back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kraja kap SPAK-un, Akt’i fundit i rikthimit të persekutorëve të diktaturës! – Deklaratë e te Përndjekurve Politike Antikomunistë

Gazeta

Drejtesia e Diktatures - Avni Delvina 2019
Drejtesia e Diktatures – Avni Delvina 2019

Kraja kap SPAK-un, Akt’i fundit i rikthimit

të persekutorëve të diktaturës!

Deklaratë e  te Përndjekurve Politike Antikomunistë

Pas zgjedhjes së prokurorit Arben Kraja në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krim i Organizuar, SPAK, ka reaguar Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, e fyer dhe e indinjuar nga rikthimi i persekutorëve të diktuarës komuniste në krye të drejtësisë shqiptare.
“Dje me zgjedhjen në krye të SPAK të prokurorit Arben Kraja, një ish-hetues i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, 1987-1992, është konsumuar akti më i fundit i rikthimit në krye të drejtësisë së persekutorëve politikë të diktaturës komuniste në Shqipëri,” thekson kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Çika, duke e konsideruar edhe si një rrezik real të rikthimit të metodave e praktikave kriminale të diktaturës komuniste në institucionet e drejtësisë
“Emërimi i Krajës në krye të Prokurorisë Specialë, SPAK, shihet nga ne jo vetëm si një akt i rehabilitimit të institucioneve dhe njerëzve që kanë kryer krime politike të rënda (krime kundër njerëzimit dhe gjenocid) por edhe një rrezik real për rikthimin në institucionet e drejtësisë të metodave e praktikave kriminale të diktaturës komuniste.”
Duke konstatuar me keqardhje mos reagimin e partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtarë ndaj riciklimit në pushtet të persekutorëve komunistë, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kërkojnë nga SHBA, BE dhe OSBE të aplikojnë në qëndrimet e tyre ndaj autorëve të krimeve të komunizmit në Shqipëri, të njëjtat standarde ligjore, politike e morale që aplikohen në vendet e tyre!
“Në mos e bëni dot këtë të paktën mos inkurajoni me deklarimet tuaja publike rikthimin e diktaturës në vendin tonë. Nuk mendojmë se besoni vërtetë që Sigurimi i Shtetit mund të garantojë demokracinë e të vendos drejtësinë në vendin tonë, thekson Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë duke përfunduar”
“Ju lutemi këtë mos na e thoni me këtë, as me fjalë, as me qëndrime e veprime!”
.
Kryetari i SPAK-ut Arben Kraja - ish hetues i diktatures
Kryetari i SPAK-ut Arben Kraja – ish hetues i diktatures

Deklaratë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ndjehet e fyer dhe e indinjuar nga rikthimi i persekutorëve të diktuarës komuniste në krye të drejtësisë shqiptare. Dje me zgjedhjen në krye të SPAK të prokurorit Arben Kraja, një ish-hetues i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, 1987-1992, është konsumuar akti më i fundit i rikthimit në krye të drejtësisë së persekutorëve politikë të diktuarës komuniste në Shqipëri.
Emërimi i Krajës në krye të Prokurorisë Specialë, SPAK, shihet nga ne jo vetëm si një akt i rehabilitimit të institucioneve dhe njerëzve që kanë kryer krime politike të rënda (krime kundër njerëzimit dhe gjenocid) por edhe një rrezik real për rikthimin në institucionet e drejtësisë të metodave e praktikave kriminale të diktaturës komuniste.
Kraja nuk është i vetmi pjesëtarë i organeve të dhunës së diktuarës komuniste i ricikluar në krye të drejtësisë dhe shtetit shqiptar. Ata janë tashmë në krye të shumicës se institucioneve të shtetit shqiptar nga maja deri në bazë.
Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste, bashkëpunëtor dhe drejtues i Sigurimit te Shtetit, autor i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid. Rasti Ruçi është i veçantë në të gjithë botën demokratike pasi është i vetmi drejtues i nivelit te lartë (nr 2 i shtetit) fotoja e të cilit është e vendosur si autor i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid në muzeun e krimeve të komunizmit te shtetit që ai drejton. Disa anëtare te tjerë të Kuvendit të Shqipërisë si Spartak Braho, Fatmir Xhafa kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit ndërkohë që shumë të tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë të tij
Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi (KED) drejtohet Ardian Dvorani nga një prokuror komunist që ka dhënë dënime të rënda politike për kundërshtarët e regjimit komunist si prokuror i diktaturës në Shkodër përfshi edhe ata që rrëzuan bustin e Stalinit në 1990.
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka anëtare Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
Këshilli i Emërimeve ne Prokurori (KLP)ka dy anëtarë te tij persekutore politike te diktuarës.
Bujar Sheshi ish hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve torturime dhe dënimeve politike si hetues ne Rrethin e Fierit, sipas AIDSSH edhe bashkëpunëtor i Sigurimit.
Nurihan Seiti gjyqtare e diktaturës komuniste ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe arratisje nga kufiri.
Me dhjetra të tjerë janë sot gjyqtarë e prokurorë në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë
Ndërkohë që institucionet e tjera të Sigurisë Kombëtare e Publike kanë në krye dhe përbërjen e tyre qindra oficerë e bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë kemi protestuar në mënyre të vazhdueshme nga kjo kapje e shtetit nga ish sigurimi i shtetit që nuk lidhet vetëm me dënimin dhe ndëshkimin e të kaluarës kriminale komuniste të vendit por është një rrezik real për të tashmen dhe të ardhmen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Për ne ka qenë i pritshëm ky revansh i rikthimit të Sigurimit në krye të shtetit nga shumica politike ish komuniste e Edi Ramës. Mirëpo vërejmë me keqardhje që edhe reagimi i opozitës ndaj këtij fenomeni ka qenë i vakët e shpesh herë inekzistent.
Me keqardhje vërejmë gjithashtu mosreagimin e partnerëve e institucioneve ndërkombëtarë ndaj riciklimit në pushtet të persekutorëve komunistë ndërkohë që në të shumtën e herës qëndrimet publike të tyre kanë qenë fatkeqësisht mbështetëse për ta.
Ne ketë situatë ne i bëjmë thirrje opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar, opozitës, medias, shoqërisë civile të mos heshtë por të ngrejë zërin ndaj këtij fenomeni të rikthimit në krye të shtetit të njerëzve të diktaturës komuniste, sa nuk është vonë.
Ne të përndjekurit politikë antikomuniste kemi mbështetur idenë, kontributin dhe përpjekjet për Reformën në Drejtësi të institucioneve e partnerëve ndërkombëtarë, por kthimi i kësaj reformë ne një revansh të rikthimit të persekutorëve komunistë në krye te drejtësisë është i papranueshëm për ne dhe fyes për qindra mijëra viktima të tyre.
Ne kërkojmë nga institucionet dhe përfaqësitë diplomatike perëndimorë te ndalin mbështetjen për riciklimit te autorëve te krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në pushtet qoftë kjo edhe në emër të Reformës në Drejtësi. Kërkojmë nga SHBA, BE, OSBE etje të aplikojnë në qëndrimet e tyre ndaj autorëve të krimeve të komunizmit (krime kundër njerëzimit dhe gjenocid) në Shqipëri të njëjtat standarde ligjore, politike e morale që aplikohen në vendet e tyre! Në mos e bëni dot ketë te paktën mos inkurajoni me deklarimet tuja publike rikthimin e diktaturës ne vendin tonë. Nuk mendojmë se besoni vërtet që Sigurimi i Shtetit mund të garantojë demokracinë e të vendos drejtësinë në vendin tonë. Ju lutemi këtë mos na e thoni me këtë, as me fjalë, as me qëndrime e veprime!
.
Kryetari Nebil Çika
.
https://www.pafrike.al/kraja-ne-krye-te-spak-te-perndjekurit-antikomuniste

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.