Konakut t’vjetër… – poezi nga Vjollca Keqi

 

Vjollca Keqi

Vjollca Keqi

Konakut t’vjetër…

poezi nga Vjollca Keqi

I mora odat nji e ka nji,
muret e mykuna i preka me qetsi,
lahutën e gjyshit mbi forum e lash’,
t’çartun telash, me dhimbje e pash’.

Arkën e paj’s, nan’s ja l’mova,
prej mallit t’saj, kapakun e çova,
xhubletën e nusnis’, teja e kish brì,
kutia e duhanit ish njaty përbrì.

N’nji qoshe pash djepin, që t’tanve na rriti,
e preka mallshëm, shpirti më shndriti,
sa breza jen rritë, në djepin prej druni,
tash bosh e i çartun, t’that e përkundi.

E çelsin ja vuna, konakut të vjetër…
M’fal, nuk deshta… po s’pata rrug’ tjetër,
shpinën ta ktheva, mytun n’lot malli,
ulë n’prag t’ders, gulçova prej halli.

I laga lulet n’oborr, me lot’t e shpirtit,
luleboret, karajfilat, erë i mora drandofilit,
Hatri ju lutem, o lule mos t’iu mbesë,
se zemra eme s’ju qet n’harresë.

Eca kadalë me valixhen përdore,
kujtimet e jetës e zana fmijnore,
që m’thrrasin t’përlotun, rrugën me ma zan’,
Ktheju, Mos ik… mos ik!
Trullin e t’parve, kujt don me ja lanë??

E portën e hekurt e mbylla kadal’,
kërcitja e saj, e zhurmshme, e randë,
si gjama e shpirtit që vendit don me dal’,
Konakun e vjetër… Kujt don me ja lan’??

Vjollca Fran Keqi, Janar 2022
Michigan USA…

Marrë nga Pro Gegnishtes, 29 janar 2022

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook