back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kristaq Gogoni – Legjenda e paarritshme e futbollit Lushnjar – Portret nga Verxhil Xhafa

Gazeta

Kristaq Gogoni (1940)
Kristaq Gogoni (1940)

Kristaq Gogoni është prej prej atyre lojtarëve
që i jep emër dhe zemër krejt nji qyteti!
Kush ka pasur fatin të ndjekë në fushën e blertë
një lojtar si Ai, e kupton më së miri
se futbolli vërtet është nji loje kolektive
por shpesh mjafton nji individ i vetëm
dhe bëhet shpirt i nji skuadre që edhe pse province,
ishte muri ku shpesh “thyen hundët”
edhe më të mëdhatë e futbollot shqiptar
si Vllaznia, Partizani, Dinamo e Tirana...
Kurrë s’do t’i vijnë qytetit të Lushnjes nji treshe
si Kristaq Gogoni, Idajet Haxhiu dhe Mimi Xhoxhi
kurrë nuk do t’i kthehet nji lojtar si Kristaq Gogoni
që e kishe sulmues, golshënues, mesfushorë dhe mbrojtës,
nji lojtar që shumë njerzve ua ka bërë futbollin të dashur
dhe që ende janë të shumtë ata që ruajnë kujtime të pashlyeshme,
po edhe urime pakufi për kët sportist të papërsëritshëm…
jozef radi, 20 tetor 2015

Kristaq Gogoni

Legjenda e paarritshme e futbollit Lushnjar

Portret  nga Verxhil Xhafa

Kristaq Gogoni, lindi me 20 tetor 1940.
Pasi mbaron shkollën fillore dhe atë 7 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme Politeknike “17 Nëntori” në Tiranë, kurse studimet e mëtejshme janë të lidhura me diplomimin në I.K.F. “Vojo Kushi” në Tiranë.
Maratonën futbollistike e nis në vitin 1955, duke qenë titullar në ekipin e të rinjve. Në vitet 1958-’59 bëhet pjesë e skuadrës së të rriturve, dhe një vit më pas është në përbërje të ekipit kampion të kategorinë Dytë, me trajner Abdurrahman – Roza Haxhiu.
U afirmua si futbollist i talentuar, në vitet 1962-’63 dhe tërhiqet nga klubi i futbollit “Partizani”, klub i Ushtrisë i cili mblidhte gjithë yjet e futbollit Shqiptar, duke shfrytëzuar veçanrisht kryerjen e detyruar të shërbimit ushtarak…

Kristaq Gogoni me Traktorin e viteve '60
Kristaq Gogoni me Traktorin e viteve ’60

Rikthehet në Lushnje për të kontribuarr dhe elektrizuar vit mbas viti mijra sportdashës lushnjarë deri në vitin 1975, kur e la ekipin e Traktorit… duke mbetur futbollisti simbol i këtij qyteti. Gogoni ishte vetë Lushnja!… Gogoni në krye të një grupi të talentuarish të të skuadrës “Traktori” i Lushnje u përball me yjet i futbollit shqiptar si Ali Mema, Panajot Pano, Iliaz Çeço, Medin Zhega, Ilir Pernaska, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Pilikes, Ibershimit… Një formacion i kompletuar me yje futbolli ku printe Ai, Everesti i Futbollit Lushnjar: Madheshtori Taq Gogoni… Njeri nga majat e larta të futbollit Shqiptar… me 320 ndeshje në aktivitetet Kombëtare, me 6 ndeshje Ndërkombëtare. Me 100 gola të shënuar në gjitha kompeticionet sportive, simpatizant dhe tifoz i përhershëm i futbollit Gjerman, Mik dhe simpatizant i legjendës së futbollit shqiptar: Panajot Panos.

Kristaq Gogoni - Model jashtë dhe brenda fushës së blertë
Kristaq Gogoni – Model jashtë dhe brenda fushës së blertë

Kristaq Gogoni qe njëherësh edhe trajner dhe mësuesi i përkushtuar i klasave sportive, Mjeshtër Sporti… dhe Qytetar Nderi i Lushnjes…
Në këtë 75 vjetor të tij, përkulem me respektin më të madh para veprës tënde, duke mos harruar kurrë se sa mjeshtëri, sa sakrifica dhe sa shpirt ke dhënë në fushën e lojës për të ushqyer shpirtrat dhe zemrat e mijra sportdashësve lushnjar ndër vite, për të mbetur qysh në të gjallë një legjendë më vete e futbollit të këtij qyteti dhe me përmasa të pambrritura deri sot nga askush tjetër. Taq Gogonin do ta krahasoja me një rrap gjigand me rrënjë të ngulura thellë në zemrat e gjithë atyre tifozëve, që kanë mundur të ndjekin spektaklin e tij në fushën në blertë…

Traktori i viteve '70
Traktori i viteve ’70

Rrofsh e gëzofsh edhe 100 të tjera o gjigand, o koleg, o vella. Mbarësia ju shoqëroftë kurdoherë ju, zonjës suaj të nderuar, Aleksandra dhe fëmijëve tuaj…

Gogoni - mes tre breza futbollistësh lushnjarë
Gogoni – mes tre breza futbollistësh lushnjarë

Kush është Kristaq Gogoni?

Kristaq Gogoni është një figurë e njohur në qytetin e Lushnjës, i cili i ka dhënë shumë futbollit. Ai mbahet mend për golat e shumtë që ka shënuar me fanellën e Traktorit (Lushnja aktualisht), falë të cilëve ky ekip ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë (sot Superiore). Gogoni mbetet një nga emrat më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli i Lushnjës. Talenti i tij u shfaq në mesin e dytë të viteve ’50 dhe arriti kulmin në fillim të viteve ’60, kur nga Traktori i Lushnjës, me “urdhër partie” kaloi te Partizani, skuadra elitë e futbollit për atë kohë. Te “demat e kuq” luajti vetëm një sezon dhe më pas u largua nga regjimi për çështje biografie. Sakaq, ishte pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, por nuk doli asnjëherë jashtë Shqipërisë, pikërisht për shkak të njollës në biografi.

Kristaq Gogoni midis Sotir Litos dhe Dane Baballekut
Kristaq Gogoni midis Sotir Litos dhe Dane Baballekut

Marrë http://www.panorama-sport.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.