back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Kontributi i klerit në letërsinë shqipe – nga Dr. Lazër Radi

Gazeta

Dr. Lazer Radi 1995
Dr. Lazer Radi 1995
 
Leksionet e munguara të Dr. Lazer Radit,
sot ndokush mund t’i quajë të panevojshme
dhe të thotë se ato tashme nuk kanë asnjë vlerë…
dhe ne qetësisht ta pranojmë si të drejtë një mendim të tillë.
Por, secili prej jush, që do të ketë 4 minuta e 12 sekonda kohë të lirë
mund ta konsiderojë thjesht një bisedë,
të cilën ky njeri në fillimvitet ’90 e bëri me shumkënd…
Unë besoj se s’është kohë e humbur, por kohë e fituar,
dhe secili me të drejtë le të gjykojë më pas si e përcjell ai këtë bisedë,
bërë në vitit 1995, kur ai ishte 80 vjeç… j. radi
 
Lazër Radi 1995
Lazër Radi 1995

Kontributi i klerit në letërsinë shqipe

nga Dr. Lazër Radi

Kontributi i klerit shqiptar asht në origjinë të letërsisë shqipe dhe klerikët kanë dhanë kontributin e tyne, kontribut që ne na ka ndihmue jo vetëm për me e zbulue origjinën tonë të vjetër, po na ka ndihmue edhe ta përpunojmë gjuhën, mbas pushtimit pesë shekullor të Turqisë. Po vazhdimisht, edhe në kohën e Rilindjes shqiptare, disa klerikë kanë dhanë nji kontribut të shkëlqyem, nji kontribut shumë të vyem për letërsinë. Edhe këtu do të përmendim: Mjedën, Fishtën, Gjeçovin, Nolin, Prennushin, edhe shumë të tjerë.
Mbas Rilindjes, pothuej po këta duke shtue edhe ma të rinjtë, së bashku filluen me dhanë nji kontribut të madh në Letërsinë Shqipe. Kjo letërsi domosdo asht artistike, sepse të gjithë këta që të shkruenin tash vonë, ishin përgatitë në shkollat e Evropës Perëndimore.
Në ’44-trën, me ardhjen e komunizmit në Shqipni, nji komunizëm qi ishte serbo-sllav, e nuk ishte komunizëm i mirëfilltë, po ishte antishqiptar në gen të vet, atëherë domosdo qi jo vetëm u zhduk kjo lloj letërsie, po u zhdukën edhe autorët e saj. Ne kemi me qindra e qindra klerikë shqiptarë, nuk thamë vetëm katolikë po edhe ortodoksë e myslimanë që dhanë edhe jetën, që u vranë, u sakatuen, u masakruen prej komunizmit shqiptar, prej emisarëve të Titos dhe Stalinit.
Gjergj Fishta, asht shembulli i nji tragjedie të shëmtuet që u luejt në kurriz të popullit shqiptar dhe letërsisë shqipe, sepse na e dimë qi Fishta asht krijuesi i “Lahuta e Malsisë”, dhe e dimë se “Lahuta e Malsis” asht Epopeja Kombtare e Popullit Shqiptar. Aty asht e përjetueme e gjithë historia e shekujve të fundit të jetës shqiptare, prandej ata e kanë pasë shumë mirë, si anmiq të Shqipnisë, e si të Kulturës Shqiptare, ta luftonin Fishtën, sepse Fishta ishte nji nga kreatorët, nji nga krijuesit e shqiptarizmës, e atëhere duhesh të zhdukesh ky njeri, edhe do ta zhduknin, por ai kishte vdekë. Ata ishin aq diabolikë, aq njerëz perversë, sa që ju delte punë edhe me të vdekunit. Pavarsisht se në gjithë botën, i vdekuni nderohet e respektohet… këta treguen barbarizmin e tyne, qi nuk mund ta gjesh shoqin as ndër Bushimanët, as ndër Hotentotët, as ndër popujt ma barbarë të botës, nuk mund ta gjeshë nji krahasim dhe nji ballafqim të tillë. Që të çohet shqiptari e të luftojë shqiptarin intelektual, ai që i ka dhanë aq dritë, që i ka dhanë aq jetë e aq hapsinë vendin edhe popullit, ta zhdukësh në atë mënyrë, kjo asht nji gjà qi s’mund ta bajnë të gjithë. E ka ba vetëm ai lloj regjimi siç ishte regjimi i Enver Hoxhës…
.
Zbardhë nga tekstit i vitit 1995, ku Dr. Lazër Radi ku flitet për Klerin dhe kontributin e Fishtës me kulturën shqiptare
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.