Krahasimi nga Gjoke Vata

Migjeni & Gasper Pali

Migjeni & Gasper Pali

Krahasimi

(midis Migjenit dhe Gasper Palit)

nga Gjoke Vata

Migjeni e Gaspër Pali janë poetë bashkohorë, bashkmoshatarë e bashkvuejtsa të së njejtës smundje. E megjithkëte ata janë të parimeve të kundërta e të frymëzimeve të ndryshme ndanse janë pre e së njejtës gjendje shëndetsore. Besoj se ky shqyrtim që merr shkas vetëm e vetëm nga dëshira e daljes në krye nji analize nën dritën ma të qartë të së vërtetës. Tani le të shohim si e përshkruejnë vorfninë e shqiptarve të kohës së tyne. Që Migjeni mundohet me e sterrue në mënyre sa ma të karabojshme realitetin egzistues tue e bombardue shijen e lexuesit me bombastiçizma të përbindshme, që i shohim tek “Poema e mjerimit”, Në tabllonë e vorfnisë që na paraqet Gaspër Pali në poezinë “Djepi i vorfën” etj…. shohim penelatat e nji realitetit bindës që ta prekë aq zemren, sa të ban me lotue gjatë leximit të tyne. Foshnja e paprekun ende nga kuptimi i vorfnisë u buzqeshë ankimeve të nanës së tij e ajo buzqeshje ngjanë si nji rrexe shprese e ngjashme me atë rrezen e diellit përmes ndonji hapsine fare të vogël që lenë si pa dashje dendsia e reve të zeza. Për përshkrimin e asaj gjendje të zymtë Gaspër Pali e ruen shumë poezinë të mos i njolloset nga hipërbolizimet e pështira. Ja si e përshkruen Migjeni mjerimin në poemën e tij me të njëjtin titull:

Mjerimi tërbohet me dashtni epshore,
Kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore
T’vorfnit bajnë dashuni në pekta t’ndragta, të qelbta, të ndyta,
Tavani i tymuem e plot marimanga.
Puthën buzët e ndragta e shuhet uja,
Trupi përmendore e nji tregtije të ndytë,
Eshtnat e shtremta në gjoks të ndonji dhime.
Mjerimi ka motër ngushlluese goten”

Tërbimi e dashunia janë të kundërtat e njana tjetrës. Mjerimi ashtë sinonim me vuejtjen. Epshore ashtë dhuna e tërbimit të epshit, ndërsa dashunia ashtë poetike si mund të konsiderohet mjerimi shkak tërbimit të epshit?! Mjerimi nuk ka si tërbohet mbasi sa ma i fuqishëm të jetë mjerimi, aq ma i pa fuqishëm bahet epshi. Në se në mes të njerzve “Kapërthehen ndjenja me fuqi shtazore” të kapërthyemt nuk janë njerëz e nuk ka si përmenden fjala ndjenj “Fuqia shtazore” e shëndrron njeriun në bishë të papërmbajtshme e i vorfni nuk e ndrron emnin njeri as me pasuninë materiale ma të lakmueshme.
Të vorfnit nuk bajnë dashtni në pekta të ndragta të qelbta, të ndyta”
Kjo nuk ma merr mendja se do të ndollte as në vendet e mungesës maksimale të ujit. Mundsinë e pastrimit e gjejnë edhe kafshët e jo ma njerzit e në Shqipninë e asajë kohe ma lehtë mundej me u gjetë uji se pektat. Nëse ka pasë ndonji familje të tillë nuk ka si me u marrë si shëmbull i përgjithshëm,mbasi ajo llojë papastërtije nëse ka egzistue ashtë viktim e smundjes ma të randë të vesit të përtacisë e kurrsesi e vorfnisë.
“Tavani i tymuem e plot marimanga”

Botimi i paqarkulluar i "Vargjeve te Lira"

Botimi i paqarkulluar i “Vargjeve te Lira”

Mirëse tymosjen e tavanit e paska ba mjerimi ama për mos fshimjen e marimangave e ka fajin vetëm paraliza e duerve. A të gjithë pjestarët e familjeve të vorfna i paskan pasë duertë e paralizueme?! Të vorfnit e luftojnë papastërtinë edhe me sapunin e blemë me pare buke. Sipas Migjenit “Puthja e buzve të ndragta e shuen urinë” Nëse do të ishte kështu uria do ta kishte problemin e zgjidhun. E zgjidhja e problemit të urisë do tu kishte hapë rrugen edhe zgjidhjes së shumë problemeve tjera. Të vorfnat nuk e bajnë
“Trupin përmendore të nji tregtije të ndytë” Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë çdo e vorfën do të bahej viktimë prostitucioni, prandej trupin e shet vesi që vorfnia nuk e justifikon, por e dënon “Eshtnat e shtremta e n’gjoks ndonji dhime“
Mundet me i pasë njeriu i çdo shtrese shoqnore se ky problem ashtë i smundjes, jo i mjerimit. Nëse mjerimi do të ishte shkak shtremnimit të eshtënve çdo i vorfen do ta kishte kte të metë. Mjerimi ka motër ngushlluese gotën”
Dehja nga alkoli nuk ashtë ngushlluese. Dehja të marrosë, jo të ngushllon. Si mund të jetë ngushllim shpenzimi i pareve të bukës në pije?! E ja me çfarë vërtetsije bindse e përshkruen vorfninë Gaspër Pali në vargjet e poezisë së tij, “Djepi i vorfën”

Me furi fryn e flokon pa ja nda.
Fmija n’djep dy sytë i zblon e s’flenë ma
Përkundë djepin dalkadal grueja e zbetë
T’fohti i madh t’voglin djal s’len me fjetë
Foshnja kjanë e nana kndon
Qyshë në djep bir po fillon
Me hjekë zi
Po bjen borë e s’len me shku
N’t’hueja dyrë
N’odë që gja nuk ka tepru
Pa shpresë kqyrë
Në mjerime çse ke le
Bir ke ndeshë
Shpërthen n’t’fshame grueja e re,
Foshnja qeshë.

Këto vargje janë shprehsat e nji realiteti të prekshëm e nji kohësisht përshkrimi ma rrënqethës i nji vorfnije të tejskajshme ku të ftohti e mund edhe gjumin ma të randë. A ka ankim ma të trishtueshëm se mos me të lane të ftohtit me e marrë djepin ngarkuet për me e sensibilizue sa ma shumë dhanjen e lëmoshës me atë foshnje që të ftohtit e pengon me dalë me lypë e megjithkëte fjalët e asajë vorfni nana i shprehë me zanin e asajë fytyre të zbehtë në kangën e ninullës e ndanse femija qanë prej të ftohtit edhe buzqeshja e gjenë çastin e saj. Me këtë autori don me thanë se zemra e njeriut ashtë banesë kange, vajtimi, por edhe e buzqeshje. E kto fenomene janë pjesë e jetës se çdo njeriu të çdo shtrese shoqnore. Migjeni e kosideron pesimizmin fat e vehten krym që shtypet prej tijë. Gaspër Pali megjithse viktimë e së njejtës smundje, mbanë qëndrim krejt të kundërt ndaj pesimizmit. Ja si e lufton Gaspër Pali këtë smundje që e zymton shpirtin:

“Zani m’grishë me jetue
E ja me ngatrrue qepallën me qepallë.
Më thotë zani me i kndue jetës,
Me thotë zani me i kndue kohës,
Me thotë zani me i kndue s’vërtetës.
Kanga më ngjallë rininë.”

Edhe kur pesimizmi e fiton duelin me poetin për ndonji çast, siç e shohim në poezinë” Bisedë me qytetin tim”, në të cilën thotë:

“Nji t’dridhun qepallash zgjatë lumnia në këtë Botë,
Në shpirtin tem ka zbritë trishtimi.
N’muzg ndezet drita e mjerë”

Por siç na tregojnë vargjet e fundit të kësajë poezije,shpresa e tijë ia del sërish me ngadhnjye mbi pesimizmin e i thotë Shkodrës së vet:

“Edhe mue m’dridhet nji shpresë si n’zemër tande
E n’mes t’mjerimit na buron andrrimi,
Se ty e mue Shkoder
Me andrrue na kande.”

Gaspër Pali - "Hyjt mbi Greminë"

Gaspër Pali – “Hyjt mbi Greminë”

Ne poezinë: “Udhash t’vetmueme” shkruen: “Luftë me terrin baj ditë për ditë”.
E pra siç na dëshmojnë këto vargje që janë pasqyra ku djaloshi me prirje poetike fshinë shpejt e shpejt ndonji pikël njolle ndikimi të smundjes trupore. Ky shëmbull i rrallë qëndrese ashtë edhe mjeshtër shëmbulli punimit të çdo vargu, aq me kujdes sa asnji prej tyne nuk na jep shkas qortimi sepse ai e din mirë se në krijimtari pena pa limë nuk hyn në punë nsa lima pa penë prandej edhe krijimtaria e tijë ashtë e pakët në numër por me shumë shpirt. Në poezinë “Vegim mërgimi” Gaspër Pali shkruen: “Kam et netësh shqiptare”
E këte etje e shprehë në të gjitha poezitë e tija. Migjeni e përmendë Shqipnin vetëm kur thotë se në “ Trojet shqiptare nuk ka vend për zana” tue aludue me këte rresht Gjergj Fishten që u ka këndue aq mrekullisht qenjeve mitologjike. Migjini e urren Fishten si urren Fishta pushtuesat e origjinës së tij. As Shkodra nuk nxen kurrfarë vendi në vargjet e Migjenit. Asnji nga herojt tanë nuk ia kanë frymzue asnji varg. Shqiptarët e vargjeve të tija janë vetëm bishat e epshet pretë e alkoholit të dhanunat mbas prostitucionit, lypsarët klerikët frymzuesat e blasfemisë, kangës skandaloze, Murgeshat e të huejtë përëndimorët e përshkruem në: “Kangë për prëndimin”Pra janë vetëm përmbajtjet e këtyne shkrimeve që u dhanë shkas komunistave shqiptar me shpërblye me famë të rreme e aq trullosëse sa me këte opium fame me dehë e me mpijë edhe intelektual vlersimet e gabueme të tyne të bajnë me e pyet vehten me çudinë ma të çuditshme: More a ka sesi me ndollë edhe kështu?! Gaspër Pali vërtetë ashtë nji meteor i poezisë shqiptare, por ama nji meteor shumfish ma i ndritshëm se Migjeni. Vargjet e tija nuk janë rrufe ateizmi por buqeta të vogla ndjenjash poetike me aromë lulesh shqiptare…”

Po ti hanë pse s’dole mbramë
Vasha qeshet në t’mektën dritë
E thotë: Mbramë si ti

Edhe un o djal hanën kam pritë. Motivi frymzues i kësajë poezi asht vargu folklorik: “Ç’pate hanë o që s’dole mbramë.”
Poeti i rij shkodranë e mposhtë smundjen e randë e pesimizmin e sajë.

Kanga më ngjallë rininë
E shëndrisin shpirtin ,
Si yjet mbi greminë.

Pra edhe pse smundja që vuen ashtë nji greminë që do t’ia gllabrojë rininë, Gaspër Pali e konsideron vehten “ Yll” mbi këtë humnerë vdekjo ku do ta plandosë smundja vdekje pruse së cilës ai vetë nuk ia dorzon jetën se don ta jetojë deri në fundin e sajë krejtë të afert. Ai don me i këndue jetës deri në çastin e sajë të mbramë. Ja me çfarë delikatese poetike i këndon Shkodrës së tij gjothmonë plot gjallni jete:”

N’hije kumbullat janë zhdukë,
S’ndihet fërshëllima
E mbarë qyteti e mali n’terr janë strukë.
Pa pritë del hana,
Si shpërthen boça kur drridhet agimi.”

E në vargjet tjera të kësajë poezije shkruen:

“Gjethi mbi gjethë për mbi tokë qendisin
Rreze me hije e dritë”
Dhe e mbylle poezinë me këto vargje:”
E prej së largu zane vinë tue u shtu:
Bretkocat n’fund t’livallit të qytetit
Dehen në dritë të hans e dridhin gushat.
Kangën e hellë der ktu nji e letë erë
E m’duket valle shtregllash në pranverë.
Shkodër qofsh lëvdu
Nga buztë e vashës re si karaifili,
Se netët e ambla vasha din me i kndu.”

E ndërsa Migjeni ashtë viktima e humnerës së pesimizmit. I vetmi jastifikim i shpresës së tij ashtë komunizmi që do t’i trumbetojë shkrimet e tija e me të vërtetë çka nuk po bajnë fanatikët e mitit Migjenjan me e ngrejtë figuren e tij deri në lartësitë ma të nalta.
Ata po ndërtojnë shkallinat e kësajë lartësije me epitetet e bombastiçizmit ma trullosës për viktimat e epiteteve të tyne. Ngase këto epitete janë të së ashtuquejtunës elita e kritikës letrare të ditëve tona. Prandej lexuesi i ditve tona i ndikuem deri në hutim të plotë nga drita vërbuese e elozheve të rreme, sa edhe kur sheh se vargjet e këtij autor qëndrojnë shumë poshtë komenteve turbulluese: Ven në dyshim aftësit e veta për ta kuptue qoftë edhe ngase elozhuesat e mitit migjenjan përveç epiteteve që i thurin ata vetë shpikin edhe vlersime të figurave vërtetë të mëdhaja si në rastin tonë, Koliqi se: “Migjeni na qenka jo vetëm poet i madh, po edhe rreformator i madh në letërsinë shqipe.Ata që mundohn me na mbush mendjen se Migjeni na paska qen jo vetëm poet i madh por edhe reformator i madh i letërsis shqipe i pandehin lexuesat e shkrimeve të tyne si fillestar të filloreve tue mos e marr me mend se u bahet kjo pyetje: Cili nga zhenit e letërsis botnore mbrriti me ba rreform në letërsi në moshën e Migjenit?! As vet Shandor Pëtefi, poeti kombtar i Ungaris, moshatar i Migjenit që konsiderohet poeti ma cilsor i asaj moshe në të gjithë Boetn. Reforma nuk nevojit vetëm talent, por edhe përvoj e kultur të mjaftueshme për me sjell reform në letërsi e çdo degë arti. Ma merr mendja se edhe vet Migjenin do ta merrte gazi si ne po t’i dëgjonte kto konsiderata për te. Lëvdata e pa meritueme ashtë nji nga fyemjet ma të randa. E ne e kemi ba zakon me derdhë breshën suprlativash mbi ke të na mbushet mendja e me e lanë sa ma në terr, ate që meriton me e nxjerr sa ma në dritë. Në nji intervistë të porsa botueme në gazetën Mapo Z. Moikom Zeqo, na krahason Migjenin me Franc Kafkën e Albert Kamy e shkon edhe ma tutje tue na thanë se: “Migjeni i ka cilësitë e të dyve” E shton se “Paska edhe imazhe surrealiste”. E na spjegon se “Migjeni qenka afetar nen ndikimin e Niçes”. Bashkohsat e Migjenit, njohsat e tij dëshmojnë se Migjeni ka njoftë ndonji gjuhë sllave në të cilen Niçja nuk ka qenë i përkthyem.Ndërsa italishten nuk e ka njoftë në mënyrë të mjaftueshme per me lexue shkrimet e nivelit të Niçes prandej ateizmi i tij ka qenë ndikim i doktrinës komuniste. Megjithkte e dhana se ka qenë ndikue prej Niçes as nuk e shfajson,as nuk i hyn kuj në punë. E na njofton se: “Tash ka nisë Epoka e të lexuemit të Migjenit larg skemave ideologjike.” Ky sugjerim i jep shkas pyetjes: Si mund ta lexojmë larg skemave ideologjike nji shkrimtar që thelbin e shkrimeve të veta e ka ideologjik?! Koliqi thotë Z. Moikom Zeqo ka shkruar i habitur për ”Të lindet nji njeri” E këtë e thotë jo vetëm pa e çitue fare shkrimin e Koliqit por as pa na tregue në cilin shkrim e paska shprehë atë “Habi” Tani le të shohim ku mund tua gjejmë habinë këtyne vargjeve.

“Të lindet nji njeri nga gjini i dheut tonë
Me lot të vaktë
Që t’shkrihet me dëshiren tonë të flaktë,
Për nji gen të rijë”.

Geni shqiptarë e kishte tregue fisnikrinë e tijë qyshë në kohët e lashta prandej ne nuk na nevojitej nji gen i rijë, po vazhdimsia e genit tonë të dlirtë

“Nji njeri që me fjalë të pushton”
Këtu fjala pushton nuk i hyn fare si:
“Të rrëmben qetsinë”

Ashtë në kundërshtim me synimin e qëllimit të kësajë poezi mbasi mendimi ashtë me gjetë njerin që na sjell qetsin: E ban gjakun të vlojë rrkajë”
Nuk ka si thohet ngase rrkaja nuk ashtë vlim, ashtë rrjedhje e fuqishme. Lotët rrkajë ose qamje me tri palë lot.
“Na ban synin ligsin ta zhgjetoj,/ Që nëper shekuj ndërgjegjen na trathton”
Ashtë krejtë a pazgjidhshme kuptushmënia e ktij vargu
Të dalë nji njeri të mkambë nji kohë të re” Me mkamë nuk don me thanë me krijue por me rregullue nji gjendje të rame poshtë… Të krijojme nji Epope”
Në kohen e krijimit të këtyne vargjeve populli jonë e kishte të krijueme Epopenë të madhnueshme si pak popuj tjerë, por Migjeni e injoron epopen tonë kombëtare e autorin e saj edhe kur vetë krajl Nikolla megjithse njani nga personazhet ma negative të “Lahutës së Malsis” ja vlerson autorit të sajë meritat artistike me nji nga dekoratat ma prestigjoze të malit të zij, pra Migjeni e urren Atë Gjergj Fishten ma shumë se bashkorigjinasit e tij.
“Në lahutat tona të këndohet jeta e re”
Tue marrë shkas nga çka komunizmi e gjet të gatshme në shkrimet e Migjenit kjo jetë e re i përket sistemit komunist që e dënon me zhdukje Epopenë kombtare si eshtnat e autorit të sajë e minimizon deri në shkallen ma të ultë lavdinë e përsonazheve të saja.
“ Të gjithë kombet po dehen me epopetë e veta”
Cili ashtë kuptimi i “Dehjes me epope?!” Dehja nuk mund të jetë kurrsesi sinonim me krenarinë.
“Flaka e zjarmit të tyne na i përzhiti ftyrat”
Ky varg ashtë i pakuptueshmënisë ma të errët. Migjeni ankohet se nuk paskemi epope ndërkohë që ai vetë nuk i ka kushtuue as edhe nji varg të vetëm qëndresës së popullit tonë,përfshi edhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun heroizmat e të cilit kanë frymzue aq shumë autor të huej.E vetmja landë e shkrimeve të tija ashtë mjerimi i shqiptarve e jo shkaqet që e çuen në atë mjerim.
“Nen kambë e mbi krye, tinz po na ikë jeta”
Përkundrazi, gjaja që ikë ma haptazi ashtë jeta, koha.
“Liri, po liri edhe gaforrja gzon./ Por gaforre ashtë.
Ne këto vargje ka dashtë me krahasue popullin tonë të asajë kohe do të thotë se ne e gëzonim lirinë e gaforres, pamvarsisht se ishim gaforre.
“Liri ku plaga si ndërgjegje gjallon”
Hajde e bjeri në të kuptimit. Plogsia ashtë antigjallsi pas migjenologve u dashka të kuptojme edhe të pakuptueshmen e Migjenit. Mos vallë madhështia e poezisë u mvarka në pakuptiushmëninë e sajë?!
“Të lindet nji njeri, i madh si madhni”
Ky krahasim a nuk do të ishte i barbartë si të lindet i ambël si ambëlsia?!
“E ndërgjegjet tona t’i ndezin me dashtni”.
Fjala ndezje nuk i përshtatet ndërgjegjes.
Për nji ide të re, nji ideal bujar”
Cila ashtë kjo ide e re kur tek rilindasit nuk e gjenë, as ndër shkrimet e poetëve të kohës tij nuk e gjenë. E pra nuk ka si të mos besohet se Migjeni dëshron idenë e ngadhjimit të ateizmit e kjo ide ashtë vetëm e doktrinës komuniste.
“E nji agim të lum e të drejtë kombtarë.”
Në këtë varg fjala “I drejtë” ashtë pa vend. E pra nëse kjo vjerrshë e ka habitë Rrnest Koliqin, shkaku i kësajë habije ashtë niveli i vargzimit., megjithkëte Z. Majkom Zeqo e përcakton:” Shkrim i jashtzakonshëm pa një të dytë.”Ma tutje i intervistuemi ankohet se keqintepretohet Migjeni. Intepretimin ma të saktë e bajnë vetë shkrimet. E askush nuk duhet ta thotë at marri se komunizmi gaboi në intepretimin e shkrimeve të Migjenit sepse këte e tregojnë shkrimet e tija ateiste antiprendimore e i hiperbolizimit ma të pa lejueshëm aq sa skenat e mjerimit migjenjan nuk shihen në asnji faqe të letërsisë botnore. Nji mjerim që” Kapërthen epshet me fuqi shtazore thithen e kafshohen në petka të ndragta, të qelbta, të ndyta. Këto skena nenshtazore Enverizmi i shfrytzoi ma së miri tue i ba pjesë të propagandës së tijë ndaj së kaluemes shqiptare sepse tek Migjeni gjet propaganden e nivelit ma të lartë.Njani ndër shkaqet ma të fuqishëm që ndikoi në mitizimin e shpejtë të Migjenit, qe edhe aleanca ma e ngushtë e viteve të para pushtetit komunist në Shqipni me të Jugasllavisë komuniste, vendi i origjines së Migjenit. E meqenëse kjo lidhje politike ishte nji ndër shkaqet e mitizimit të tijë, mjaftuen shkaqet tjera që prishja e asajë aleance të mos e cenonte fare përpjekjen e shtetit tonë komunist për me e ba sa ma illudh të propagandës së tijë ngase ai ishte i vetmi paraardhës ma i deji me u propagandue “Pishtari i rinisë shqiptare në rrugen e komunistizimit të sajë.As shkrimet e shkrimtarve komunista si Qemal Stafa, Sejfulla Malëshova e tjerë nuk i dhanë propagandës Enveriste pothuej kurrgja në krahasim me materialin propagandistik të Migjenit.Kte dëshmi tronditse e shohim fare qartë edhe në pompimin propagandistik që u bani enverizmi shkrimeve të Migjenit tue i vue në gojen e recituesave ma të mirë të vendit,mënyr kjo e shfrytzimit të dyfishtë të atyne shkrimeve,ngritjen sa ma në kulm të propagandës enjikohsisht mitizimin sa ma të lartë të ishte e mundun “ Illuj pa krena” që ashtë lava ma përvluese e vullkanit ateist. Këto vargje përbajnë thelbin e programit Enverist si për nxjerrjen e besimeve fetare jashtë ligjit, ashtu edhe për formimin e “Njeriut tonë të rij, vepra më e shkëlqyeshme e partis.” Ja si i prijnë vargjet e Migjenit këtij programit të tmerrit ma të veçantë në historin e njerzimit. “Idhuj pa krena”
Në vorrimin e illujve të vjetër,
Kumonët kan për të plas së rami,
Minaret kan për ta thye korrizin së faluni.
E do të bije heshtja
Se çdo vikam fillon e mbaron me heshtje.”
A nuk ashtë kjo platformë dhune baza e programit Enverist e zbatimi i tij për nxjerrjn e besimeve fetare jashtligjit? E pra Migjeni krenohej me ata që do t’ia prmbushnin kte dëshir e Enverizmi me atë që ia sugjeroi kte dëshir.Vargu:
“ Çdo vikam fillon e mbaron me heshtje”
A nuk do të thotë protestat e mundshme mbarojnë me heshtje sapo ky aksion i zi të ket përfundue.Në kte varg Migjeni ka nji gabim trashanik. Vikama nuk ka si fillon me heshtje se po të filloj me heshtje ashtë heshtje, vikama fillon me bërtitme e mbaron me heshtje.Në vargjet tjera vazhdon:
“Hoxhës do t’i kputen telat e fytit së kënduemi
E mandej do të filloj puna. Se sa i papërqendruem ashtë ky autor në të shejellumit e vargjeve te tija e shohim në numrin ma të madh të tyne.
“Zani i hoxhës e i priftit nji kang të degjenerueme”
Dy vet kan dy zane, ose prmblidhen me fjalën duet.
“O sa engjuj të bukur para derës së ferrit”
Para derës së ferrit ka vetëm djaj. Çdo justifikim do të ishte qesharak.
“O murgesh e shkret,
Bashkë me mëkatet e Botës merr edhe mëkatet e mija
Përçka me marrë murgesha mëkatet e Botës e të tijat?! Cili ashtë kuptimi i këtij vargu?! Pa le kur Migjeni nuk i beson as ferrin, as mëkatin. E shton:
“E mos u lut për mue se due t’i bije pash në pash ferrit.
Pse i thotë murgeshës me ia marrë mëkatet, kur pa mëkate nuk mundet me hy në ferr?! E “ Mos u lut për mue se due ti bije pash në pash ferrit”
Kto vargje kaq kontradiktore janë të nji frymzimit të rrëmujshëm. Po kaq viktim konfuzioni shihet në vjerrshen “ Parathanja e parathanjeve” e kte na tregon edhe vetë titulli i kësaj vjerrshe.
“Çdo ditë përendojnë zota/ Trajtat e tyne rrshasin në vite e në shekuj”
Lind pyetja: A janë zota, apor trajta zotash?!
“Tash nuk po dihet kush ashtë zoti e kush ashtë njeriu”
Në vargjet e maparshme a u tha cilët ishin zotat?! Si të mos dihet kush janë zotat e njerzit kur “Çdo ditë përendojnë zota” “Në trutë e njerzimit zoti galuc ka ndejun”
Ky varg i jep shkas pyetjes: A shumë zota a nji zot?! Numri i ktyne shmbujve ashtë pakgja ma i vogël se numri i vargjeve të tija.Se nivelin artistik që nuk i interesonte fare e tue dashtë me e fshehë interresin e propagandës angazhoi intelixhencen e vendit me ua mbushë mendjen njerzve se Migjeni ashtë si mundohen me na përshkrue Migjenistat. Z. Moikom Zeqo shpikë enkas për Migjenin edhe kte term të pa dëgjuem deri tash: “Supertalent”. Ky term nuk ashtë përdorë as për Zhenitë e letërsisë botnore. E keqja ma e madhe qëndron tek manipulimi ma i papranueshëm jo vetëm i të vdekunve si Rrnest Koliqi, por edhe i të gjallëve si Robert Elsie i cili gjoja paska thanë:” Kritika staliniste në shqipëri për më tepër sipërfaqsore Migjenin e proklamoi si pararendsin e rrealizmit socialist edhe pse simpatinë e tij për perëndimin, seksualitetin e tij të shtypur e elementet niçjane.Këto fjalë gjoja të Z. Robert Elsie i shohim të shkrueme nga Z Besi Bekteshi në gazeten “Sot” të datës 17 janar 2012. Nëse vërtetë përkthyesi i “Lahutës së malsisë” në anglisht do t’i kishte shprehë këto vlersime do ta kishte zbritë nivelin e tijë deri aty sa me u marrë me çka nuk i përket sedrës së tij si seksualiteti i Migjenit e “Simpatia e Migjenit për perëndimin” kur helmi antiprendimor i Migjenit shihet në poezinë “ kangë për përendimin. Njerzit e shpikjes së kësajë simpatije të pa qenë i përgenjshtron vetë Migjeni me poezinë e kushtueme perëndimit. “Kangë për përëndimin:

Kanga e tij n’nji fe tjeter me tempuj tjerë e me meshë solemne,
Ku prej mengjesit deri në mbramje shkrihen ndjesitë, trutë njerzore
Në apoteozen e hekurit shpirtnat përshkohen në tymore
Të cilat me fershëllim i përqeshën zotit të vjetër edhe qiellit.
E me re tymit të dendun shkëlqimin ia vrasin diellit.
Fe tjeter , fe e çmendun e prendimit t’mrekullueshëm
I egzaltuem shklet njeriu në delirjum të pa kuptueshëm
Degjon zanin që thotë feja, plagosë qiellin e shpon tokën,
I shkyen horizontet e bardha , çveshë natyrën ia heqë kotllën.
Kupti tijë kupt i çveshun, nuk ia brenë ma trutë enigma
E varrosë mbi varr ia ve nji shej përbuzje o nderimi
Kangë përëndimi kangë e njeriut me besim në vehte,
Kanga e tijë shpresë e bukur me flatra të nji tjetër jete
Në të cilën dielli do t’ndrrojë udhën, ka për tu lindë nga përendimi
Po deh nga lumnia tash humbë kokën Rruzullimi
Me nji tango qefi ka me ia ngatrrue zotit t’vjetër
Ka me ia skandalizue të birt besnikë në Planet tjetër
Le të dëgjojmë kangën që mbështillet në shllunga avulli e në pika djerse”

Cili ashtë kuptimi i shtjellimit “Nji fe tjetër në tempuj tjerë. Në kohën e të shkruemit të këtyne vargjeve çfarë ndryshimi katoliçizmi shqiptarë nga ai përëndimor, apo ortodoksizmi shqiptarë nga të tjerët?! Meshët solemne janë shumë të rralla sa ç’janë edhe festat kryesore, pra kurrsesi të përditshme, as këtë nuk e din ky seminarist?! E çka don me thanë” Shkrihen ndjesitë e trutë njerzore në apoteozën e hekurit?! S’paku të thuhej në apoteozën e zjarrtë mbasi zjarri shkrinë, jo hekuri.
“Shpirtnat përshkohen në tymore” Po të thuhej shpirtnat përshkohën nga tymoria, do ta pranonte metafora. Tymi nuk fërshëllen. Nëse reja e tymi të kemit ia vret ndriçimin diellit ideologjik me të cilin Migjeni ban alegori tymi i këtij kemi na del ma i fuqishëm se ky diell ideologjik.Në se përëndimi do të ishte i “Mrekullueshëm” edhe fenë do ta kishte të tillë. Këtu fjala përëndim ka kuptimin e propagandes komuniste që thonte:” Popujt janë të mirë në përëndim, por janë viktima të sistemit tyre politik.” Migjenit i kujtohet me i marr me të mirë mbasi i ka fye sa ma randë nuk ka. Si shklitka “Prendimori i mrekullueshëm” në delirjumin e pakuptueshem?! Jo “dëgjon zanin që thotë feja” Se zani nxjerr fjalen e fjala thotë. Mirë se don me shfry mllefin që ka të bajë me qiellin e thotë: “Plagosë qiellin”, po token pse e shpon?! “ Shkyemjen e horizonteve a duhej përmendë mbas plagosjes së qiellit, a pas shpimit të tokës?!! Çfarë faji ka natyra që e çveshë zani a pasi ta kenë çveshë iu hiqka kotulla?!!! Cila pjesë e natyrës i bije me u quejt “Kotull?! Me fjalët “dielli do t’ndrrojë udhën, ka për të lindë nga përëndimi” Janë të parashikimit se dielli i ideologjisë së tij do të ngadhnjejë edhe në përëndim e sot jemi në kohën kur dielli ideologjik i lindjes po njisohët me diellin e Perëndimit. Si pas vargjeve të kësajë poezije, Migjeni do të simpatizonte ata përëndimorë që do ta komunistizonin përëndimin. A kjo quhet “simpati për përëndimin?! Për fat të keq jemi në kohen e blemjes edhe të opinioneve megjithkte unë nuk besoj se Z. Elsie mund të përfshihet në kte dhoj korrupsionit kaq i pa zakontë. Figurat e vërteta nuk e shesin prestixhin. Mue s’ma merr mendja se Z. Moikom Zeqo i mungon syni i përvojes së mjaftueshme të vlersimit të saktë por ky qëndrimi i tij shton nji çudi tjetër në vargun e gjatë të çudive tona e se kur do të fillojmë me e zvoglue numrin e këtyne çudive, nji Zot i madh e din. E kush nuk e din se elementi i parë i prirjes krijuese ashtë aftësia e të krijuemit brenda logjikës që e ndihmon frymzimin me e rrealizue krijime sa ma të përpikta. Për ndryshe mungesa e aftësisë së nji autori me e qortue sa ma mirë krijimtarinë e tijë i len rrugë të lirë gabimeve deri edhe ma trashaniket, si ato që shohim në frymzimin e pa kontrolluem të Migjenit sidomos në “Poemën e mjerimit. E për çudinë ma të çuditshme kjo konsiderohet “Kryevepra e krijimtarisë së tijë. Edhe sikur skenat e përshkrueme nga Migjeni në poemën e mjerimit të ishin vertetë të sakta, nuk do të ishin si thotë populli “Nji hundë burrnot në krahasim me skenat e tmerrit kulmorë në poemën e famshme të Arshi Pipes “Kanali” ku përshkruhen me besnikri absolute çastet e zilisuna edhe nga përsonazhet e rrethit ma të kobshëm të ferrit Dantesk. Kjo ashtë poema e vargjeve të skalituna prej atijë artit të madh që skalitë edhe krenarinë tonë për te. Por pasardhsat shpirtnor të paraaradhsave që mitizuen Migjenin, po mundohën me rretorika të pa fundta e të pa themelta me i bindë të gjithë ata që munden me ua mbushë mendjen se qenka arti i Migjenit ai që i ban shkrimet e tija të lexueeshme e të adhurueshme. E ndihmen ma të madhe për arritjen e këtij qellimi ua jep çensura e hekurt kundër kritikave të mirëfillta ndaj krijimtarisë së tijë. E çudija rritet tej përmasave kur simpatizuesat e këtijë autor përpiqen me mish e me shpirtë me i minimizue ato gabime deri në asgjasim qoftë edhe gafat jo të rralla. Ashtë tepër e çuditshme përse elozhohen edhe në kte kohë tonen kur kësajë kohe nuk i hyn ma në punë propaganda e shkrimeve të Migjenit. Ç’ashtë kjo mahni me ia justifikue ateizmin, pesimizmit e antiprendimizmit mos vallë për hirë të bukurisë së shkrimeve?!!!!!” Mos vallë ajo bukuri ashtë në fundin e nji thellsije të pa arritshme nga mendja e atyne që nuk e gjejnë dot?!!!!!! Si ka mundsi të kujtosh zhenitë e klasiçizmit e të modernizmit e Migjenin jo?!!!! Nuk do të kishte turp ma të madh se ky vlersim i imi të buronte nga nji mllef antimigjenjan, por nëse ky vlerësim asht i drejtë e drejta ashtë antimllef.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook