Krismat e 14 Prillit 1945 – vrasin edhe sot – (Gjyqi Special: 10 mars -13 mars 1945)

Shyqyri Borshi (1908-1945)
Shyqyri Borshi (1908-1945)14

Krismat e 14 Prillit 1945 – vrasin edhe sot

(Gjyqi Special: 10 mars -13 mars 1945)

14 prilli i çdo viti  është përvjetor i gjyqit famëkeq të ashtuquejtun: “Gjyqi Special”, në të cilin gjyshi i jem, Shyqyri Borshi, nji prej themeluesve të shoqnisë “Vllaznia” në Shkodër, si dhe 16 të tjerë u dënuen me pushkatim prej regjimit komunist, që posa kishte marrë pushtetin
Lista e atyne që u pushkatuen në të zbardhun të 14 prillit 1945, asht kjo:
 
-Aqif Përmeti – (politikan, ish-ministër)
-Bahri Omari – (ballist, ish-ministër)
-Beqir Valteri – (deputet, antizogist)
-Daut Çarçani – (prefekt)
-Dik Cami – (zogist, ushtarak)
-Fejzi Alizoti – (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, kryeministër, disa herë ministër)
-Gustav Mirdash – (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)
-Hilmi Leka – (politikan, ish-ministër)
-Ismail Golemi - (ushtarak, ballist)
-Javer Hurshiti – (nëpunës, ish-ministër)
-Kolë Tromara – (ballist, ish-ministër)
-Kostandin Kote – (ushtarak, ish-ministër)
-Reshit Merlika – (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)
-Shyqyri Borshi (ushtarak me shkolle)
-Tahsim Bishqemi – (ushtarak me shkolle)
-Terenc Toçi – (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)
-Zef Kadarja – (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)
.
Pamja e sallës së Gjyqit Special

Pamja e sallës së Gjyqit Special

Të gjithë të pushkatuemit, ishin Intelektualë, ndërsa trupi gjykues, ishte i përbamë prej “analfabetesh”. Këtu ma poshtë asht edhe përbamja e këtij trupi gjykues, i cili përbahej nga 9 veta,
kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë:
kol. Hysni Kapo,
nënkol. Beqir Balluku,
kap. i Parë Hajdar Aranitasi,
partizan Gaqo Boboshtica,
Dr. Medar Shtylla;
Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar;
Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë;
Gaqo Floqi, gjykatës.
Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor.
Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe
Bilbil Klosi,
major Gjon Banushi dhe
major Haki Toska.
Sipas vetë Bedri Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.
 .
Ky Gjyq ku u dënuan 60 vetë ishte fillimi i fatkeqësisë së popullit shqiptar, që vazhdon të zgjasë deri në ditët e sotëshme.
.
Marrë nga muri i fb. i Arben Borshit, 14 prill 2019
.

 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook