
Gjama e Poetit Martin Camaj

Gjama e Poetit Martin Camaj

Çka
â pushka, çka âsht lejmi përtejmali moréé?
-I treti
i Kol’s prej Temali, nji malsuer,
pat lé n’Djegagur,
tash n’prandeverë, kur t’bjen di(e)lli, futet n’dhé!
 
-N’paqë ju la!
Vjetit s’ka me i mungue asnji ditë!
-Qè,
ju lá mallin tem,
ânzën teme e nji kotróvë dritë…!
.
Marrë nga Muri i fb i Erenestina Halili – Gjergji, 7 Korrik 2020
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook