Kriza e COVID-19 ka ndarë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë – Yanis Varoufakis flet për Euronews Albania

Yanis Varoufakis

Yanis Varoufakis

Kriza e COVID-19 ka ndarë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë

Yanis Varoufakis flet për Euronews Albania

Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis,
në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania flet për krizën pas pandemisë
dhe rekomandon si mund të rimëkëmbet ekonomia.
Akademiku i njohur, thotë se, kriza që bota po kalon ndaj COVID-19
“nuk duhet parë si e ndarë nga ajo që ka ndodhur në vitin 2008”,
duke theksuar se “po ndahet bota e parasë, nga bota e njerëzve të thjeshtë”.
 
Drejtues të organizatave të rëndësishme financiare kanë dhënë alarmin për një krizë të rëndë ekonomike edhe më e rëndë se krizat e mëparshme depresioni i 1929 apo dhe kriza financiare e 2008. Me çfarë realisht do të përballet globi?
Si fillim, unë besoj se ne nuk duhet ta mendojmë atë që po ndodh sot të shkëputur nga ajo që ndodhi në 2008. Në 2008, ishte përsëritja e krizës së 1929, për gjeneratën tonë, kur Wall Street pësoi kolaps, dhe pas asaj Bankat Qendrore dhe qeveritë rimbushwn bankat, sektorin financiar dhe biznesin e madh, por nuk krijuan investime të mjaftueshme në punën dhe jetën e shumicës.
Prandaj kur filloi pandemia e COVID-19 dhe në patëm një tjetër recesion të madh, të cilin po e përjetojmë tani, kjo e gjeti ekonominë botërore dhe evropiane në një situatë shumë të dobët, duke ndarë qartë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë. Pra po kalojmë një recesion të madh, të cilin mund ta kalojmë, nëse qeveritë dhe Bankat Qendrore, nuk përsërisin të njëjtat gabime, për sa kohë ato investojnë fort tek njerëzit, në shëndetin publik dhe në të mirën publike dhe në punët që mbrojnë ekosistemin (green jobs) për të cilat kemi nevojë ëepër botë.
 
Cilët janë instrumentet kryesore për rimëkëmbjen e ekonomive? Çfarë duhet të bëjnë qeveritë?
Mund të shihni që ashtu si në 2008, së fundmi Bankat Qendrore kanë printuar shumë para, por është praktike e tyre që t’ua japin ato para, bankave tregtare, të cilat vërtetë nuk kanë kapacitetet që t’i përcjellin ato në investime të vërteta. Kështu ajo që duhet të bëjmë që të ekuilibrojmë këtë ekuacion, është që qeveritë të koordinohen me njëra-tjetrën, për një politikë investimi, një plan investimi të gjelbër në shkallë të gjerë, për të gjithë Evropën. Patjetër, do ishte mirë për të gjithë botën, por le të fillojmë këtu nga Evropa.
.
marre https://www.newsbomb.al/yanis-varoufakis-flet-per-euronews-

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook