Krejt letrat e dashnisë poezi nga Fernando Pessoa

Fernando Pessoa (1888-1935)

Fernando Pessoa (1888-1935)

Krejt letrat e dashnisë…

poezi nga Fernando Pessoa

Krejt letrat e dashnisë janë
qesharake
Ndryshe s’do t’ishin letra dashnie,
po mos t’ishin qesharake!
N’kohën teme, edhe unë si gjithë tjerët
kam shkrue letra dashnie
edhe ato qesharake ishin.

Se letrat e dashnisë, nëse ka vërtet dashni
duhet të jenë
pak qesharake.
E mbi gjithçka
veç ata që s’kanë shkrue kurrë
letra dashnie
janë ma qesharakët.

Eh, sikur t’kthente përsëri ajo kohë
kur shkrueja pa e kuptue as vetë
do letra qesharake
dashnie.

Asht e vërtetë, sot
janë vetëm kujtimet e mia
për ato letra,
që bahen qesharake.
(Krejt fjalët dromca
si ndjenja të grimcueme
natyrshëm
ndjehen qesharake)
Përktheu Jozef Radi – 2011

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Jozef Radi, Kafe letrare, Përkthime  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook